Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington
Michael Jackson, një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohëve, lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Duke komentuar për humbjen e tij, Sër Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatës Sony tha se “Michael Jackson ishte një poet-muzikant lirik i shkëlqyer i brezit të tij, një gjeni, muzika e të cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinë e një epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan përjetësisht skenën e muzikës”.
Michael ishte nga ato talente mahnitëse që rallëherë vinë në jetë. Pesë nga albumet solo të Jackson-it, “Off the Wall”, “Thriller”, “Bad”, “Dangerous” dhe “HIStory” janë nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Gjatë karierës së tij të jashtëzakonëshme, 13 nga këngët e tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milion incizime të interpretimeve të tij në gjithë botën dhe ai u pëfshi dy herë në Hollin e Famës Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, “Artist i shekullit”. Read More…
Të shtënat në Muzeumin Përkujtimor të Holokaustit në Uashington më 10 qershor 2009 kanë nxitur përsëri debatin se çfarë duhet bërë për të mbajtur nën kontroll grupet e ndryshme që nxisin urrjejten në Shtetet e Bashkuara dhe si duhet trajtuar “krimi i urrejtjes”. Megjithëse ekstremizmi i shoqëruar me dhunë nuk është ndonjë fenomen i ri as në Amerikë dhe as gjetkë, ai vazhdon të paraqesë mjaft sfida serioze për ata që duan ta parandalojnë. Disa nga këto sfida janë ligjore ndërsa të tjera politike dhe administrative.
Presidenti Barak Obama zgjodhi anëtaren e Gjykatës Federale të Apeleve,
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nenci Pelosi, gjatë një konference me gazetarët më 14 maj 2009, akuzoi zyrtarët e zbulimt se i kishin dhënë “informacion të pasaktë dhe jo të plotë” për përdorimin e simulimit të mbytjes dhe praktika të tjera të ashpëra hetimi nga administrata Bush, duke thënë se zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, janë fajtorë “për keqinformimin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara”.
Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë se 2 trilion dollarë në vit për shërbimin shëndetësor që përbën rreth 16% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të vendit. Shpenzimet u rritën 6.2% vitin e kaluar dhe me këtë ritëm, sipas parashikimeve qeveritare, pritet që shpenzimet në vitin 2018 të kapin shumën 4,4 trilion dollarë. Megjithë këtë shumë shpenzimesh për kujdesin shëndetësor, rreth 47 milionë amerikanë nuk kanë sigurime shëndetësore, ndërkohë një numër në rritje punonjësisht po mbeten