Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington
Senator Edward Moore Kennedy i shtetit Massachusetts, politikani që u bë i njohur si “luani liberal i Senatit” amerikan, një prej senatorëve më me influencë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vdiq më 25 gusht 2009 në shtëpinë e tij në Hyannis Port pas një beteje një vjeçare me kancerin në tru, në moshën 77 vjeçare.
“Ne humbën zemrën e pazëvendësueshme të familjes dhe dritën e gëzimit të jetës tonë, por frymëzimi i besimit, optimismi dhe këmbëngulja e tij do të jetojnë në zemrat tona përgjithmonë. Ai e donte këtë vend dhe e vuri gjithë jetën në shërbim të tij”, u shpreh familja në një njoftim për publikun. Read More…
Michael Jackson, një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohëve, lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Duke komentuar për humbjen e tij, Sër Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatës Sony tha se “Michael Jackson ishte një poet-muzikant lirik i shkëlqyer i brezit të tij, një gjeni, muzika e të cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinë e një epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan përjetësisht skenën e muzikës”.
Të shtënat në Muzeumin Përkujtimor të Holokaustit në Uashington më 10 qershor 2009 kanë nxitur përsëri debatin se çfarë duhet bërë për të mbajtur nën kontroll grupet e ndryshme që nxisin urrjejten në Shtetet e Bashkuara dhe si duhet trajtuar “krimi i urrejtjes”. Megjithëse ekstremizmi i shoqëruar me dhunë nuk është ndonjë fenomen i ri as në Amerikë dhe as gjetkë, ai vazhdon të paraqesë mjaft sfida serioze për ata që duan ta parandalojnë. Disa nga këto sfida janë ligjore ndërsa të tjera politike dhe administrative.
Presidenti Barak Obama zgjodhi anëtaren e Gjykatës Federale të Apeleve,
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nenci Pelosi, gjatë një konference me gazetarët më 14 maj 2009, akuzoi zyrtarët e zbulimt se i kishin dhënë “informacion të pasaktë dhe jo të plotë” për përdorimin e simulimit të mbytjes dhe praktika të tjera të ashpëra hetimi nga administrata Bush, duke thënë se zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, janë fajtorë “për keqinformimin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara”.