Posted by: isabelacocoli | November 24, 2008

Kompensimi i shtetasve shqiptaro-amerikanë për pronat e konfiskuara

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

Mauricio Tamargo, DOJKoncepti i pronësisë mbi tokën në ligjin anglo-amerikan e ka origjinën në sistemin feudal në Angli.  Ky koncept është i mishëruar në sistemin aktual të ligjeve për pasuritë e paluajtëshme në Shtetet e Bashkuara.  Pronësia mbi tokën dhe objektin e ngritur mbi të është e përjetëshme ose deri në transferimin e pronësisë, nëpërmjet trashëgimisë ose shitjes.

“Nën të gjithë ne është toka”, thuhet në hyrjen e Kodit të Etikës dhe të Standardeve të Praktikës së shit-blerjes së pasurimeve të paluajtëshme të Shoqatës Amerikane të Sekserëve, shoqata më e madhe në Shtetet e Bashkuara.  “Në përdorimin e saj me zgjuarsi dhe në shtritjen e gjerë të pronësisë varet ekzistenca dhe zhvillimi i institucioneve të lira dhe qytetërimit tonë”.

Janë pikërisht këto koncepte në themel të kushteve që qeveria amerikane u vuri qeverive të vendeve ish komuniste për normalizimin ose vendosjen e marrëdhënieve mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara.  Për shembull, lidhur me Shqipërisë, ashtu si dhe me vende të tjera, Komisioni i Departamentit amerikan të Drejtësisë për pronat e shtetasve amerikanë në vende të huaja, krijoi programin për kompensimin e shtetasve amerikanë pronat e të cilëve ishin konfiskuar nga qeveria shqiptare para vitit 1995.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, i tha Zërit të Amerikës para pak kohësh Kryetari i këtij komisoni Mauricio Tamargo, qeveria shqiptare ra dakord të paguante një shumë parash për kompensimin e këtyre ish pronarëve, qoftë kur ata banojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara apo në Shqipëri.  Shuma është përckatuar në bazë të standatdeve ndërkombëtare të konvertimit të vlerës së përgjithëshme të pronave që u përkasin shtetasve amerikanë me origjinë shqiptare.

Për të përfituar nga ky program, prona e shtetasit amerikan duhet të ketë qënë marrë nga një qeveri e huaj, individi duhet të ketë qënë shtetas amerikan kur prona e tij është konfiskuar ose dëmtuar, dhe prona nuk i është kthyer ose kompensuar familjes në ndonjë formë tjetër.

Vlera e kompensimit llogaritet sipas normave ndërkombëtare dhe Pronari kompensohet në bazë të vlerës së pronës në kohën e konfiskimit. Në bazë të ligjit ndërkombëtar të kompensimit, kësaj vlere i shtohet një interes bazë prej 6% në vit”.

E gjithë praktika e Komisionit për kompensimin e shtetasve amerikanë që kanë humbur pronat në shtetet e huaja është e arkivuar dhe e hapur për publikun.  Për këtë komisoni ka faqen e tij të Internetit http://www.usdoj.gov/fcsc me informacionin që u duhet individëve të interesuar në këtë program, ku ka publikuar edhe rastet që ka marrë në shyrtim.  Po ashtu komisioni jep informacion edhe nëpërmjet emejlit info.fcsc@usdoj.gov, si dhe me telefon në numrin 202-616-6975.

Në Shqipëri problemet e pronave mbeten ende të pazgjidhura, edhe pothuajse 20 vjet pas rënies së regjimit komunist.  Kjo pengon zhvillimin e mirëfilltë të marrëdhënieve të pronësisë dhe i bën investitorët e huaj të hezitojnë të ndërmarrin projekte zhvillimi atje. Ju mund të na shkruani për përvojën dhe mendimet tuaja mbi çështjen e pronave dhe pronësinë në Shqipëri.


Responses

  1. Prona dhe vazhdimesia komuniste kriminale ne te kater pushtetet, perfshi dhe biznesin, jane monopole te saj. Per te besuar shiko ligjin 7501 si dhe nje demokraci alla komuniste te ideuar nga Hoxha-Alia dhe te zbatuar nga Nano-Berisha-Godo-Gjinushi-Meta-Rama-Majko nuk ka nevoje per komente ne nje Shqiperi me nje korrupsion dhe krim qe jane monopole te pushtetareve te dalun nga mendjet e ndritura te parlamenteve te tejmbushur me ish spiune dhe bashkepunetore te diktatures enveriste. Vrasjet e djemve te Shkodres me 1991, skemat piramidale, trazirat e 1997, kondrabanda e naftes dhe e armeve, te mbrojtur dhe drejtuar nga Sali Berisha si dhe tragjedia e Gerdecit flasin per nje Shqiperi te kapur nga bandat kriminale te vazhdimesise komuniste Nano-Berisha-Godo-Gjinushi-Rama-Meta etj Qe pushtetin e grabitur e shfrytezuan vetem per t’u pasuruar dhe ruajtur ne ombralat e tyre autoret e shume krimeve makabre si dje dhe sot. Vetem ne Shtetin e se Drejtes pretendohet se prona do te shkoje tek i zoti dhe bandat komuniste kriminale te vazhdimesise do te marrin denimin e merituar per krimet e tyre makabre. Besoni, nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallauz. At Zef Pellumbi me librin e tij “Rrno per me Tregue” flet shume.

  2. Une nuk mund te kuptoj se si nje familje e pa perzier ne politike si familja KONICA nuk mund te marre pronat e saj ne Greqi. Kete e kam pare ne Top-Channel.

  3. Patriot,

    Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj në diskutim. Blogu jonë sapo ka filluar dhe për të zgjeruar diskutimin do t’ju luteshim të informonit për të edhe rrethin tuaj. Ne i mirëpresim komentet e lexuesve, dëgjuesve dhe shikuesve tanë. Disa nga këto komente i transmetojmë edhe në programin televiziv DITARI.

    Edhe diçka tjetër që ju ndoshta e dini, por do të donim ta dinin edhe bashkëbiseduesit e tjerë në blog, ju jeni personi i parë që komentuat në blogun tonë.

    Me respekt,
    Isabela

  4. Amerika, mesa di une, eshte ndertuar duke zhdukur fiset indiane vendase, pra duke zhdukur ata qe ishin edhe pronaret e vertete te tokes ne Amerike. Mesa di une akoma edhe sot e kesaj dite nuk eshte zgjidhur ky problem i madh i prones ne Amerike.

    Ndersa persa i perket problemit te pronave ne Shqiperi, ky eshte nje problem qe ke filluar qe nga koha e komunizmit me reformen agrare qe zbatoi Enver Hoxha dhe vazhdoi me ligjin famekeq te Berishes ne 1992. Duke qene se Berisha eshte nje ish komunist nuk ka sesi ta zgjidhe kete problem, sepse ai, Berisha, eshte vete problemi.

  5. DRJTESIA SHQIPTARE KA MEKATE
    Semundja Nr. 1, nga e cila infektohen gjithe problemet kryesore te shqiptareve sot, eshte MUNGESA E DREJTESISE SE VERTETE, TE PA VARUR ne Shqiperi. Kjo infekton Pronen, perhap korrupsionin, vjedhjet, shton mekatet e pushtetareve, humbet fuqine e forcave te rendit, etj, etj. Kur DRJTESIA SHQIPTARE, TE JETE E PA VARUR NGA POLITIKA, KOMBI DO PERPAROJE PER TE GJITHE, jo si tani qe begatohen disa.

    Ligor Luarasi, SHBA

  6. Veshtire te pretendohet se do te zgjidhet ceshtja e pronesise kur sheh se shteti me pare nxjerr ligje e ben pronare ata qe e kane pushtuar token se sa ata qe e kane trasheguar nga te paret e tyre.

    Veshtire te gjendet zgjidhje per sa kohe qe ata qe duhet te japin zgjidhje kane zaptuar e po legalizojne ne emer te vet pronat qe duhet t’u kthehen pronareve te shpronesuar dhunshem nga shteti Komunist.

    Veshtire te kthehet prona te i zoti per sa kohe ajo eshte dhene per fshatra turistike te cilet jane mbushur me vila te blera nga deputete, gjyqtare e zyrtare te tjere te larte.

  7. Une dhe familja ime e persekutuar nga regjimi komunist, jemi shembull konkret qe qeverite shqiptare te pas ’90 genjejne kur thone se do japin pronat e konfiskuara. Disponojme te gjitha dokumetat qe vertetojne pronesine e familjes time ne qarkun e Vlores, nderkohe qe dikush tjeter, me gjyqe fallco ka marre te drejten e pronesise, pikerisht atje ku jane tapite tona. Gjyqet kane qene nje forme e tjetersimit te pronave tona.

    Drejtuesit e kthimit te pronave te Vlores, i pari i ikur dhe ky i dyti vazhdojne te fallsifikojne te vertetat dhe e kane kthyer procesin ne nje korrupsion te vertete. I pari, Genc Panozaqi, u arrestua per tjetersim pronash ne favor te vetes se tij dhe te seksereve te tipit Dumani (ish drejtues i kthimit te pronave) dhe u paraqit nga qeveria si model i luftes kunder korrupsionit.

    Por [Kryeministri] Berisha e nxorri nga dera dhe e futi nga dritarja. Ky person ne arrest shtepie sot eshte drejtor i arsimit te qarkut te Vlores. Ai qe eshte sot, Petraq Puleri , nje ish doganier i korruptuar ne Gjirokaster, sillet nga deputeti dhe ministri Genc Ruli, nga Gjirokastra ne Vlore dhe ka filluar biznesin per llogari te vet dhe te atyre qe e mbrojne. Duke e ndjekur problemin, se na dhemb, ne drejtorine qendrore ne Tirane te thone qe gjirokastriti Puleri, miku i ministrit Ruli pergatitet te drejtoje procesin e kthimit te pronave ne rang kombetar.

    Se kush eshte [ministri] Ruli kur vjen puna per pervetesime personale e dine te gjithe shqiptaret por me shume e di vete [zoti] Berisha, qe ne ’94 e perzuri nga qeveria e tij per vjedhje. Tani Ruli nepermjet nje anonimi, por te stervitur ne vjedhje sic eshte Puleri, ka marre persiper te ndaje pronat tona ne Sarande dhe ne gjithe qarkun e Vlores.

    [Kryeministri] Berisha nuk do qe te caktoje ne keto poste persona, qofte edhe antare te PD, por qe jane pronare te vertete. Vetem per keta jane te shenjta parimet: prona te shkoje tek i zoti. Po si mund te shkoje tek i zoti prona, kur ate cdo dite e grabisin pushtetaret e Berishes dhe te Rames, gjykatesit dhe prokuroret, apo nenpunesit e tipit Maho, Puleri, pa lene ne harrese Arben Qirjakon e hipotekave.

    Ne jemi ne hall. Shkojme ne zyrat e shtetit dhe na thone drejtojuni gjykates. Fitojme gjyqet dhe po keta zyrtare na thone qe vendosim ne, pra si na pelqen. Ua provojme qe keta zyrtare jane te korruptuar, te thone e dime po e ka vene Berisha. A mban pergjegjesi [zoti] Berisha kur deri tani vete i ka hequr disa nga keta (ata qe do i fut nga dritarja) per ata qe ve ne krye te kthimit te pronave.

    Po krijohen pronare te rinj ne pronat tona dhe ne vazhdojme te quhemi ish pronare. Ne jemi pronare se disponojme te gjithe dokumentacionin e trashigimise. Nuk jemi ne kohen e Sulltanit, kur i jepte toka si shperblim besnikeve te tij.

  8. Jam nje ndigjues i VOA prej rinise te hereshme, qysh nga viti 1965-66.
    Me ben pershtypje se pak po flitet sot per programin e Presidentit lidhur me Emigracionin. E kam argumentuar edhe me heret se ky legalizim:

    1- Do cbllokoje fonde te konsiderueshme te me se 6 milion nga 12 milion qe ata jane.

    2- Do ti permiresoje imazhin me shpejt SH.B.A., shume shpejt.

    3- Jo vetem qe nuk do zene vendet e punes ata emigrante, por do sherbejne si element nxites ne se investitoret duan te investojne, kostoja e punes se gjalle qe sot eshte e larte vetem keshtu behet atraktive ne ate treg, ne te kundert edhe investimet nuk do jene me fluks te larte, etj. dhe jo vetem me zgjidhje te tipit Krajzler.

    Me Respekt NESTI

  9. Jemi plotesisht dakort me rrugen tuaj

  10. Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk miraton ligjin për këthimin e pronës tek pronarët shqipëtarë .


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: