Posted by: isabelacocoli | November 24, 2008

Obama emëron anëtarët e parë të kabinetit

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

ap_obama_economic_team_210Menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, publiku amerikan dhe ndërkombëtar pret me interesim se cilët do të emërojë ai në kabinet.  Më 24 nëntor 2008, presidenti i zgjedhur Barak Obama, theu heshtjen dhe bëri publike emrat e parë të kabinetit të tij.

Ai emëroi Presidentin e Reservës Federale të Nju Jorkut, Timothi Geitnër, në postin e sekretarit të Thesarit dhe ish sekretarin e thesarit, Lorenc Samërs, në krye të Këshillit Kombëtar Ekonomik. Presidenti i ardhshëm tha se e ka zgjedhur ekipin e tij të ekonomisë “nga mëndjet më të zgjuara në Amerikë” dhe vlerësoi zotin Samërs për punën e  mirë që kishte bërë për të përballuar një krizë të mëparëshme ekonomike botërore.

Por cilët janë Timothi Geitnër dhe Lorenc Sumërs?

geithnerSi president i Rezervës Federale të Nju Jorkut, Timothi Gaitnër ka qënë mjaft i angazhuar në përpjekjet për shpëtimin e sistemit fianaciar të Shteteve të Bashkuara. Zoti Geitnër kryeson degën e bankës qendore amerikane që shërben si monitoruese e tregjeve kritike financiare.

Ai është mes atyre zyrtarëve që janë përpjekur të gjejnë mënyrat më efektive për përdorimin e paketës së shpëtimit financiar prej 700 miliardë dollarësh, të miratuar Kongresi. Geitnër është gjithashtu një nga zyrtarët e bankës qendrore që përcaktojnë interesat bankare dhe marrin vendime se si të mbajnë nën kontroll enflacionin dhe papunësinë.

Zoti Geitnër ka punuar më parë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Departamentin amerikan të Thesarit, ku ka qënë i ngarkuar për çështjet ndërkombëtare dhe studjues në dy institute kërkimore amerikane.

summersLorenc Sumërs, shefi i ri i Këshillit Ekonomik Kombëtar pritet të ndërmarrë masa shumë më agresive për të disiplinuar financat se sa administata e Presidentit Bush. Zoti Sumërs do të merret me bashkërendimin e politikave ekonomike kombëtare me ato ndërkombëtare, si dhe do të ndjekë zbatimin e tyre.

Zoti Samërs do të punojë ngushtë me Sekretarin e Thesarit, Timothi Geitnër dhe do të jetë një nga këshilltarët më të ngushtë ekonomikë të Presidentit të zgjedhur Barak Obama.

Por çfarë mund të bëjnë “mëndjet më të zgjuara në Amerikë” në kushtet e sotme të ekonomisë në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë?  Problemet financiare duket se nuk kanë fund.

Qeveria amerikane po përpiqet të shpëtojë tani gjigandin Citigroup. Tre të mëdhenjtë, siç njihen tre firmat e prodhimit të automobilëve, Ford, Chysler dhe General Motors, ende nuk e dinë fatin e tyre dhe presin ndihmë nga Kongresi.

Nëse jeni specialist në fushën e ekonomisë ose thjesht një qytetar i interesuar për mbarëvajtjen e saj, shpreni mendimet tuaja dhe le të diskutojmë.


Responses

  1. Krizat financiare do te zgjidhen shume shpejt nese vertet politikanet do ta kuptojne dhe besojne se Shteti eshte nje rregullatore ne jeten politiko-ekonomike dhe do te sherbeje si i tille ne jete te jeteve. Vetem atehere politikanet do t’i sherbejne me shpirt Zotit qe i zgjodhi dhe elektoratit qe i votoi. Liria e gjithekujt kufizohet aty ku shkelen lirite e njeriut.

  2. Koment: Obama emëron anëtarët e parë të kabinetit

    I bashkangjitem mendimit të Petritit që besimi i liderëve të posazgjedhur është primar. Poashtu zgjedhja e anëtarëve të kabinetit të presidentit-Obama mund të jetë vendimtare. Por nuk do të thotë se anëtarët do të kanë lirinë e plotë të të vendosurit, por ato duhet të sjellin argumente të forta për gjendjen e ekonomisë nacionale e cila i përngjan një diagnoze të rëndë.

    Pra kjo jep të kuptoje rastin dhe marrëdhëniet e mjekut me pacientin e sëmurë rëndë.
    Mendimi im është se gjatë dekadave të para nuk duhet të shpejtohet nëse nuk janë të argumentuara mirë zgjidhjet ekonomike për krizat e dhëna. Dhe vice-versa duhet të shpejtohet nëse argumentimi i zgjidhjes ekonomike për situatën e dhënë është korekte nga anëtarët e posazgjedhur të kabinetit të presidentit shtetëror.

    Pra siç thotë ajo fjala të veprohet në kohën dhe mënyrën e duhur! Nga ana tjetër raportet e reja të punës mes presidentit dhe anëtarëve janë më se të rëndësishme. Shtrohet dilema se cila është prioritare, ekonomia apo politika në çastet e intervenimit. Edhe pse e dimë që intervenimet e shtetit kanë natyrë politiko-ekonomike me bazën e politikës.

    Mendoj që presidenti-Obama do të dijë ta vlerësojë mirë punën e kabinetit të tij dhe vendimi i tij do të jetë pro et contra punës së anëtarëve të kabinetit.

    Do të ndërlidhem me fillimin se besueshmëria për situatën e dhënë mund të jetë vendimtare.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: