Posted by: isabelacocoli | December 2, 2008

SHBA: EULEX-i do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

security-council-pic_1Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi më 26 nëntor 2008 raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, për rikonfigurimin e Misionit të UNMIK-ut dhe vendosjen e EULEX-it në Kosovë.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Daniel Fried, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës, se vendosja e EULEX-it në Kosovë i shërben forcimit të pavarësisë, sovranitetit dhe sigurisë në vend.  Kosova shënoi një fitore të madhe, duke kundërshtuar planin 6 pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thotë diplomati i lartë amerikan, dhe Kombet e Bashkuara, Evropa, dhe Shtetet e Bashkuara e pranuan dhe e respektuan këtë qendrim të saj.  Kjo do të thotë se çdo marrëveshje në të ardhmen duhet të negociohet dhe diskutohet me qeverinë e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara thanë se vendimi i Këshillit të Sigurimit është një ngjarje mjaft pozitive për Kosovën, i cili i hap rrugën vendosjes së EULEX-it, siç parashikon Plani Ahtisari, në një Kosovë të pavarur, sovrane dhe të pandarë. Në deklaratën e Departamenti të Shtetit, thuhet se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm për t’ia përshtatur rolin e OKB-së realitetit të ri të krijuar në Kosovë, duke zvogëluar misionin e UNMIK-ut dhe duke ia kaluar kompetencat për drejtësinë dhe policinë misionit të EULEX-it, ku do të dërgojnë 80 policë, gjykatës dhe prokurorë amerikanë.

Shtetet e Bashkuara përshëndesin përparimin e konsiderueshëm që ka bërë Kosova që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të këtij viti dhe theksojnë rëndësinë e respektimit të plotë të pavarësisë, sovranitetit dhe tërësisë teritoriale të Kosovës.  Shtetet e Bashkuara theksojnë në veçanti angazhimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së se masat e parashikuara për periudhën e kalimit të kompetencave nga UNMIK-u tek EULEX-i do të zbatohen  në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës.

Edhe një herë më 26 nëntor, qendrimet e palës shqiptare dhe asaj serbe për sa i përket satusit të Kosovës si shtet i ri i pavarur, ishin diametralisht të kundërta. Ishin fare të qarta përplasjet e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni, dhe atij serb, Vuk Jeremeç, në fjalimet e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Duke iu referuar realitetet në terren, edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lamberto Zannier nga Italia, tha se megjithë arritjet e deritanishme, shqiptarët dhe serbët në Kosovë mbeten të ndarë.

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në sesionin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit, Rozmari Dikarlo, përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara që veprimet në të ardhmen të ndërmerren duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe mbështetjen për angazhimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të vazhduar konsultimet dhe bashkërendimin me autoritetet në Prishtinë. Shtetet e Bashkuara, tha në mbyllje të fjalës së saj zonja Dikarlo, u bëjnë thirrje të gjitha palëve të përfshira në këtë process, në veçanti qeverive të Kosovës dhe Serbisë, të angazhohen në një mënyrë që garanton vendosjen e shpejtë të misionit të EULEX-it në Kosovë dhe suksesin e tij.

Shërli DioGuardi: Politikanët e Kosovës të ngrenë zërin
Petersen: Në Kosovë ka vetëm një autoritet, ai i popullit të Kosovës
Uizner: Për Amerikën, Kosova është anëtare e familjes së shteteve
Prof. Dr. Jusuf Bajraktari komenton për EULEX-in në Kosovë
Kryetari i Partisë AKR, Behxhet Pacolli, komenton për Eulex-in
Analisti Nexhmedin Spahiu komenton për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë
Intervistë me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Skënder Hyseni

Kosovë: Autoritetet kundërshtojnë çdo plan që prek sovranitetin
Blerim Shala: EULEX funksional vetëm sipas planit Ahtisari dhe Kushtetutës


Responses

  1. Per mendimin tim, shtrirja e EULEX-sit ne te gjithe Kosoven eshte rrespekt e nderim per popullin e Kosoves dhe sovranitetin e saj si dhe detyrim e mirenjoheje ndaj planit Ahtisari, i cili u mireprit dhe u perkrah nga shumica. Shtrirja e EULEX-sit ne te gjithe teritorin e Kosoves eshte paqja e se ardhmes ne rajon, duan apo nuk duan kudershtaret e saj.

  2. Tashme Kosova hyri ne rrugen qe po e kerkonte per me teper se 100vjet. Askush nuk mund ta ktheje prapa kete realitet te ri te krijuar me lufte e mund. Vemendja jone duhet te kthehet te zgjidhja e çeshtjes Çame. Besoj se te gjithe e kuptojne se i erdhi radha. Ne kete kontekst dua te toniz dy gjera:

    1- Eshte KRENARI qe nuk u debua asnje minoritar nga Shqiperia. Duhet te jete krenari nder dhe detyre per shtetin Grek korigjimi i padrejtesive historike ndaj çameve. Greqia beri NDERRIM POPULLSIE me Turqine, Bullgarine por perderisa nuk mori asnje grek mbas nuk ka te DREJTE MORALE, lgjore qe te pengoje kthimin e çameve myslimane ne pronat e tyre. Lexova ne interrnet qe ka nderruar dhe popullsi ARVANITE-MISLIMANE ne THRAQ, pra jo vetem ne Çameri. Interesante apo jo sepse kete nuk e dija sepse zirtarisht (Zi-Ra jo zyra) pranohet që arvanitet te jene vetem ortodokse.

    2- Ne kete kontekst partite shqiptare ne Maqedoni duhet te BEJNE CMOS QE TE ZVARRITIN ZGJIDHJEN E EMRIT TE MAQEDONISE. Pse? Sepse nje Greqi e zene me probleme te vazhdueshme me fqinjet do te rezistonte me pak. Shqiptaret kurre nuk perbenin rrezik per Elenizmen perkundrazi. Ka shume te ngjare qe Greqia e mbetur thuajse vetem te jape driten jeshile sepse ne fund te fundit ne “ngjitemi” shume me popullin grek.

    3- Ka shume arvanite me origjine nga Greqia ne Amerike bile dhe nga ato zona qe dine se çdo te thote “shqipetar”. Ju pyes: DINI GJE? Sepse kjo do ta ndihmonte shume zgjidhjen e çeshtjes.

  3. Adriano,

    Ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe kohën që i keni kushtuar diskutimit në blogun tonë. Shpresojmë t’ju kemi ndër vizitorët tanë të rregullt. Ftoni ju lutemi edhe rrethin tuaj në diskutim. Mendimet tuaja do t’i transmetojmë herë pas here në programin tonë televiziv DITARI.

    Me respekt,
    Isabela Çoçoli

  4. Misioni i Bashkimit Evropian ne Kosove i cili ishte derivat i Planit Gjtheperfshires per Zgjedhjen e Statusit te Kosoves,para se gjithash ka para vetes nje mision historik dhe esencial per te permbushur, e kjo eshte “Sundimi i Ligjit” , i cili paraqet themel te demokracise.

    Eulex permes ekspertizes teknike dhe praktikave ne nivel te standardeve evropiane duhet te asistoje autoritetet kosovare, ne vecanti institucionet ne fushen e drejtesise te zhvillojne aktivitetet e tyre ne menyre te paanshme dhe te pavarur. Kjo per mendimin tim do ti paraprinte zhvillimit ekonomik ne Kosove dhe prosperitetit te shoqerise kosovare. Sundimi i ligjit ne Kosove eshte celesi i suksesit per tolerance, liri, zhvillim, dialog, bashkepunim, bashkejetese, e mbi te gjitha per te zhvilluar aktivitetet ekonomike ne menyre te drejte ne raport me konkurencen.

    Sundimi i ligjit ne Kosove dhe parimi se askush nuk eshte mbi ligjin dhe se te gjithe jemi te barabarte para ligjit eshte garancia me e fuqishme per suksesin e proceseve te shtetndertimit te Republikes se Kosoves dhe do te ishte porta magjike per terheqjen e investimeve te huaja, ne menyre qe te jemi pjese e ekonomise dhe botes globale.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: