Posted by: isabelacocoli | December 10, 2008

Guvernatori i Ilinoit Blagojeviç tenton “të shesë” vendin e Barak Obamës në Senat

 

Guvernatori Rod Blagojeviç

Guvernatori Rod Blagojeviç

Guvernatori demokrat i Ilinoit, Milorad ‘Rod’ Blagojeviç, doli para gjykatësit në mbasditen e 9 dhjetorit 2008 për t’iu shqiptuar akuzat për korrupsion. Ai u lirua më pas me kusht, pasi iu mor edhe pasaporta, kundrejt një shume prej 4500 dollarësh.

Në një kthesë tronditëse në politikën e Ilinoit, agjentët federalë amerikanë arrestuan më 9 dhjetor 2008 Guvernatorin Milorad ‘Rod’ Blagojeviç për korrupsion,  mes të tjerash për tentativën që të ‘shiste vendin’ e hapur nga presidenti i zgjedhur, Barak Obama, në Senatin e Shteteve të Bashkuara.  U arrestua gjithashtu edhe shefi i personelit të tij, Xhon Harris.

Prokurori Patrik Fitcxherald tha se hetuesit vepruan për t’i dhënë fund ‘spirales së krimeve’ të korrupsionit.  Prokurori Fitcxherald tha se hetuesit kishin kapur biseda telefonike që implikonin drejtpërdrejt Guvernatorin Blagojeviç.

Prokurori Patrik Fitcxherald flet në konferencën e shtypit, 9 dhjetor 2008

Prokurori Patrik Fitcxherald flet në konferencën e shtypit, 9 dhjetor 2008

“Veprimi më irritues i Guvernatorit Blagojeviç, sipas ankesës, është tentativa e tij për të shitur një vend në Senat, për të cilin ai kishte të drejtën ekskluzive për të emëruar dikë që do të zëvendësonte presidentin e zgjedhur, Barak Obama”

Ai akuzohet gjithashtu se kishte pezulluar fondet shtetërore për blerjen e një fushe bejzbolli, pronë e kompanisë “Tribune”, kompania që zotëron edhe gazetën “Chicago Tribune”. Blagojeviç dhe shefi i tij i personelit, Xhon Harris, akuzohen se u kanë bërë presion pronarëve të kompanisë “Tribune” të pushonin anëtarë të bordit redaksional si shkëmbim për zhbllokimin e fondeve nga Autoriteti Financiar i Illinoit.  Anëtarët e këtij bordi e kishin kritikuar shpesh administratën Blagojeviç dhe kishin kërkuar shkarkimin e tij. Edhe paraardhësi i Blagojeviçit në postin e Guvernatorit të Ilinoit,  Xhorxh Rajan, u dënua për korrupsion në vitin 2006 dhe aktualisht po vuan dënimin me 6 vjet e gjysmë burgim.

Po në vendet tuaja si vepron drejtësia ndaj korrupsionit në qarqet politike? Diskutoni me ne.  Përgjegjet tuaja do t’i publikojmë në këtë Blog dhe do t’i transmetojnë në programin e Zërit të Amerikës, DITARI.


Responses

  1. Arrestimi i Z. Blagojevich paraqet nje shembull te shkelqyeshem per demokracite liberale,vendet ne tranzicion si dhe ato ne zhvillim. SHBA vashdojne te mbeten sinonim i funksionimit te persosur te parimit te kontrollit dhe balancit te pushtetit. Vetem ne nje vend si SHBA ku qytetaret i drejtohen organeve gjyqesore per te sfiduar vendimet e qeverise mund te themi se kemi te bejme me nje funksion te paanshem dhe te pavarur te gjyqesorit nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ.

    Arrestimi i Z. Blagojevich i cili po bente perpjekje per te tregtuar me postin e ” perfaqesuesit te popullit” i cili ishte rezultat i votes, vullnetit dhe zerit amerikan ne favor te interesave personale, ka derguar anembane botes mesazhin se ne demokraci askush nuk eshte mbi ligjin, te gjithe jemi te barabarte para ligjit dhe qeveritaret jane ketu per t’i sherbyer interesave te popullit, te punojne per te miren publike.

    Ndoshta kjo veper e guvernatorit me origjine serbe shpjegohet me terma te relevances se rrenjeve te korrupsionit dhe nepotizmit ne Ballkan.

    Vendet ne tranzicion e ne vecanti shtetet e Ballkanit, [si] Mali i Zi, Maqedonia, Shqiperia dhe Kosova duhet te mesojne nga kjo ngjarje. Vetem duke luftuar korrupsionin dhe dukurite e tjera negative, duke aplikuar parimet e qeverisjes se mire dhe duke respektuar pavaresine e gjyqesorit, perkatesisht te te gjitha parimeve politike e ligjore qe ngerthen ne vete koncepti i
    sundimit te ligjit do t’i hapet rruga prosperitetit ekonomik, politik e social qe si per rrjedhoje do te kishte mireqenien e qytetareve dhe rritjen ekonomike ne kuptimin e vertete te fjales dhe zhvillimit njerezor.

    Te mbetemi me shprese se ne te ardhmen Ballkani do te perfitoje nga praktika e demokracive me te forta dhe kjo eshte e vetmja menyre per tu integruar ne familjen evropiane si destinacion i te ardhmes.

  2. Amerika eshte simbol i Lirise dhe Demokracise ne Bote. Kurse ne Shqiperi, fatkeqesisht per ne shqiptaret drejtesia ne pergjithesine e saj ka mbetur skalion dhe monopol i klaneve kriminale te vazhdimesise komuniste Hoxha-Alia-Nano-Berisha-Godo-Gjinushi-Xhuveli si dhe e pampersave te komunizmit si Meta-Majko-Rama-Mediu-Veliaj-Ngjela etj, qe deri me tash kane ricikluar vetem parlamentare dhe qeveritare te kapur nga krimi.

    Politika aktuale shqiptare ndertoi ligje per te mbrojtur dhe shperblyer persekutoret si dhe ligje te tipit 7501 per te grabitur me forcen e tij pronaret e ligjshem. Komunistet e konvertuar me satelitet e tyre ne politike dhe drejtesi futen ne labirinthet e hamendesise se tyre demshperblimin per ish te denuarit dhe te persekutuarit politike.

    Xhaketat e kthyera te komunizmit qe monopolizuan te kater pushtetet ne Shqiperi vazhdojne te zbatojne me fanatizem teorine e tyre te djeshme komuniste si “perca sherbe dhe sundo”duke ligjeruar nje tranzicion te tejzgjatur dhe nje çorganizim te mire organizuar, ku sundon ligji i krimit dhe korrupsionit, ku per mese 18 vite nuk jane denuar akoma autoret e shume krimeve makabre gjate rregjimit te diktatures enveriso-komuniste.

    [Perkundrazi] ata jane perkedhelur duke ngelur ne pushtet dhe duke projektuar dhe bere ligje per te ngelur perjetesisht ne pushtet, per sa kohe qe si pozita dhe opazita te drjtohen nga mostrat komuniste qe se bashku me drejtesine i kane krijuar shume viktima kombit Shqiptar, per kete flasin vitet 1944 e ne vazhdimesine e tyre duke u ndalur herhere ne vite per te nderuar viktimat e terrorrit komunist dhe te vazhdimesise se saj deri me skenaret e babezise per para e pushtet absolut te vitit 1997-98 qe mori qindra jete njerezish dhe nuk u gjykuan deri me sot nga drejtesia i thencin, apo viti 2008 qe me tragjedine e tij ne Gerdecit vulosi katerciperish babezine komuniste ne te kater pushtetet.

  3. Shpresa,

    Ju faleminderit për vëmendjen dhe kohën që i keni kushtuar diskutimit në këtë blog. Shpresojmë të jeni një prej vizitorëve tanë të rregullt. Siç e dini ne sapo e kemi filluar këtë, prandaj ju lutem njoftoni gjithë rrethin tuaj që mund të jetë i interesuar të komentojë. Mendimet tuaja do t’i transmetojmë herë pas here edhe në programin tonë televiziv DITARI.

    Me respekt,
    Isabela Çoçoli

  4. Ket person vyn me e akuzu shume per korupcion. Meqense ka planifiku me marr ryshfet, d.m.th. ai ka marr ryshfet gjithnji. Ai e meriton largimin nga posti dhe nga shteti.

  5. Është dëshpëruese se si një zullumqar i këtij kalibri ka arritur deri në postin e Guvernatorit.

  6. Ja ky eshte shteti i ligjit, shteti i se drejtes. Te tille gjoja “personalitete” te politikes te veshur me pushtet gerryejne shoqerine cdo dite. Se besoj se nje dite te gjithe [elementet negative te] politikes shqiptare do t’i drejtohen bankes se LIGJIT. Do jete e larget ajo dite se vete pushtetin [ne Shqiperi] e kane [njerez pa skrupuj]. Lavdi Amerikes.

  7. Nuk po me cudite se cka ka bere Bllagojeviqi, por po me cudit si ka mberritur ai deri te ajo pozite ne Amerike, kur ne te gjithe e dijme se Amerika nuk pranon njerez te paverifikuar…..

  8. Nuk duhet me e korroptu keshtu shtetin, siç e ka ba Guvernatori Bllagojeviq. Por ai e meriton nje burg te perjetshem. Per fund, kisha me pershendet Presidentin Obama.

  9. Mendoj qe shkarkimi i Bllagojeviq ka qen me vend kjo asht dasht me ndodh koh ma par por si thot nje fjal e urt ma mir von se hiq.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: