Posted by: isabelacocoli | January 9, 2009

CPJ: Përndjekja e gazetës “TemA” duhet të ndalet

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

cpj11 Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje autoriteteve shqiptare më 9 janar 2009 që të ndërpresin përndjekjen e gazetës “TemA”, të lejonë gazetarin Mero Baze të kthehet përsëri në ndërtesë,  dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.
        
Nina Ognianova, drejtuese e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore, i tha Zërit të Amerikës, se zhvillimi i ngjarjeve me gazetën TemA ngre pikëpyetje serioze dhe kërkon hetime të hollësishme dhe transparente.


Pothuajse menjëherë pasi zoti Baze filloi botimin e një seri artikujsh kritikë, në të cilët ngrinte akuza për korrupsion në qeverinë e Kryeministrit Berisha, Kryeministri  i kërkoi atij të largohej nga mjediset e një ndërtese qeveritare që i ishte dhënë më parë me qera po nga qeveria. Një javë pas këtij urdhëri, vazhdon renditjen e ngjarjeve Ognianova,  zotit Baze i digjet makina, incident për të cilën policia tha se ishte aksidentale dhe rezultat i një qarku të shkurtër në makinë, ndërsa tani policia ka hyrë në mjediset e gazetës, duke u përpjekur ta nxjerrë gazetarin jashtë.  Këto ngjarje janë patjetër shqetësuese.  Ato pengojnë botimin e gazetës dhe rrjedhimisht pengojnë përhapjen e informacionit në audiencën shqiptare.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me seli në Nju Jork, u bën thirrje autoriteve të Shqipërisë të mos pengojnë më tej punën e gazetës “TemA”, të lejojnë gazetarin të kthehet përsëri në ndërtesë, si dhe të ndalin përndjekjen e gazetës dhe të mos pengojë gazetarët të bëjnë punën e tyre.  Në vend që autoritet të bëjnë gjithë këto përpjekje për të ndërprerë punën e gazetës, thekson Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve,  ato duhet patjetër  të hetojnë incidentin e shpërthimit të makinës së zotit Baze.

Edhe shoqatat e gazetareve dhe drejtues te mediave shqiptare, zhvilluan më 9 janar nje protestë në Tiranë kundër masave të policisë për të penguar gazetarët e gazetës “TemA” qe te hynin ne redaksinë e tyre.

Çfarë tregon gjithë kjo histori për lirinë e shtypit në Shqipëri?


Responses

  1. Pershndes thirrjen qe i beri autoriteteve shqiptare ne mbrojtje te gazetes Tema si dhe gazetareve te kesaj gazete Shqiptare, Komiteti per Mrojtjen e Gazetareve me seli ne Nju Jork.

    Brutaliteti, arroganca dhe shperfillja e ligjeve ne Shqiperi nga vazhdimesia e klaneve krimnale komuniste Nano-Berisha e ka zanafillen e vet tek origjina e tyre e hershme per te plotesuar tekat e kupoles se vjeter e urdheruese- komanduese, kriminale-komuniste te diktatorit Enver Hoxha.

    Ata, per hir te poltronit dhe parase se krimit, e kane mbushur politiken me nje rini te mbarsur e te plakur me ide e bindje kriminale komuniste. Jane mijra fakte e prova qe flasin si dhe ligje qe kane aprovuar e vertetojne nje vartesi nga bota e krimit komunist per keto kalane. Shqiperia e viteve komuniste dhe e klaneve te vazhdimesise kriminale komuniste ka qene e mbeti nje strehe, vend stervitje, dhe tranzit per disa nga ish terrorristet e kerkuar ne bote.

    Politika shqiptare me riciklimin e parlamenteve e qeverive te lidhura me boten e prostitucionit, mashtrimit, korrupsionit, kondrabandes e te krimit, e ka vertetuar me kohe e vite qenjen ne opozite agresive ndaj medjas se lire. Vetem shporrja e klaneve kriminale komuniste dhe vazhdimesise se tyre kriminale komuniste, si dhe e mostratrave te saj qe shkojne per mbushje koalicionesh nga te kater pushtetet ne Shqiperi, do ta shpetoje Shqiperine, si dhe median vizive e te shkruar nga perndjekja e persekucioni.

    Prof. Sami Repishti me te drejte ka thene se “nje krim qe nuk ndeshkohet, eshte nje krim qe vazhdon”. Jane mijera nena te veshura me te zeza nga mostra kriminale komuniste qe presin Drejtesi.

  2. Gazeta Tema nuk respektoi kontraten qe kishte me qeverine shqiptare. Qeveria ka plotesisht te drejte ta nxjerre gazeten “TemA” nga objekti.
    Faleminderit

  3. Jam i mendimit qe qeveria eshte shume e vonuar ne nxjerrjen e gazetes Tema nga objekti, pasi kjo redaksi jo vetem qe nuk e respektoi kontraten por e theu dhe shume here kercenoi ne emer te lirise se fjales.

  4. Më vjen keq që mohohet e drejta e medias, apo me incidentin që i ndodhi gazetarit Mero Baze. Unë sapo jam diplomuar në ekonomik e shkenca politike dhe e shikoj jo të hijshme situatën që i është krijuar Z. Mero Baze. I uroj gazetarit në fjalë të jetë më i fortë e të ketë guzim të përballet me këtë problem, dhe pse e ka arritur tashmë.

    Politikën do ta përkufizoja….Arti i Mashtirmit…. Por ky mashtirm jo të kalojë kufijtë, pasi populli shqiptar është mëse i lodhur nga regjimi i kaluar, por jo se eshte injorant e te mos kuptoje lojen qe ndjek kjo qeveri.

    Në mbyllje do të thoja tashtmë që ndjehem krenare edhe pse pasojat po i kalon Z. Mero Baze, pasi në identitetin e tij e gjej veten plotësisht, jo vetëm unë, por shumë shqiptarë të tjerë. Për personalitete të tilla ka nevojë ky vend. Ju përshëndes Z. Mero Baze e ju uroj arritje të mëdha të cilat mëse shumbi i meritoni.
    JU PERSHENDET MERI LISI.

  5. Mesa jam ne djeni, Z. M.Baze ka qene perkrahes i flakte i S. Komunistit( Berishes). Nga kjo pikpamje nuk meriton respekt. Kjo s’eshte gje fare. Ne vitin 1997 Koha Jone u dogj teresisht dhe autoreve ju nxoren viza per jashte shtetit. Nga ky ekstrem S. Komunisti (me falni Berisha) duket me i permirësuar. Bile une mendoj se duhet falenderuar qe eshte bere me i mire se tjeter gje nuk i ben dot. Fatkeqesisht monizmi dhe mungesa e nje njeriu ‘harizmatik” nga opozita po i shton jeten politike, pasurine, shendetin, humorin….Lum si ne! [….]

  6. Nuk e kuptoj se si komunistet shqiptare flasin ne emer te demokracise dhe aq me keq qe marrin guximin dhe shkruajne te Zeri i Amerikes ku per 50 vjete ishte zeri i se vertes ne bote dhe zeri i te ndaluarit ne Shqiperi nga keta qe sot na flasin dhe shkruajne ne emer te demokracise. Ne radhe te pare ta kene per turp qe zene ne goje AMERIKEN, pa kerkuar falje per ato qe bene ndaj demokracise.

  7. Nuk besoj se ka njeri ne Shqiperi qe beson se shtypi ne Shqiperi pengohet te shkruaj cfare te doje. Gazetaret vetkufizohen ne shprehjen e mendimeve te tyre nga frika e humbjes se vendit te punes nese i bije ndesh mendimit te shefit apo pronarit te nje gazete te caktuar. Shume (fatkeqesisht) gazetare me shume dezinformojne sesa informojne. Shefat e gazetave (shumica fatkeqesisht) orientohen ne ate krah qe mendojne se ka me shume benefite dhe pak lodhen per te verteten.

    Mero Baze per vite te tera na e ka bere Sali Berishen te zbehen figura kombetare si Nene Tereza apo Skenderbeu. Ne ate moment qe Berisha nuk realizon benefitet e priteshme ndaj Bazes, eshte i keqi i te keqinjeve. Ka kohe qe Baze eshte bere i pabesueshem me qendrimet kontraverse. Baze eshte shembulli i nje gazetari vertet te talentuar qe zanatin e shet, por jo aq lire sa te tjeret. Ndoshta po te vazhdonte qendrimin e tij pro-Berishe, kontrata nuk do te zgjidhej “per interesa publike”.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: