Posted by: isabelacocoli | January 16, 2009

Presidenca e Barak Obamës kulminacioni i një lufte të gjatë për barazi

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

barack_obama_capitolMë 20 janar 2009, një afrikano-amerikan do të bëjë betimin për postin më të lartë të vendit në shkallët e Kapitolit, një godinë e ndërtuar pjesërisht nga skllevërit, në krah të të cilës ngrihet një gjykatë, që dikur sanksionoi se zezakët nuk mund të gëzonin të njejtat të drejta me të bardhët dhe jo shumë larg monumentit të një presidenti, i cili u dha lirinë skllevërve.

Barak Obama ishte vetëm 2 vjeç kur u miratua Akti i të Drejtave Civile që ndalon dallimin racial në Amerikë, megjithatë për shumë ka qënë e paimagjinueshme zgjedhja e një presidenti zezak.

Pritet që inaugurimi i presidenti të 44-t të Shteteve të Bashkuara të karakterizohet nga po ai simbolizëm, që përshkoi fushatën e tij, që barti edhe gëzimin edhe dhimbjen e historisë. Ai pranoi emërimin e Partisë Demokrate si kandidat i saj për president në 45 vjetorin e fjalimit “Unë kam një ëndërr” të Martin Luter Kingut. Ishte e njejta datë 53 vjet më parë, kur një djalë zezak i quajtur Emet Till u vra në qytetin jugor Misisipi nga dy burra të bardhë, ngjarje që i dha hov lëvizjes për të djejtat civile që u ishin premtuar atyre një shekull më parë.

Është pikërisht historia e dhimbshme e ndarjes raciale në Shtetet e Bashkuara që i jep një rëndësi të jashtëzakonëshme inagurimit të presidentit të parë zezak të vendit e që shënon edhe një moment kulmor në historinë amerikane, pasi tregon se sa ka përparuar vendi në aspektin e marrëdhënieve raciale. Kanë kaluar më pak se 150 vjet që kur qeveria federale për efekte taksash dhe për përfaqësimin në Kongres i konsederonte zezakët tre të katërtat e qënies njerëzore dhe vetëm 46 vjetkur guvernatori i atëhershëm i Alabamës, Xhorxh Uallas, deklaroi “ndarje raciale sot ….ndarje raciale përgjithmonë”.

Në një nga fjalimet e tij të fundit, Presidenti Xhorxh Bush u shpreh se ishte nderim për të, t’i rezervohej një karige në radhën parë të të pranishëmve në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.


Responses

  1. […] Me ka bere shume pershtypje se si nje pjese e shqiptareve e shikojne Obamen si shpetimtarin e zgjidhjes se krizes ekonomike, kjo mund te zgjidhe edhe hallet e tyre por nuk eshte ashtu sic besojme ne shqiptaret.

    Qofsha une i gabuar por u them qe ne krizen ekonomike kane dore Obama me partine ku militon ai, qe kur moren mxhorancen para dy vjatesh me Ms. Pellosin: “Te bejm me shtepi te gjitha shtresat”. Kujtoni fjalen e Obames “we gona spread the wealth” […] e te tjera.

    Une do te them se ekonomia do te qendroje po keshtu per disa vjet dhe nuk ka as nje Obame qe ta ngreje, do te jene te djathtet ata qe e kane celsin e levizjes se ekonomise, pa investim ne prodhim nuk mund te kete zgjidhje, qe te ndodhe kjo duhet ta hapin kuletat “Bosat”, por ata kane frike nga taksat e Obames, atehere do te kerkohet perseri rotacion.

  2. Une mendoj se nje nga ceshtjet e rendesishme per Presidentin e ri B.Obama eshte Sigurimi Shendetesor, nje ngerc i madh per shoqerine amerikane.

    Kuotat e kompanive te sigurimeve shendetesore jane jashtezakonisht te larta, ose me mire te paarriteshme per t’u perballuar nga klasa e mesme (sic flitet gjate gjithe kohes, pasi shtrese te varfer sipas mediave nuk ka…!!).

    Ata qe aprovojne ato kuota dhe kabitetet qeveritare qe i aprovojne duket se nuk e njohin mire gjendjen e popullsise amerikane por gjykojne sipas te ardhurave te tyre. Per kete dhe shume ceshtje te tjera veprohet pa njohur mire realitetin amerikan.

  3. NE THELBIN E BESIMEVE FETARE
    QENDRON PAQJA.
    *******************
    Vertet qe Z. Obama eshte kulmi i nje lufte te gjate per barazi. Por edhe heronjte me te medhenj te luftes per barazi, jane inspiruar shpirterisht prej besimeve fetare te tyre. Per faktin se keto urtesi kane qene me te vjetrat. Kulminacioni politik i afrikano-amerikanit Obama, u be fakt. U vertetua qe pamja e jashtme, ngjyra s’eshte primare. Kryesore jane mendimet qe ka ne shpirt dhe ne mendje njeriu.

    Kulmi i dyte per boten, do te jete ajo qe tha Z. Obama Mengjezin Kombetar te Lutjeve ne Uashington me fjalet: ” ASNJE BESIM NUK KA NE THELB TE TIJ URREJTJEN. NUK KA ZOT QE TOLERON MARRJEN E NJE JETE TE PAFAJSHME”. Kjo urtesi do jete kulmi i ri i botes, qe do bashkoje te gjitha llojet e besimeve fetare te globit, drejt asaj qe sot na mungon, drejt nje jete pa lufte dhe grindje.

    Ne se koha vonon, kjo ndodh nga qe ka ende njerez qe nuk duhet te jene xheloze pse kete urtesi ta thote i pari, nje lider qe nuk eshte nga shteti i tyre. Kjo lloj xhelozije eshte primitive. Ka vetem nje rruge, ai qe ka te tille xhelozi o te nje varjanti tjeter, ta mposhte dhe jo ta vadite.

    Ligor Luarasi, SHBA

  4. Mendoj, ose me sakte jam totalisht e bindur qe Barak Obama do mbetet gjate ne histori si nje nga shume presidentet qe njohu ndryshimin dhe misheroi fjalen emancipim. Me venien e tij ne krye te qeverise amerikane, Amerika ka deshmuar se eshte shteti me demokratik ne bote pasi hedh poshte paragjykimet dhe diskriminimet kundrejt nje shtrese te padukshme te popullsise qe me pa te drejte jane quajtur me mangesi gjenetike…stop racizmi….!! Ndersa per sa i perket daljes se vendit nga kriza, duke u mbeshtetur dhe ne librin e fundit te Barak Obames, mendoj se Amerika do te njohe nje epoke lulezimi…gjithsesi mbetet akoma nje ngerc….nje e panjohur qe koha do ta vertetoje.

    Natasha Lushi
    Fushe-Kruje, Albania


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: