Posted by: isabelacocoli | January 20, 2009

Inaugurimi i Barak Obamës ngjarje historike

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

obama_swering-in-20jan2009Presidenti Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të punojnë së bashku për të përballuar sfidat me të cilat ndeshet vendi i përfshirë në dy luftra në këto momente krize ekonomike.

Pas betimit Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara iu drejtua mbi një milion të pranishmëve që ishin mbledhur në Parkun Kombëtar në Uashington për të dëgjuar fjalimin e tij më 20 janar 2009.

ap_obama_speech_capitol_20jan09_eng_175Zoti Obama tha në fjalimin e inaugurimit se vendi po ndeshet me një krizë ekonomike të shkaktuar nga etja për fitim dhe dështimi kolektiv për të marrë vendime të vështira. Gjendja e ekonomisë, tha ai, kërkon veprime të shpejta e të guximshme, për të hapur vende të reja pune dhe për të hedhur themelet e një zhvillimi të ri ekonomik.

Për politikën e jashtme, Presidenti Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të luajnë përsëri rol udhëheqës dhe të bashkëpunojnë me botën. Shtetet e Bashkuara, tha ai, po kërkojnë rrugë të reja për të sjellë përparim në botën myslimane, bazuar në interesin dhe respektin reciprok.

uashington_mall-20jan2009Ish presidenti Xhorxh Bush i la një dosje Presidentit Obama në tavolinën e punës të Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë ditën e dorëzimit të postit presidentit të ri.

Nga i gjithë vendi, amerikanët u dyndën më 20 janar në kryeqytetin Uashington, për të parë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara. Barak Obama zë vendin e tij në historinë e Amerikës si presidenti i parë afrikano-amerikan i vendit.


Responses

  1. Une para pak kohe bera nje koment te shkurter por ja ku po zgjatem pak.
    Nje fjale e urte e popullit tone thote trimi i mire me shoke shume. Pra tashme varet dhe nga shoket e obames.ne qofte se Obama fitoi, fitoi per dy aresye themelore:

    1- Gabimet e bera nga Z. Bush, por kjo une e konsideroj si gabime qe i kostuan ekonomise amerikane dhe po qe per ne shqipetaret posacerisht Z. Bush mund t’i themi 1000 here falmnderit.

    2- Aresyeja kyesore eshte populli amerikan qe eshte i civilizuar dhe mbeshteti teorite e Z. Obama. Mund t’ju bej nje paranteze shume te rendesishme — eshte ritur niveli intelektual jo vetem i popullit amerikan por i popujve ne bote. Lufterat, konfiktet jane te pa deshirueshme. Shkaqe apo pretekste per te nderhyre ketu apo atje jane te pa pranueshme nga nje opinion masiv. Po kalojme ne nje nivel tjeter te ndergjegjes kolektive, pra po ndryshojne shume gjera dhe gjeja qe eshte me per te erdhur keq eshte se politikanet ose se kane kuptuar akoma ose bejne finte.

    Per mua Z. Obama ka 2 rruge: ose te vazhdoje politiken e Z. Bush dhe te humbe moralisht ose te mbaje premtimet, por kjo ka koston e vet financiare sepse e mori ekonomine amerikane ne moment jo normal. Teoria ime eshte kjo: gjerat do te komplikohen edhe me sepse politikanet nuk marin parasysh as ligjet ekonomike e as ato shoqerore te zhvillimit. Keto gjera duhej mbase te ishin vleresuar minimumi para 40-50 vjetesh.

    Komplikimi ekonomik sjell edhe komplikim politik keshtu mbase eshte vone por une mund te ngre zerin me foce sepse te pakten vetem per kete arsye duhen ndryshuar regullat e lojes, d.m.th. duhet ndryshuar roli i O.K.B. Them se sa me pare te jete e mundur duhet te kemi regulla e ligje te reja te O.K.B. Amerika si nje fuqi boterore duhet te luaje nje rol te rendesishem ne kete drejtim.

    Dhashe kete opinion per te kuptuar edhe se pozicioni i Z. Obama varet edhe nga faktore objektive por dhe subjektive. Une konsideroj se problemet mund te zgjidhen edhe nga intuita e njerezve te zgjuar kur vleresohen ne detaje. Deri tani besoj se Z. Obama eshte me intuitën e duhur. Me mbetet t’i uroj pune te mbare.

    Me respekt
    Nezir Mane
    Milano, Itali

  2. Ju lutem botojeni per koment fjalen e plote te OBAMAS. Nga ju e mora dhe e kam lexuar mbi 2 here ..
    SHQIPERISE I DUHEN NJEREZ QE TA DUAN ATE SA OBAMA AMERIKEN..!
    Ata qe se duan, te mos ndihen..me si shqiptare e akoma me pak si politikane apo figura publike te ketij kombi te copezuar e te ketij populli te martirizuar…

  3. Mendoj se Z. Obama ka intelektin dhe deshiren per ta cuar perpara Ameriken. Ajo cka i mungon, mendoj se eshte pervoja drejtuese. Nuk mendoj se te jesh Senator eshte ndonje pervoje e madhe drejtuese. Senatori mund te propozoje ligje qe shikohen ne komisione; mund te votoje pro apo kunder por te marresh vendime personale te nje rendesie qe percakton ecurine e Amerikes e me gjere, eshte dicka tjeter.

    Kjo mungese pervoje mund te kompensohet disi nga keshilltaret qe ai zgjedh per te patur rreth vehtes. Varet nese ata kane pergatitjen e duhur dhe deshiren per t’a ndihmuar te kete sukses. Duke qene banues i perhershem ne Amerike, jam dyfish i interesuar qe Obama te jete i suksesshem. Uroj te jete i tille.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: