Posted by: isabelacocoli | January 30, 2009

Shkarkohet Guvernatori i Illinoit, Rod Blagojeviç

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

ap-rod-blagojevich-175eng29jan09Senati i shtetit Illinoi shkarkoi më 29 janar 2009 Guvernatorin Rod Blagojeviç për abuzim pushteti, duke e ndaluar gjithashtu të mbajë poste zyrtare në administratën publike.  Voti ishte i njëzëshëm (59-0).  Zv/Guvernatori demokrat, Patrik Kuin, bëri menjëherë betimin si guvernatori i ri i Illinoit.  Presidenti Barak Obama u zotua t’i japë zotit Kuin mbështetjen e tij të plotë. 

Prokurorët federalë e kishin hetuar administratën e Blagojeviçit për katër vjet.  Akuza më e rëndë ndaj tij për afera korruptive është se tentoi të shiste vendin e lënë bosh në Senatin e Shteteve të Bashkuara nga Presidenti Obama, duke vënë si kusht mbështetjen me fonde për fushatë ose për një post me influencë për të ose gruan e tij.
 
Sipas procedurës së parashikuar në raste të tilla, si hap i parë, Komisoni Hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve përfundoi punën e tij me një raport në të cilin Guvernatori demokrat akuzohej për një sërë shkeljesh, përfshirë akte kriminale korrupsioni dhe shpërdorimin e fondeve publike. Komisioni votoi unanimisht (21-0) më 8 janar për fillimin e procesit të shkarkimit të Guvernatorit.  Ky raport ishte produkt i punës intensive një mujore të Komisionit Hetimor që pasoi arrestimin e Guvernatorit Bllagojeviç nën akuza federale se kishte shfrytëzuar postin për përfitime personale dhe politike.

Në hapin e dytë të procesit, Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 114 vota pro dhe 1 kundër për shkarkimin e Guvernatorit.  Së fundi, kjo çështje i kaloi  Senatit të Illinoit që voti njëzëri më 29 janar për shkarkimin e Bllagojeviçit nga posti i Guvernatorit.

Gjyqi në Senatin e shtetit të Illinoit u kryesua nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të shtetit.  Senati i Illinoit dëgjoi edhe kasetat që përmbanin bisedat telefonike të Bllagojeviçit, që e vinin atë në një pozitë kompromentuese. 

Shpesh teatral dhe arogant, ai thoshte se nuk ishte fajtor për ndonjë akt kriminal, por se ishte përballuar me kundërshtime të forta nga ligjvënësit për shkak të përpjekjeve të tij për të përmirësuar shërbimin shëndetësor dhe për të ulur taksat në Illinoi.

Blagojeviç u arrstua më 9 dhjetor 2008 dhe që prej atëhere udhëheqës të vetë Partisë Demokrate, përfshirë presidentin e zgjedhur Barak Obama, i bërë thirrje herë pas here të jepte dorëheqjen, duke argumentuar se në këto kushte ai nuk mund të udhëheqë shtetin me efikasitet.

burris-blagojevic

Përkundrazi, ai i hodhi poshtë thirrjet pothuajse universale për të dhënë dorëheqjen, duke thënë se priste  gjykimin e tij në Senat, ku besonte  se rezultati do të ishte shumë i ndryshëm.  Madje ai nuk nguroi të emëronte zëvendësuesin e presidentit të zgjedhur, Barak Obama, në Senatin e Shteteve të Bashkuara, politikanin veteran, ish prokurorin e përgjithshëm të Illinoit, Roland Burris.

Çfarë mendoni ju për rastin e Guvernatorit të Illinoit, Rod Blagojeviç, a është ai tregues i korrupsionit politik në Amerikë, apo rast i fuksionimit të drejtësisë?


Responses

  1. Mendimi im eshte se kemi te bejme me nje rast korrupsioni te mirfillte dhe shume te veshtire per t’u zbuluar kur nuk ke ne dispozicion pergjimet telefonike apo mjete te tjera informuese.

  2. Pershendetje Drejtesise dhe Senatit ne Illinoi, Zoti i bekofte ne rrugen e tyre ne mbrojtje te Shtetit te se Drejtes. Vetem Shteti i se Drejtes respekton voten e popullit e eshte garanti per progres shoqeror.

  3. Arrestimi i Governatorit eshte shenje e funksionimit te drejtesise. Ajo qe nuk me pelqen eshte fakti qe i jepen medias fjali te shkeputura nga pergjimet e bera ndaj Blagojevicit. Kjo na pengon te jemi te qarte per veprimet e tij, sepse fjalia ka kuptimin e vet ne kontekstin e fjalive qe e rrethojne.

    Pra mendoj se media te privilegjuara nuk duhet te disponojne pjese te pergjimeve, ose duhet t’i kene te plota dhe te tilla te publikohen. Frika se mund te hapet shume rrethi i njerezve te perfshire ne kete skandal nuk duhet te ekzistoje. Me mire djepin bosh se dreqin brenda.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: