Posted by: isabelacocoli | March 4, 2009

Plani i Presidentit Obama për stimulimin e ekonomisë objekt debatesh

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

obama-signsKongresi amerikan miratoi kohët e fundit paketën ekonomike të Presidentit Barak Obama me një shumë prej rreth 787 miliardë dollarësh, që përfshin shpenzime të reja dhe shkurtime taksash. Akti Amerikan për Përtëritjen dhe Riinvestimet synon stimulimin e ekonomisë duke ruajtur dhe krijuar vende pune, ndihmën për të papunët dhe ata pa sikuracione, asistencën për buxhetet e shteteve, ndërkohë që parashikon investime në infrastrukturë, arsim, shkencë, shëndetësi dhe në sektorin e energjisë për burime alternative.

Veç kësaj pakete stimuluese, qeveria ka ndërhyrë duke dhënë miliarda dollarë për të shpërtuar nga falimentimi banka e shoqëri sikuracionesh, ose ka ndërmjetësuar që institucione të ndryshme financiare në pozita më të mira të blejnë institucione në vështirësi. Krahas këtyre ajo ka marrë nën kontroll për periudha të pacaktuara institucione financiare që parashikonte se do të përfundonin me bilanc negativ.

Madje, më 4 mars 2009, Administrata Obama shpalli një program të ri që synon të ndihmojë 9 milionë huamarrës të kenë shtëpitë e tyre. Mes tyre janë ata që do të rifinancojnë huatë, për të paguar një këst më të përballueshëm mujor që të mos i humbasin shtëpitë, si dhe blerës të rinj, që përpiqen të kenë shtëpinë e tyre.

Kriza ekonomike në Shtetet e Bashkuara filloi pikërisht për shkak të problemeve në tregun e banesave dhe të dhënat e publikuara në fillim të muajit mars tregojnë se ky sektor vazhdon të jetë në vështirësi të mëdha. Shoqata Kombëtare e Sekserëve thotë se numri i shitjeve të shtëpive ra 7.7 përqind në muajin janar në krahasim me një muaj më parë duke arritur nivelin më të ulët në 8 vjet. Edhe tregjet e aksioneve kanë humbur mbi 30 përqind të vlerës që nga muaji janar, duke rënën nën nivelin e vitit 1996. Po ashtu shitjet e firmave amerikane të prodhimit të makinave kanë rënë rreth 5o përqindm krahasuar me një vit më parë.

Në përpjekje për të mbrojtur para një komisioni të Kongresit masat e shpalluara nga qeveria në përgjegje të kësaj gjendjeje, Kreu i Rezervës Federale, Bankës Qendrore amerikane, Ben Bernanke, tha më 3 mars 2009, se është koha për veprime energjike për të rigjallëruar ekonominë, edhe nëse kjo nënkupton një rritje të madhe të borxhit qeveritar. Ai theksoi se nëse nuk veprohet, kjo mund të çojë në shkurtim të vendeve të punës, të prodhimit dhe të të ardhurave për një periudhë të gjatë.

Presidenti Barak Obama propozoi kohët e fundit një buxhet i cili rrit deficitin në rreth 1,7 trilion dollarë, pjesërisht sepse financon programe që synojnë shtimin e vendeve të punës dhe stimulimin e kreditit bankar.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner e mori në mbrojtje planin e buxhetit gjatë dëshmisë së tij po më 3 mars para komisionit të Kongresit. Ai tha se plani i shpenzimeve do të nxisë rritjen ekonomike të vendit në masën 1 përqind për këtë vit dhe më tepër në vitin 2010. Por buxheti i Presidentit Obama ka shumë të ngjarë të ndeshë në një rrezistencë të ndjeshme në Kongres, veçanrisht nga republikanët, për shkak të propozimeve kundërthënëse për kujdesin shëndetësor, taksat dhe ngrohjen globale.

Në këtë situatë, grupet konservatore në Shtetet e Bashkuara po e etiketojnë planin e shpenzimeve masive të Presidentit Obama si praktikë “socialiste”, madje duke i akuzuar demokratët se po përpiqen ta ideologjizojnë gjendjen me synimin për të ndryshuar infrastrukturën shoqërore të vendit në “socializëm”.


Responses

  1. Ironia e krizes ku jetojme eshte se ne nje kohe qe bankat akuzohen per manaxhim te dobet dhe si shkaktare te krizave aktuale, perseri manaxheret e drejtuesit e tyre i japin vehtes shperblime ne miljona dollare apo euro. Nje cudi qe kalon ne heshtje megjithse shikohet nga te gjithe.

    Gjithkush e di se miljarda dollaret e bankave qe hyne ne bixhoz apo i vete shpetuan kontrollit shteteror kane nje distinacion, une them se pa u gjetur distinacioni i miljarda dollareve qe krijuan krizen kurrsesi nuk mundesh te besh perpara, se sterkemsha te tjere do te sjelle pas.

    Presidenca Obama duhet sa me shpejt ta vendose vehten si rregullatore ne cdo qelize te jetes se popullit amerikan si dhe te filloje punen e hulumtimit ndaj qellimit te shkaktareve qe sollen krizen ekonomike. Pasojat dihen tashme, por pa vene para drejtesise shkaktaret perseri do te kete kriza.

  2. Koment mbi Plani i Presidentit Obama për stimulimin e ekonomisë objekt debatesh

    Mendoj se plani i Presidentit të SHBA-ve për stimulimin e ekonomisë nacionale është një potez i duhur. Kjo nga shkaku se ekonomia në literaturën moderne trajtohet një shkencë egzakte, e cila ka nevojë për përmbushjen e hendeqeve të lëna për funksionimin e plotë të saj. Pra komandimi i ekonomisë nga ana e Presidentit Obama nuk është e mundur pa rafshimin e hendeqeve të bëra, por ajo lyp që papunësia të sjellet në nivelin e duhur, infrastruktura të jetë e mbrojtur, arsimi të çmohet si prioritar në shoqëri, respekti ndër-religjioz dhe ndër-etnik, të respektohen të varfërit me stimuj të ndryshëm financiar, shkenca të jetë mirëqenëse për zhvillimin e shtetit dhe gjetjes së burimeve energjetike alternative, shëndetsia të mbrohet me moton se Shoqëria e shëndoshë ka njerëz të shëndoshë.

    Masat që i merr Presidenti kanë karakter social ku drejtpërdrejt tentohet të përmirësohet gjendja e qytetarit amerikan. Masat mund të kenë karakterin e një shteti socialist. Në literaturat mbi funksionimin e shoqërive postsocialiste thuhet se stadi më i lartë i shoqërisë do të arrihet kur do të zhvillohet teknologjia në atë masë dhe njerëzit do të jetojnë në një ekonomi të zhvilluar. Nga kjo rrjedh se masat e Presidentit Obama janë të akceptuar në literaturat mbi shoqërinë postsocialiste.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: