Posted by: isabelacocoli | March 20, 2009

Pse shqiptarët portretizohen negativisht në filmin “Taken”?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


taken_movieFilmi “Taken” (Rrëmbimi) i regjisorit francez Pierre Morel me skenar të skenaristit dhe regjisorit francez Luc Besson dhe skenaristit amerikan, Robert Mark Kamen, që vazhdon të shafaqet në kinematë amerikane, përmban një mesazh të fuqishëm për prindërit, pavarësisht nga vendet dhe kombësitë, që t’i mbajnë fëmijët brenda rrezes së kontrollit të tyre në një botë ku trafikimi i qënieve njerëzore, si krim i organizuar, është bërë një problem tejet rënqethës social, në më të shumtën e rasteve me pasoja traumatike shumë dimensionale.


Për shikuesin shqiptar ky film përmban edhe një element tjetër, jo më pak shqetësues që të le një shije të hidhur, pjesëmarrjen e shqiptarëve në krimin e organizuar ndërkombëtar.


Ish agjenti i Agjencisë Qendrore të Zbulimit amerikan, CIA, Bryan Mills (Liam Neeson) vendoset në Los Anxhelos për të qënë pranë të bijës së tij të përkëdhelur 17-vjeçare Kim (Maggie Grace), e cila bën një jetë luksoze pasi ish gruja e tij Lenore (Famke Janssen) martohet me biznesmenin e pasur Stuart (Xander Berkeley). Kim do të kalojë verën duke ndjekur nëpër Evropë kompleksin U2, megjithëse i jati nuk është aspak dakord, pasi i di mirë rreziqet që i kanosen një vajze të pasur amerikane në një turne të tillë. Nën presionin e Lenore-s, Bryan pranon me hezitim ta lejojë të bijën të shkojë në Evropë me shoqen e saj të shkollës, Amanda (Katie Cassidy).


Kur Kim dhe Amanda mbërrijnë në Paris, ato implikohen në një flirt të vogël me një francez dhe marrin taksinë së bashku. Ky individ qëllon që punon me një grup kriminal shqiptar me një rrjet prostitucioni që u shet gra klientëve të tij të pasur që paguajnë më shumë. Kim është në telefon me të atin kur rrëmbyesit hynë në apartamentin e saj. Bryan arrin t’i janë udhëzime të bijës se si të veprojnë në situatën e krijuar dhe e paralajmëron se do ta rrëmbejnë para se një gjë e tillë të ndodhë.


Ai i thotë të bijës që ta lerë telefonin hapur dhe të bërtasë me zë sa më të lartë, duke thënë gjatësinë trupore, ngjyrën e flokëve dhe gjithçka tjetër që të mundet për t’i dhënë atij sa më shumë informacion me qëllim që të ketë sa më shumë të dhëna për ta shpëtuar të bijën. Kur kryebanditi merr telefonin, Bryan i thotë se nuk ka para për t’i dhënë në se ky është kusht për lirimin e vajzave, por “kam fituar aftësi të veçanta gjatë një kariere të gjatë, të tilla që i bëjnë njerëz si unë të tmerrshëm për ty…. Unë do të të kërkoj, do të të gjej dhe do të të vras”. Ndërsa rrëmbyesi i përgjigjet “fat të mbarë”.


Pa humbur kohë, Bryan i hipën një avioni privat të Stuart-it dhe shkon në Paris. Me ndihmën e një ish bashkëpunëtorit të tij në zbulimin francez, Jean-Claude (Olivier Rabourdin) dhe një përkthyesi shqiptar (Goran Kostiç), Bryan gjen dhe shkatërron bazën e rrëmbyesve para se të kapë kryebanditin Marko (Arben Bajraktaraj) dhe grupin e tij. Pastaj Bryan mëson se një farë Patrice St. Clair (Gerard Watkins) ia ka shitur vajzën një sheiku arab në Lindjen e Mesme që e çon atë në haremin e tij. Pa pikën e mëshirës, Bryan e spastron Parisin nga kriminelët shqiptarë deri sa arrin ta shpëtojë të bijën.


Cili është mendimi juaj: A janë shqiptarët një zgjedhje rastësore për skenaristët, është çështje stigmatizimi, apo sjelljet e një pjese të imigrantëve shqiptarë i kanë dhënë shkas këtij imazhi?


Responses

  1. Per fatkeqesine e popujve, krimi i organizuar eshte prezent ne te shumten e shteteve, por ne te vecanten e saj, shqiptret do te jene pjese e dukshme e tij, per sa kohe qe te kater pushtetet ne Shqiperi te drejtohen nga vazhdimesia e saj kriminale komuniste me prezencen e saj komanduese ne riciklimin e parlamenteve dhe qeverive qe tashme jane pjese solide e korrupsionit, prostitucionit, kontrabandes, droges dhe e krimit ne tere pergjithesine e tij.

    Me kete panorame qe ka deri me tash politika Shqiptare nuk eshte per cudi nje fenomen i tille. Motoja e deritashme e politikes shqiptare ka qene dhe eshte teoria komunisto-nazifashiste si “sherbe, perca dhe sundo” e “rrej rrej se dicka do te mbetet” nje rruge e gjetur, e shtuar, urdheruar.

  2. Nuk jane zgjedhje rastesore. Ata jane pjese e krimit te organizuar, ne Shqiperi po se po, por edhe ne Europe. Kjo vjen nga se trasheguam krimin e organizuar shteteror dhe me falangat e tij, sigurimin e shtetit, te cilet ju perendimoret nuk doni te na ndihmoni qe ta shkulim nga rrenjet, per pasojë ne ketu e kemi prezent ne administrate dhe ju e keni ne pothuajse, majat e krimit tuaj, ku po japin kontribut te madh kriminal.

    Eshte fatkeqesi e madhe per ne qe tani kemi nje udheheqje qe ka ne program, por me teper po ben lufte te madhe kunder ketij lloi krimi shum te demshem, por qe te jeni te bindur qe edhe ju perendimoret, me te derguarit tuaj ketu, qofte edhe si ambasador por qe bejne guvernatorin, po ndihmoni krimin dhe nuk eshte e vertet ajo qe u raportojne kancelerive tuaja keta te derguar, se po ndihmojne ne kete drejtim.

    E them kete sepse nuk mund te shpegoj qendrimin e nje pjese te ambasadoreve, per te mos lejuar veprimin e Ligjit te Lustracionit dhe kjo vetem se do te largoheshin nga politika nje pjese e se kaluares kriminale. Me ndihmen tuaj kriminelet po gjejne vend mbrojtjeje ne politike. Si eshte e mundur qe te ndihmohet te vijë ne pushtet nje njeri si Edi Rama qe vetem per orgjite dhe vjedhjet qe ben ne Bashki, duhet te mos dali nga burgu, perkunder ai ndihmohet dhe nga kush, nga ambasadori amerikan.

    Apo te ndihmohet nje prokurore qe vetem ate pune nuk di te beje, ndersa te tjerat po se po dhe ajo do te godasi krimin dhe kriminelet?! Jo se jo. Ngandonjehere me vjen te them “mire t’u behet ju perendimoreve se ketu doni te na lini, se keshtu rrini edhe ju sa me gjate, qofte edhe per rrogen mujore qe merrni, gje qe shumë prej jush as ne enderr nuk e shikoni”. Kjo se shume nga ju keni ardhur me miqesite tuaja se sa per aftesi, jeni shume te dobet.

  3. Prostitucioni, kontrabanda, korrupsioni, krimi si dhe […] jane marrite e mrekullive te riciklimit te parlameneve e qeverive te daluna nga perllogaritjet e vazhdimesive kriminale komuniste ne vite, te klaneve hoxha-alia-nano-berisha-godo-gjinushi-xhuveli etj, si dhe te pampersave qe i shkojne pas per garnityre per te ruajtur poltronet e krimit, si rama-topi-mediu-topalli-lehesi-pollo-meta etj. Mjaft me me bijt e shkrivanit, tellallit te natave te errta kriminale komuniste. Ishte U S A-ja me diplomacine e saj si dhe Europa Perendimore qe i dhuruan Lirine e Demokracine popujve nen sundimin komunist, kurrsesi komunistet e pinjollet e komunizmit qe krekosen sot si gjeli siper plehut.

  4. Une mendoj se ne si popull, nuk jemi shkeputur nga mentaliteti skllav. Ne edhe punen tone ia kushtojme dhe ia veshim te tjereve. Nuk na shkeputi Amerika apo as Europa nga regjimi komunist. Ata na ndihmuan por ne vete u shkeputem. Nuk ka perse neve te pranojme nje te pavertete te madhe, ate qe ne na cliroi nga regjimi hoxhist, Amerika dhe Europa. Ata po te donin, na ndihmonin shume me pare por ata nuk e donin qe ne te afroheshim me europianet se neve kemi nje thes me te meta dhe te mbrapshta gje qe e vertetetuam me eksodet qe sa zbrisnim ne token e huaj, shanim token tone Sqiperine dhe jo komunizmin.

    Kete gje e beme shume me vone. Ne vete jemi fajtore per vuajtjet tona. Kjo duket edhe tani qe meqenese nuk kemi me envere dhe nexhmije, u bejme osanara te bijve te tyre. Si mund te jete normale dhe per me teper te biem ne pushtet bijte e anetareve te byrose politike, apo perversin e Kristaq Rames, antarit te komisionit te internim debimeve, Edushken, etj. Prandaj kur te pranojme se neve vete jemi fajtoret kryesore te kesaj gjendjeje dhe te protogonizmit kriminal ne Europe dhe me gjere, atehere do te mund te bejme kthesen qe deshirojne drejtuesit e sotshem qeverises.

  5. Imazhi i shqipetarve ne bote, eshte i zymte pasi regjimi komunist na la shume pas. Por nga ana tjeter nuk duhet te harrojme se dhe fqinjet tane nuk jane dashamires, p.sh. ne Greqi policia greke zinte deren e dyqanit te bukes per shqiptaret, mos te them se kjo mund te ndodhe dhe ne keto momente. Por nga ana tjeter ne shqiptaret e Shqiperise po perparojme dhe brezi i ri po ecen perpara, dhe pikerisht ky brez ne te ardhmen do t’i ndryshoje imazhin Shqiperise.

    Kam deshire t’ju jap nje shembull. Une jetoj ne Angli dhe ne restorantin ku punoj, njoha nje djale qe ishte student dhe punote me mua veten disa ore ne jave gjate kohes se studimeve. Ai tashme eshtë mesues kimie dhe kur e kam pyetur se si po ia kalonte me pune si mesues ai me tha “femijet e sotem nuk kane interes per shkencen”, por pa pritur me tha se kishte “dy nxenes nga Shqiperia dhe ata ishin te mrekullueshem ne mesime dhe iu pelqente kimia”. Po gjithashtu ai shtoi se “ishte i befasuar se si prinderit e ketyre femijve, qe ai i kishte takuar, flisnin anglisht me mire se sa prinderit e femijeve me orgjine nga Pakistani, India, Turqia etj”.

    Ne shqipetaret po ecim perpara, edhe pse dyert e bunkerëve te kriminelit Hoxha u hapen ne 1992.

    Jam krenar qe jam shqiptar dhe ndihem me shume fat qe Shqiperia eshte ne kontinentin Europe.

  6. Nuk eshte hera e pare qe na paraqesin ne kete meynre.

  7. Hapja e Shqiperise pas izolimit te saj 45 vjecar monist, solli ndryshime te medha ne shume drejtime. Mbyllja e shqiptareve, nuk lejonte te analizohej shqiptari si unitet te kundertash, nje ligj i vlefshem per gjithecka ne kete bote. Mbyllja e shqiptareve, e njihte shqiptarin me shume me vetite e mira te tij se me te keqiat.

    Keto te keqia shqiptari i ka krahas te mirave te tij, nga shkaqe reale, historike, biologjike, sociale, nga shkaqe qe lidhen me luftrat e tij per shume e shume vite, sepse ashtu e solli historia qe Shqiperia te ndergjegjesohej vone, per te qene nje komb kompakt, me kulture per te formuar shtet me vete.

    Mbi te gjitha pushtimi otoman per 500 vite,la gjurme te pa shlyshme ne genet e shqiptarit. Me tej per 45 vite, diktatura qe sot cilesohet nga me e egra ne Europe, ja deformoi me tej genet e sterlodhura shqiptarit. Edhe aq sa shqiptaret kane sot vetite e tyre te mira, eshte vertet lavderim, sepse dy egersirat historike pushtim osman dhe pushtim komunist, shume vende perendimore nuk i provuan, ndaj edhe cuditen o befasohen me ne shqiptaret pse jemi keshtu o pse jemi ashtu.

    Ata politikane, historiane qe na njohin, dhe qe jane pak, ata e dijne sa ka vuajtur shqiptari fatkeq per te qene njeri me sa me pak te meta.Armiqte tane jo pa qellim mbollen tek ne percarjen dhe varferine. Ti leme te tjerat,vetem me keta dy faktore, armiqte tane bene qe edhe vete shqiptaret midis tyre te mos kishin miqesi. “Fukarallek, maskarallek”,thote populli yne. Fukaralleku yne nuk ishte vetem ne ekonomi, por ishte edhe ne kulture, pa mohuar ato pak familje te begata dhe me kulture qe i rezistuan luftes per jete.

    Tani pas hapjes tone nga monizmi, shqiptari u ndodh disi i coroditur para nje bote te qyteteruar, qe nuk vuante per buken e gojes, si ka vuajtur mjerani o fatkeqi shqiptar. Kjo varferi kulture dhe begatije i ka cuar ata shqiptare qe dihen, ne mekate. Te shkelin ligjet,te abuzojne, sepse ai nuk duronte dot te ishte aq i varfer ne krahasim me te tjeret, kete mosdurim ja nxiste edhe varferia e tij ne kulture. Jeta e tij e se shkuares i kishte mesuar o nxitur nje lloj jete me ngateresa. Natyrisht jo te gjitheve, sepse nuk jane te gjithe shqiptaret te keqinj. “Pyll pa derra s’ka”, thote populli yne.

    Ndalimi i ZOTIT per 45 vite, nje shtet ligjor i drejte, (dhe jo nje shtet diktatorial,) kishte kohe qe i mungonte shqiptareve. Ky shtet ligjor i sakte dhe me drejtesi,do ta kishte edukuar shqiptarin per 660 vite si njeri normal. Kjo lloj edukate shqiptareve u ka munguar per shekuj te tere. Tani qe ata po ndeshen me shtete ligjore, jo vetem qe po ndryshojne, por edhe do paguajne mekatet sa here bejne te tilla me ligjet e nje shteti.

    Ka edhe raste qe duke mos u mare vesh shqiptari me te huajt, te cilet duhet te jene me te kujdeseshem me emigrantet, nxitet nje lloj sheri ku i huaji, nuk ka ate mbrojtje qe ka vendasi. Ndodh ajo qe quhet perplasje kulturash, dhe deri sa bota e re, globale t’i normalizoje keto shokime kulturore, do kete edhe grindje midis shqiptareve dhe vendasve. Kjo ndodh sepse shqiptari ka karakterin e tij origjinal. Ai jep edhe jeten per ate njeri qe e quan mik,o qe e respekton. Por ne se sheh, ndjen edhe sado pak ofendim, atij ja theve zemren, dhe te mer per ters o per keq. Tani eshte zor t’i rifitosh miqesine.

    Hapja e Shqiperise ishte e vetmja menyre qe shqiptari te njihte veteveten me te mirat dhe te keqiat e tij,qe te fillonte edhe ai te pershtatej me qyteterimin perendimor, i cili historikisht ka edhe ai mekatet e tij, sepse edhe shtetet perendimore e kane sulmuar dhe pushtuar Shqiperine. Kurse Shqiperia gjithmone ka bere lufte per t’u mbrojtur dhe jo per te pushtuar tjetrin.

    Eshte realitet qe shumica e shqiptareve neper bote jetojne me djersen e ballit, me pune, me nder. Jane nje pakice qe na turperon, me shume jo per faj te tyre, se sa per faj te historise se shqiptareve, histori e cila u tregua e pa meshirshme qe prej pushtimit te sterzgjatur otoman. Strumbullari i se keqes tek shqiptaret eshte varferia dhe ajo qe do normalizoje kete popull dhe kete shtet eshte DREJTESIA, nje drejtesi vertet per se mbari.

    Ligor Luarasi, SHBA.

  8. Kosta Durrsaku shkroi:
    “Kete gje e beme shume me vone. Ne vete jemi fajtore per vuajtjet tona. Kjo duket edhe tani qe meqenese nuk kemi me envere dhe nexhmije, u bejme osanara te bijve te tyre. Si mund te jete normale dhe per me teper te biem ne pushtet bijte e anetareve te byrose politike, apo perversin e Kristaq Rames, antarit te komisionit te internim debimeve, Edushken, etj. Prandaj kur te pranojme se neve vete jemi fajtoret kryesore te kesaj gjendjeje dhe te protogonizmit kriminal ne Europe dhe me gjere, atehere do te mund te bejme kthesen qe deshirojne drejtuesit e sotshem qeverises”.

    Zoti Kosta po kthen nje diskutim politik. Harrove kaq shpejt Z. Kosta se Sali Berisha nr. 1 ishte ai qe frymezoi liberalizmin ne Shqiperi ? Ishte ai qe thoshte andej ketej qe gjeni menyra per t’u pasuruar…..deri te ish ministrat e tij ishin kryesus rrjetesh droge ne Zvicer. Populli i di po nuk deshiron te identifikohet.

    Merhumi Azem Hajdari i pari dha nje shembull jashtezakonisht te keq kur vete i pari stimulonte prishjen e koperativave…me parrullen qe gjithshka te shkoje ne zero….Harrove cekun e bardhe te Gramoz Pashkos dhe periudhen 6 mujore (ne fakt zgjati 20 here me shume ) te amullise ekonomike ?

    Harrove qe ishin marre te fejuarat nga dora dhe ishin cuar […] ne Itali e Zvicer? Te gjitha keto nen qevrine e nderuar te Presidentit Berisha i cili pranoi te shkaterronte shtetin Shqiptar, te behej lufte civile dhe vetem qeveria e PD-së te mos binte. Harrove se ne kohen e S. Berishes OSAMA BIN LADEN vizitoi Shqiperine? Harrove qe sistemi komunist nuk njihte drogen, prostitucionin, krimin dhe kishte sistemin arsimor shume me lart se sot, sistemin shendetsor te pranushem e aspak korruptiv?

    Une nuk jam komunist, por na pelqen apo jo realiteti eshte ky. Si mund te akuzosh Edi Ramen dhe te mos akuzosh Berishen qe ka punuar doktor ne ish Byrone Politike, qe dogji gazeten Koha Jone dhe vdekjet kancerogjene te ishdrejtuesve te SHIK-ut mund te jene rezultate te qarqeve ne PD?

    SHQIPERISE I DUHEN DREJTUS TE RINJ JO TE KORRUPTUAR, sepse sic me tha nje njohes i ceshtjes, ne qofte se behet nje sondazh shumica e popullit te Tiranes do te votonte kthimin e pronave, por klasa hajdute politike e Shqiperise, te djathte e te majte, nuk e deshiron kete, sepse do ta shpronesonte kete te fundit. Nuk eshte momenti per te majte apo te djathte, momenti eshte te sjellim te rinj ne politike, me fjale te tjera hajdutin me te vogel.

  9. Ka lloj lloj koka ne kete bote dhe e drejta e tyre eshte qe te mendojne sipas kokes tyre, mirpo une po cuditem me njerz e sidomos ata shqiptare qe nuk dojn ta kuptojn se socialistat jane kopje origjinale e komunistave diktatorial qe i kan ber demin ma te madh ne histori shqiptarve.

    Ndersa jo ndoshta me pervojen e duhur por me zemren e mir dhe vullnetin e madh per te ndryshuar ne te mir, dhe per mua eshte heroi i paqes dhe i mirqenies per shqiptaret.

  10. Autoret jane bazuar ne ngjarje te verteta, ne ate qe emigrantet shqiptare benin ne Italine veriore, ose ne Francen jugore ne vitin 1992. Ata ne bashkepunim me disa pronare te hoteleve ne Milano dhe Torino kishin mbushur dhomat me vajza shqiptare dhe po i shisnin ato. Nje numer i madh banoresh nga Franca shkonin ne ato vende per mardhenie seksuale, numri me i madh i te cileve ishin nga raca e zeze. Ky eshte nje rast qe une e kam pare me syte e mi. Nje numer i vrasjeve qe po behen ne Shqiperi eshte i motivuar nga keto rrethana, dikush ia ka shitur motren dikujt. S’ka pse shqiptaret te hidherohen me kete film.

  11. Kam shume kohe qe nuk po lexoj “Petritin.. qe bente shkrime goxha terheqese…eshte dikush qe mund te dije dicka

  12. Pershendejtje Adriano. Politikat e deritashme me tellallet e saj, qe rendomte cirren, e po rendomte nuk e jep edhe kur i zoti e shet, ka vetem nje domethenje si pjese e politikave anti shtet, anti perendimore e njerezore qe prej kohesh klani Berisha i ka mprehur e ushqyer me parate e prostitucionit, droges, kontrabandes shume ngjyreshe e bores se korrupsionit e krimit.

    Koha si tregues kokeforte e i pa diskutueshem ka kohe qe ia ka cjerrur masken e qengjit ujkut Berisha dhe sojsezeve te tij qe i shkojne pas per garnityre e para te piset. Jane mijra viktima te marrise berishjane qe presin e kerkojne drejtesi. Te flasesh e te shkruash eshte kulture, por te mbrosh e te reklamosh si njerezore marrite kriminale te klanit te Sali Berishes qe cdo dite po vete denoncohet eshte marri e ortakeri me krimet berishjane.

    Shteti i se Drejtes po troket ne deren Shqiperi lum kush e kupton e behet pjese e tij. Beso, te qenurit pampers nuk te ngren lart, por…. denonco marrite kriminale te riciklimit te politikave, parlamenteve e qeverive te lidhura me boten e korrupsionit e te krimit, sepse keshtu nderon vehten e behesh pjese e Shtetit te se Drejtes. Vetem Liria sjell rrezultate prograsive ne sherbim te cilivizimit e te mirave ne shoqerine njerezore.

  13. Fara e keqe e komunizmit qe implementuan ne Shqiperi ruso-sllavet, i ka dhene prodhimet e saj. 90% e krimeve kryhen dhe organizohen nga te bijte e komunisteve dhe spiuneve te tyre.

    Fshati qe duket nuk do kallaus thone ne Shqiperi. Z Luarasi nuk thote te verteten, kur ne qender ve vetem pushtimin Otoman. Z. Luarasi duhet ta analizoje thelle dhe te japi nje konkluzion te sakte jo duke e anash kaluar vetem me nje fjale “IZOLIM”, por nje shkaterrim total shpirteror e moral me pasoja katastrofike per mbare popullin shqiptar nepermjet formave me diskriminuese dhe diktatoriale.

    Ndersa disa qe komentojne dhe jane nostalgjike te komunizmit ata jane organizatoret e krimit dhe trafiqeve.

  14. Po qe se ne 28 Qershor do te votojne te gjithe te lire te qete e pa manipulime (te cilat jo se do te behen nga opozita e majte por ato do te acarojne situaten) atehere fitorja e PD-se do te jete si ajo e vitit 1992. Populli Shqiptar eshte liridashes, perendimor dhe shume punetor, keshtu qe e meriton t’i jape nje goditje te forte dhe perfundimtare komunizmit, qe mbrohet nga pinjollet dhe sherbetoret e verber te tyre. Nuk eshte Edi Rama, Ilir Meta dhe Kompani qe te marrin persiper gjenerimin e Shqiperise Drejt Perendimit, i cili per Shqiptaret eshte nje ender ende e pa prekur.

  15. Ari, nuk mund te quhet fitorja e PD-se fitore ndaj komunisteve se vete PD-ja eshte monopol ne duart e klanit te vazhdimesise kriminale komuniste te Sali Ram Berishes qe eshrte pergjegjes direkt per shoqerite piramidale, per vrasjet ne Shkoder, Tirane, Berat, Tropoje e ne te gjithe Shqiperine.

    Sali Berisha me soin e tij, nepermjet ligjit 7501 e shume ligjeve te tjera mbi token i grabiti me forcen e kartonit komunist pronat e gjithe pronareve te ligjshem, krijoi artificialisht bashke me Nanon revolucionin komunist te 1997-98 vetem per te mbrojtur pushtetet e korrupsionit e te krimit. Sali Berisha mbetet nje komunist i pandreqshem e si i tille ka bekuar me firmen e tij riciklimin e parlamenteve, qeverive, si dhe te nje drejtesie te lidhur ngushe me boten e korrupsionit e te krimit.

    Si PD-Ja dhe PS-ja me satelite e garnityra kualiconesh jane mostra te djallit komunist te diktatures enveriste, ne te cilen dhe ju shoku Ari gjeni vendin tuaj. Sa turp dhe krim se bashku kur kerkon te besh bojaxhiun e natave te errta kriminale komuniste qe jo vetem duken por dhe po perjetohen nga shume shqiptare te pa fajshem ne shume tragjedi ne det e toke.

    Shqiperine e drejtojne komunistet, persekutore e bashkepuntore ne krime makabre te diktatures enveriste, kurse viktimat e verteta te diktatures enveriste qeshin per marrite berishjane me shoke. Kujto deklaraten e Hysen Sheshorit ku thote se Sali Berisha ne gjygjin e tij kerkoi denim me vdekje per traktet e hedhura kunder komunizmit, duke dalun hapur me partishmeri komuniste mbi gjygjtaret e diktatorit Enver qe kerkuan denim me vite te shumta burgimi, e bindu per te djathten shqiptare te Sali Berishes me shoke.

    Boooooooll me me sihariqe te tilla se na beni per te qeshur me bindjet tuaja te shituna. Mjaft me………………….


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: