Posted by: isabelacocoli | March 24, 2009

Plani i administratës Obama për huatë

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


obama_geithnerSekretri amerikan i Thesarit, Timothi Gaitner njoftoi më 23 mars 2009 hollësitë e planit të administratës Obama që synon heqjen nga bilancet e bankave amerikane të huave me probleme, të ashtuquajtura “toksike” apo “të këqia”. Në thelb të Planit Gaitner qendron partneriteti mes sektorëve shtetëror dhe privat për blerjen e huave problematike që kanë bllokuar veprimtarinë normale të bankave amerikane për dhënien e huave. Vlera e huave të këqia që qeveria po përpiqet të pastrojë nga llogaritë e bankave, kap shifrën e rreth 1 trilionë dollarëve. Sipas planit, qeveria do të ndërhyjë me të gjitha mjetet financiare që programi të ralizohet me sukses. Megjithatë nuk dihet shuma e saktë që mund të shfrytëzohet për këtë qëllim.


Sipas analistëve të financave, në qoftë se Plani Gaitner nuk arrin të rigjallërojë sistemin financiar, nuk mbetet alternativë tjetër, përveç vënies për një periudhë afatshkurtër nën kontrollin federal të bankave në vështirësi. Vetë Sekretari Gaitner nuk e përjashton një mundësi të tillë, duke thënë se ky është një shteg i ri mes apatisë së qeverisë dhe marrjes së saj nën kontroll të bankave.


Analistët thonë gjithashtu se duke përfshirë në këtë plan investues privatë, qeveria do të jetë në gjendje të vlerësojë më mirë natyrën reale të huave problematike, pasi investuesit janë të interesuar për të nxjerrë fitime. Sipas planit, qeveria do të përdorë 100 miliard dollarë nga fondi i shpëtimit të sektorit financiar për t’u dhënë kredi me interes të ulët investitorëve që kanë mundësi financiare t’i blejnë asetet që mbulohen prej këtyre huave “toksike” apo të “këqia”.


Gjatë 6 muajve të kaluar, më shumë se 700 miliardë dollarë janë caktuar për pastrimin e llogative të bankave nga huatë e braktisura nga klientë të falimentuar. Bursa e Nju Jorkut iu përgjegj shumë pozitivisht planit, duke shënuar një ngritje 7 përqind vetëm më 23 mars, rritja më e madhe brenda një dite që nga muaji tetor. Edhe bursat në Europë dhe në Azi patën rritje pas shpalljes së planit. Sekretari Gaitner tha se do të duhen disa javë që tregjet financiare ta vlerësojnë si duhet planin.


Ngadalësimi ekonomik filloi në muajin gusht të vitit 2007, kur një numër i konsiderueshëm huamarrësish nuk ishin në gjendje t’u përgjigjeshin detyrimeve bankare, gjë që i bëri bankat të shtërngonin kreditë . Kjo u pasua së pari me ngecjen e ekonomisë amerikane dhe më tej me ngecjen e ekonomisë botërore. Disa përpjekje të mëparëshme për të zhbllokuar dhënien e kredive nuk dhanë rezultat. Sekretari Gaitner thotë se në rrethanat e krijuara reformimi i sistemit financiar është esencial.


Mbetet për t’u parë se cili do të jetë në fakt rezultati i Planit Gaitner për sistemin financiar amerikan dhe rrjedhimisht atij botëror. Kritikët e planit, përfshirë disa ligjvënës republikanë, thonë se ky plan do të favorizonte investuesit në vend të taksapaguesve. Shtëpia e Bardhë thotë se nëse plani do të jetë i suksesshëm, nga llogaritë e bankave do të eliminohen rreth një trilion dollarë hua problematike dhe në këtë mënyrë bankat do të rifillojnë të hapin përsëri kredi.


Responses

  1. Plani i administrates Obama per te reduktuar apo hequr fare huate e keqija eshte nje plan per t’u pershendetur, por nese nuk merren masa ndaj manaxherve qe i sollen ato e gjitha kjo levizje e matur do te quhet gjysmake. Populli thote se “nuk mund te sherohet nje trup i semure pa shkulur te keqen ne te”.

    Administrata Obama duhet ta kete te qarte se Shteti eshte dhe do te mbetet ne jete te jeteve rregullator ne cdo qelize te jetes se tij, cdo levizje e ketij rregullatori ne emer te biznesit do te coje ne kriza. Shteti mbetet dhe do te jete rregullator i cdo qelize te vendit, se eshte motor i progresit ne popull, deri me ardhjen e Mreterise se Zotit.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: