Posted by: isabelacocoli | April 27, 2009

Memorandumet e CIAs: Sigurimi kombëtar… të drejtat e njeriut… liria e informimit… Ku qendron balanca?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

ciaAmerikanët duan të dinë gjithçka bëhet në rangjet qeveritare. Por megjithëse nga njëra anë kjo është e drejtë kushtetuese e një vendi demokratik për të mbajtur përgjegjese qeverinë për veprimet e saj, nga ana tjetër vihet në diskutim çështja e sigurimit kombëtar dhe sa mund të kompromentohet ai kur hapen për publikun e gjerë dokumente të tilla si memorandume sekrete të Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA-s, apo çfarëdo dokumenti tjetër që ka qarkulluar në mënyrë sekrete në instanca të ndryshme qeveritare.

Konkretisht, tre – katër javët e fundit, Presidenti Barak Obama i dha shkas një debati politik me publikimin e katër memorandumeve sekrete, ku pëshkruhen hollësitë e teknikave të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm që aplikoi administrata e presidentit Xhorxh W. Bush. Presidenti Obama e ndaloi përdorimin e këtyre teknikave pak pasi mori detyrën në janar.

Madje zoti Obama nuk ka përjashtuar as mundësinë për ndjekje penale të zyrtarëve të administratës paraardhëse, të cilët justifikuan përdorimin e metodave të ashpra ndaj të pandehurve. Por Presidenti ka siguruar agjentët dhe hetuesit e CIAs se nuk do të ndiqen penalisht nëse kanë respektuar udhëzimet e Departamentit të Drejtësisë. Kjo sikur të lë përshtypjen se diku janë kapërcyer caqet e ushtrimit të kompetencave, apo jo?

Drejtues të disa organizatave të të drejtave civile dhe të njeriut, si dhe anëtarë të Kongresit amerikan kërkojnë zhvillimin e një procesi hetimor për teknikat e marrjes në pyetje, në të cilat përfshihet edhe mbytja e simuluar. Ish nënpresidenti Dik Çejni e ka mbrojtur politikën e administratës Bush për këtë çështje dhe i ka bërë thirrje Presidentit Obama të thotë të vërtetën mbi rezultatet, dhe pikërisht se ata që u morrën në pyetje, sipas zotit Çejni, nxorrën informacione të vlefshme. Por Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, në përgjigje të pyetjeve që iu bënë në një seancë dëshmish në Kongres, tha se nuk e konsideronte ish nënpresidentin burim të besueshëm informacioni.

Një raport i kohëve të fundit i Senatit amerikan zbulon se në vitin 2002, CIA kërkoi leje nga administrata Bush për të marrë në pyetje persona të dyshuar si terroriste, duke përdorur metoda të ashpra hetimi dhe një prej më të debatueshmeve, vënia e njeriut nën presionin e ujit që krijon ndjenjën e mbytjes. Në këtë raport thohet se Kondolica Rajs, në atë kohë Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, miratoi kërkesën e CIA-s për të përdorur këtë metodë ndaj operativit të al-Kaidës, Abu Zubaideh, nëse ajo miratohej nga Departamenti i Drejtësisë. Po ashtu në raport thuhet se një vit më vonë, nënpresidenti Çejni afirmoi mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për këtë dhe praktika të tjera.

Disa ish-drejtorë të CIAs e kishin kundërshtuar me forcë hapjen e memorandumeve, mes tyre gjenerali në pension, Majkëll Hajden, kreu i agjencisë nga viti 2006 deri në fillim të 2009s. Ai shprehu shqetësimin e tij duke thënë se efekti i rrezikshëm është se mund të ketë oficerë të agjencisë që të hezitojnë dhe të mos kryejnë detyrat që vendi pret prej tyre.

Kritikat kanë qënë të ashpra edhe nga republikanët në Kongres, të cilët kanë thënë se kur punon për komunitetin e zbulimit, disa gjëra duhet të mbeten brenda këtij komuniteti. Për më tepër, disa kanë bindjen se Presidentit Obama po përpiqet të vërë me çdo kusht në pozitë të vështirë paraardhësin e tij, Xhorxh Bush.

Që debati për këto çështje është polarizuar, kjo nuk ka asnjë dyshim. Por kujt i shërben ai dhe çfarë do të ishin pasojat e tij mbetet për t’u parë. Ju ftojmë të shprehini mendimet tuaja për këto çështje.


Responses

  1. Administrata e Presidentit te ri amerikan, Z. Obama, imazhi i saj, direkt tek ne edhe nuk ndihet shume. Imazhi amerikan dhe i administrates, ndihet nepermjet te derguarve te saj, Ambasadoreve.

    Personalisht e ndiej nje renie te simpatise per Ameriken e shumdashur, ne nje kohe tjeter, te kaluar, sepse ajo po perfaqesohet nga disa ambasadore, te cilet bejne politike personale dhe direkt apo indirekt, marrin pjese ne fushatat elektorale duke favorizuar te majten qe nuk eshte shkeputur nga e kaluara e saja e pergjakeshme.

    Kjo me bind se keta ambasadore, dhe sidomos ky i tanishmi, po ia ul reputacionin administrates amerikane aq sa ne shume raste e ben ate qesharake.

    Kudo flitet per nje rrushfet te madh te marre nga ambasadori, nga Edi Rama, vetem qe ky te ndihmohet per tu bere kryeminister i vendit. Nuk mund te shpjegohet ndryshe, berja deri ne qesharak e ambasadorit amerikan neper ambiente apo media te ndryshme. Presidenti duhet t’i kushtoje pak me shume vemendje edhe ketyre njerezve qe e perfaqesojne neper bote.

  2. Te besh kritike per te mbrojtur klanet kriminale komuniste te vazhdimesise, si Sali Berisha me shoke, eshte marri ose nje lajthitje berishjane per t’iu kundervene ambasadorit Amerikan ne Tirane, qe prej kohesh po flet per barazine para ligjit pa dallim, edhe pushtetare te qeverise berishjane si mbartes te korrupsionit e krimit gjithperfshires ne riciklimin e parlamenteve e qeverive te lidhura me boten e krimit, gje e cila eshte edhe dokumentuar e deklarur edhe nga organizma nderkombetare teper prestigjoze.

    Penat anti ambasador e anti perendim ka kohe qe Sali Berisha i perdor per te mbuluar diellin me shoshe por gabon, askush nuk mund te shfaqesoje qeverine e Sali Berishes per lidhje me boten e korrupsininit e te krimit. Mjaf me me prockulla komunistesh e pampersash te tij, korrupsioni dhe krimi ka kohe qe strehohet e mbrohet e dirigjohet prej klanit Berisha. Kujto per kulture deklaraten berishjane se “parate e piramidave jane te pastra” si dhe deklaraten per kontrabanden e naftes me kriminelin Miloshevic, me moton per te ndihmuar kosovaret duke furnizuar me nafte makinen vrasese te Miloshevicit.

    E pra keshtu bindu per ndershmeri njerezore per Berishen dhe klanin e tij, pa harruar krimet e vitit 1997 ku humben jetem mijra njerez te pafajshem vetem nga lufta per pushtet e para, e bindu per ndershmerine berishjane, pastaj merr penen, apo te pakten kij moral e kerko falje per te gjitha paudhesite berishjane.

    Mjaft me me te berit tellallin, politikes se djallit Berisha. Jane mijra njerez te vrare e te gjymtyer nga marrite komuniste te alia-hoxha-nano-berisha-godo-e soj e soj sorrollopesh qe i shkojne pas per propagande bajate e per mbushje koalicionesh bastarde te lidhura ngushte me korrupsinonin dhe krimin. Mjaft me, teorive te tellallit i ka shkue koha me shoke, prandaj mjaft me. Nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallauz.

  3. Kur flitet per torturen eshte sa humane aq edhe njerezore, por kur kerkohet te perfitohet duke anashkaluar viktimat qe sollen e po sjellin terrorriste eshte dicka qe duhet menduar thelle, ne teresine e te qenurit humanist, kujto mijra te vrare e qe po vriten nga kjo marri e bindu se humanizmi per to eshte ne skajin e tij, apo eshte ne minimume per to.

    Te flasesh per humanizmin ne te gjithe dimensjonet e tij duhet kohe, por kur shikon koka te ndare nga trupat e trupa te kthyer ne copeza si kafshet eshte marri te mendosh se ka vend per humanizem zyrtar apo parash e posti nen dor. Luftrat boterore i nisen ekstremet e djathta dhe te majta bashke, por dhe nje qendrim indiferent, apo human i mosnderhyrejes.

    Tortura vertet eshte mjeti i se kaluares primitive e i dhimshem, por jo i pa mundeshem e i kontrollueshem per njerezit me faje makabre, sic jane terrorristet. Terrorristet dhe ushqyesit e tyre duhen te ndeshkohen me te gjithe forcen e ligjit. Cdo tentative per zbutjen e tij do te ishte nje grusht i rende ndaj viktimave te ketij terrorri si dhe ndaj Lirise e Demokracise.

    Te falesh eshte njerezore, por te perkedhelesh per humanizem persekutoret eshte mekat. Liria e Demokracia mbrohet jo duke dale ne pazar e shkelur mbi viktimat e terrorrit ne emer te humanizmit, por duke i nderuar viktimat dhe ndeshkuar persekutoret me ashpersine me te madhe te ligjit, ky eshte Shteti Ligjor dhe Shteti i se Drejtes.

  4. Te flasesh per punonjesit e punen e CIA-s dhe per sakrificat e tyre per te ruajtur Lirine e Demokracine duhen nete dimri, prandaj askush ne emer te humanizmit te mos tentoje te fshehe gjurmet e ujkut qe vazhdon te shqyej, duke kritikuar gjahtaret qe kalojne nete pa gjume ne xhunglat e kohes per te kapur a vrare ujqerit qe perdite gjakosin e marrin jete njerezish. Rrespekt e mirenjohje per punonjesit e CIA-s qe punojne e sakrifikojne prej vitesh per te ruajtur e mbrojtur Lirine e Demokracine e amerikaneve, nje enderr e mbetur per popujt e shtypur nga diktaturat komuniste.

  5. O Kosta Durrsaku!
    Po te tregoj o i shkrete se as torba e Edi Rames, as torba e grisur e Sales tend nuk mund te nxejne Ambasadorin e nderuar Amerikan ne Shqiperi.

    Zotni Whithers nuk eshte si amabasadoret e Sales qe kapen me thase me droge gjithandej. I nderuari ambasador Whithers eshte caktuar nga burrat e ditur te shtetit te madh Amerikan e jo nga klanet fshatare.

    Meqenese nuk te rrihet pa zhgarravitur, kur te fillosh me zhgarravite thirri pak asaj mendje te vockel qe ke.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: