Posted by: isabelacocoli | May 11, 2009

Çfarë duhet bërë me 12 milion imigrantë të paligjshëm në SHBA?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

immigration_graphic_genericPër shumë çështje, Presidenti Barak Obama ka vepruar me shpejtësi për të përmbushur premtimet që bëri gjatë fushatës, por për reformën e imigracionit ai është matur dukshëm. Më 29 prill, në konferencën e shtypit për 100 ditët e tij të para në detyrë, zoti Obama, bëri të ditur një ndryshim të theksuar në zbatimin e politikës së imigracionit, dhe pikërisht vënien në shënjestër të punëdhënësve dhe jo të punëtorëve pa dokumente.
 
Presidenti Obama ka bindjen se sistemi liberal amerikan i imigracionit mund të përmirësohet vetëm duke lënë mënjanë politikën dhe duke ofruar një zgjidhje të plotë që përfshin sigurimin e kufijve, zbatimin e ligjeve dhe riafirmimin e trashëgimisë së Shteteve të Bashkuara si një vend imigrantësh. Presidenti beson gjithashtu se politika amerikane e imigracionit duhet të lidhet ngushtë me interesin ekonomik të Shteteve të Bashkuara, si dhe me interesat më të mira të punonjësve amerikane.

 
Më specifikisht, plani i Presidentit Obama përfshin: (1) Kontroll më të fortë të kufijve, duke investuar për shtimin e patrullës kufitare, përmirësimin e infrastrukturës dhe teknologjisë në pikat tokësore dhe detare të kalimit. (2) Riorganizimin e administratës së imigracionit dhe lehtësimin e imigracionit të ligjshëm, me qëllim që familjet të qendrojnë të bashkuara. (3) Eliminimin e stimujve për hyrjen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, duke ndaluar punëdhënësit të marrin në punë njerëz pa dokumente dhe duke zbatuar me rigorozitet ligjin. (4) Lejimin e imigrantëve pa dokumente që të paguajnë një gjobë, të mësojnë anglisht, të regjistorhen dhe të presin radhën për t’u bërë shtetas amerikanë. (5) Nxitjen e zhvillimit ekonomik në Meksikë për të ngritjen e standardit të jetesës në atë vend, që kufizon imigrimin ilegal.

Shumë njerëz, përfshirë edhe ligjvënës amerikanë, mendojnë se sistemi liberal i imigracionit mund të koregjohet me një paketë gjithëpërfshirëse reformash që do të miratohej pa vonesë nga Kongresi. Por kjo nuk është një çështje e lehtë për t’u zgjidhur dhe ka qënë tradicionalisht një prej atyre që i ka ndarë partitë politike. Madje për këtë çështje nuk ka as edhe një qendrim të shumicës. Rreth një e treta e amerikanëve mbështesin një ligj për t’u hapur rrugën imigrantëve të paligjshëm që të bëhen shtetas, një e treta tjetër janë kategorikisht kundër, ndërsa një e treta e fundit nuk kanë një qendrim të prerë, ata e pranojnë se status quoja nuk është përshtatëshme dhe duan një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por nga ana tjetër janë të irituar me qeverinë që nuk ka ndalur imigracionin e paligjshëm.

Por problemi kryesor është se si të trajtohet statusi i rreth 12 milionë punonjësve pa dokumente që ndodhen në Shtetet e Bashkuara me ligjet aktualisht në fuqi.

Nesti, një nga diskutantët në Blogun tonë, sugjeron legalizimin e tyre duke argumentuar se ai do të zhbllokonte fonde të konsiderueshme te me se 6 milion nga 12 milion prej tyre, do të permirësonte imazhin e Shteteve të Bashkuara shume shpejt dhe se këta imigrantë do të shërbenin si element nxitës në se investitorët duan të investojnë, pasi kostoja e punës së gjallë që sot është e lartë, vetëm kështu bëhet atraktive në atë treg, në të kundërt edhe investimet nuk do të jenë me fluks të lartë, etj.

Ftojmë Nestin të argumentojë “etj.” dhe diskutantë të tjerë të shprehin mendimet dhe sugjerimet e tyre për politikën amerikane të imigracionit, pavarësisht nëse jetojnë ose jo në Shtetet e Bashkuara.


Responses

  1. Ligjet e emigrimit duhen rregulluar, por pa u ndeshur me te drejtat dhe lirite e njeriut. Kur ndigjon se ne Amerike ka 12 miljon emigrante te paligjshem qe nuk plotesojne ligjet ne fuqi, do te thote se midis problemeve ka edhe 12 miljon probleme te pazgjidhura qe bejne nje problem domethenes, pa harruar edhe 12 miljon pune te zeza qe shtetit i grabisin ne heshtje miljona dollare taksa si detyrim per te punesuarit apo vetpunesuarit. Emigracioni eshte nje problem i zgjidhshem kur ka mendje qe vertet prokupohen per nje realitet qe shikohet e merret ne konsiderate.

  2. Te ndetuar zotrinj te ZERIT TE AMERIKES!
    Jeni me te vertete nje staf i mrekullueshem, nje burim informacioni shume i besueshem, prandaj edhe ju ndjekim thuajse cdo dite ne emisionin ne shqip.

    Lexova ne nje te perditeshme shqiptare lajmin se senatoret Amerikane deposituan dje nje projekte-ligj qe synon bashkimin e emigranteve qe jetojne ne SHBA me familjet e tyre, te ndare per vite te tera, propozuar nga ikona e Partise Demokrate TED KENNEDY.

    A keni mundesi te na sqaroni me shume rreth ketij projektligji, sepse edhe une kam 7 vjete qe pres te bashkohem me djalin qe jeton ne Shqiperi, por qe eshte mbi 21 vjec dhe i pa martuar.

    Presim shume nga administrata e Zotit OBAMA qe te reformoje ligjet e emigracionit sepse mendoj qe familje emigrantesh te forta dhe te bashkuara ndihmojne ne ate qe komunitetet te jene te qendrueshme, te punojne fort, te paguajne taksat dhe te krijojne vende pune.

    Ju uroj gjithe te mirat, gjithe stafit tuaj!
    Me nderime Ali Gjikola Boston Massachusets

  3. I bashkangjitem para shkruajtesit te komentit per emigrimin e ligjshem, sepse dhe une kam nje djale 26 vjec, beqar. Kam ardhur me Green Card ne 1/14/2008. Presim me shume nga administrata e PRESIDENTIT OBAMA, se te bashkuar do te punojme me fort sepse jemi punesuar vet nga shteti, ketu s’marim ndihma, punojme dhe i pergjigjemi vete me pune. MUND te na jepet n’do nje klauzole ne baze te rregullave te ketij SHTETI, EMIGRACIONIT te ligjshem? Mbetem ne pritje te pergjigjes tuaj me pozitive. JU uroj suksese ketij stafi.
    Me respekt
    SUZANA FUCIA
    Chicago Illinois USA
    5237 W Addison St., #3b
    Chicago, IL 60641-3359

  4. Presim shum nga presidenti i ri

  5. I bashkangjitem mendimit se emigrimi në SHBA është një ide ku emigranti i llogarit të gjitha vështirësitë që paraqiten për të berë një jetë më të mirë, prandaj merr çdo vendim për të ikur nga vendi i lindjes.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: