Posted by: isabelacocoli | May 12, 2009

SHBA: Ulja e kostos së shërbimit shëndetësor në mospërputhje me logjikën e ekonomisë së tregut!

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

health_costsShtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë se 2 trilion dollarë në vit për shërbimin shëndetësor që përbën rreth 16% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të vendit. Shpenzimet u rritën 6.2% vitin e kaluar dhe me këtë ritëm, sipas parashikimeve qeveritare, pritet që shpenzimet në vitin 2018 të kapin shumën 4,4 trilion dollarë. Megjithë këtë shumë shpenzimesh për kujdesin shëndetësor, rreth 47 milionë amerikanë nuk kanë sigurime shëndetësore, ndërkohë një numër në rritje punonjësisht po mbeten pa punë dhe në të njejtën kohë edhe pa sigurime shëndetësore.

Më 11 maj 2009 Presidenti Barak Obama organizoi një takim që për disa përbën një prej treguesve më premtues për reformën në sektorin e shëndetësisë dhe jo vetëm për faktin se është fjala për një kursim prej 2 trilion dollarësh në koston e shërbimit shëndetësor për një periudhë 10-vjeçare, por se pjesë e kësaj nisme ishin edhe përfaqësues të spitaleve, të sigurimeve shëndetësore, të kompanive të pajisve mjeksore dhe farmaceutike, të sindikatave punëtore dhe vetë mjekëve, të cilët diskutuan masa të shumta që po merren për të ulur koston e shërbimit shëndetësor në të gjithë sektorët. 

Por është pikërisht pjesëmarrja e përfaqësuesve të këtyre industrive dhe ulja e kostos që kritikët thonë se e bën të pabesueshme këtë nismë, pasi kemi të bëjmë me një hap që bie ndesh me interesin e tyre imediat në ekonominë e tregut, që është fitimi.

Health_Expenditures

Sipas Presidentit Obama, mbledhja ishte “jashtëzakonisht produktive”, pasi ata bënë një premtim të pashembullt për të shkurtuar koston e shërbimit shëndetësor me 1.5% në vit, nga 2010 deri në 2019. Në këtë kuadër, Shtëpia e Bardhë llogarit që pas pesë vjetësh familjet amerikane prej katër vetësh do të paguajnë 2500 dollarë më pak në vit për shpenzimet shëndetësore.

Por nuk është ende e qartë, nëse administrata Obama do të jetë në gjendje t’i bëjë të detyrueshme dhe rrjedhimisht të zbatueshme premtimet e grupeve të ndyshme të industrisë së shëndetësisë. Në çfarë forme do të mbulojnë këto grupe humbjen monetare në kuadrin e këtij plani? Për momentin, kësaj nisme i mungojnë hollësitë, përfshirë edhe atë të kostos fillestare për t’u vënë në zbatim, që shumë thonë se do të jetë ndjeshëm e lartë.

health_meetingPresidenti Obama theksoi gjithashtu se kostoja e shërbimit shëndetësor “ka dalë jashtë kontrollit” dhe se “reforma nuk është një kërkesë luksi që mund të shtyhet”. Por në qoftë se zbatohet një plan i tillë, kjo do të thotë se vendi do të shpenzonte 2 trilion dollarë më pak nga sa ishte parashikuar gjatë 10 vjetëve të ardhëshëm, shumë nga e cila qeveria federale do të akumulonte mes 500 miliardë dhe 1 trilion dollarë, për të paguar shërbimet shëndetësore për të moshuarit.

Krahas lehtësimit të kostos për familjet amerikane, kjo do të ndihmonte edhe në zgjidhjen e problemit të deficitit të madh buxhetor të Shteteve të Bashkuara, që deri në fund të këtij viti pritet të kapë shumën e 1.84 trilion dollarëve.


Responses

  1. Sigurimi shendetesor eshte pjese e kultures njerezore dhe progres per vendin, e si i tille, ne cdo progres te tij ne te mire te popullit ai duhet perkrahur dhe mbeshtetur per te pasur nje te ardhme akoma me te shendoshe e te lumtur. Pershendetje Presidentit Obama, stafit dhe mbshtetesve te tij per nismat qe kane marre ne mbrojtje te shendetit dhe mireqenjes se popullit. Nje bote eshte e sigurte kur ka politikane progresiste e njerez te shendetshem, e kur politika nuk e harron ne asnje moment te qenurit rregullator i jetes ne cdo qeleze te vendit.

  2. Logjika e ekonomise se tregut asht balanca oferte-kerkese dhe jo fitimi. Ne shkollat komuniste na msonin se logjika e ekonomise kapitaliste ishte fitimi.

  3. Per Guest

    Nuk mund te quhet ekonomi tregu aty ku te Drejtat e Lirite e Njeriut cungohen apo tjetersohen nen mundesite e shtetasve, e ku ne emer te fitimit, te pangopesise luan bixhoz me fatet e shtetasve.

    Krizat nuk i solli humanizmi, por ajo ekonomi tregu qe diktoi mbi politiken nga pangopesia e saj per para e fitime te pa merituara.

    […] e komunizmit te shperdare neper bote po bejne te marrosurin ne emer te ekonomise se tregut, per hir te parase se piset.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: