Posted by: isabelacocoli | May 18, 2009

Drejtori i CIA-s përgënjeshtron deklaratat e Nenci Pelosit

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

Panetta_CIAKryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nenci Pelosi, gjatë një konference me gazetarët më 14 maj 2009, akuzoi zyrtarët e zbulimt se i kishin dhënë “informacion të pasaktë dhe jo të plotë” për përdorimin e simulimit të mbytjes dhe praktika të tjera të ashpëra hetimi nga administrata Bush, duke thënë se zyrtarët e Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA, janë fajtorë “për keqinformimin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara”.

Zonja Pelosi hodhi gjithashtu poshtë sugjerimet se ajo kishte bashkëpunuar në një fare mënyre me administratën Bush, vetëm për faktin se ajo dhe të tjerët në Kongres ishin informuar për praktikat e torturave dhe theksoi se Kongresi ishte i pafushiqëm për ta ndalur administratën në praktikën e saj.

Pelosi_CIAPor deklarata e saj bie ndesh me një raport të zbulimit, paraqitur kongresit në fillim të majit në të cilin thuhet se zonja Pelosi, demokrate nga Kalifornia, ishte informuar për teknikat komplekse të hetimeve “të praktikuara” në shtator të vitit 2002, një muaj më para përdorimit të teknikës së simulimit të mbytjes me ujë ndaj të dyshuarit për terrorizëm, Abu Zubaidehut.

Madje Drejtori i CIA-s, Leon Paneta, një nga ish zyrtarët e administratës Klinton, u dërgoi një mesazh shumë të fortë punonjësve, në të cilin mbron agjencinë ndaj kritikave të zonjës Pelosi dhe i udhëzon prerazi ata të vazhdojnë punën e tyre. “Nuk është politika apo praktika jonë të keqinformojmë Kongresin. Ajo është kundër ligjeve dhe vlerave tona. Siç ka raportuar më parë Agjencia për pyetjet e Kongresit, të dhënat tona të shtatorit 2002 tregojnë se zyrtarët e CIA-s informuan saktësisht për hetimin e Abu Zubaidehut, duke përshkruar ‘teknikat komplekse që ishin përdorur’. Më në fund është në kompetencë të Kongresit të vlerësojë gjithë të dhënat dhe të nxjerrë konkluzionet e tij për çfarë ka ndodhur”, thotë zoti Paneta në mesazin e tij, që iu transmetua medias nga zyra e shtypit e CIA-s.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nenci Pelosi, u detyrua të përgjigjet me një deklaratë delikate në të cilën mbështet punën e komunitetit amerikan të zbulimit dhe thotë se kritikat e saj i drejtoheshin administratës Bush dhe jo zyrtarëve të CIA-s. “Ne të gjithë kemi respektin më të madh për dedikimin e burrave dhe grave të komunitetit tonë të zbulimit, i cili është thellësisht i angazhuar për sigurinë e popullit amerikan. Kritika ime i drejtohej vetëm administratës Bush që nuk informoi si duhej Kongresin. Unë kam respekt për të gjithë ata në komunitetin e zbulimit që punojnë për sigurinë e vendit tonë. Me rëndësi tani është që ne të jemi të bashkuar në angazhimin tonë për sigurinë e vendit dhe unë do të vazhdoj ta përqendroj vemendjen në mënyrën se si Kongresi ushtron përgjegjësitë e tij të kontrollit”, thotë zonja Pelosi në deklaratën e saj.

Gingrich_ABCNë një intervistë me kanalin televiziv ABC, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingriç, republikan nga Xhorxhia, tha se zonja Pelosi “ka gënjyer në Dhomën e Përfaqësueve dhe mendoj se është detyrimi absolut i Dhomës të hapë hetimet ndaj saj dhe shpresoj që të vendosë për një gjë të tillë”. Zoti Gingriç e karakterizoi zonjën Pelosi si një politikane të paskrupullt që i shfrytëzon linjat partiake për qëllimet e saj të ngushta. “Ka vetëm dy variante mbrojtëse. Fakti është se ajo ose nuk ka bërë punën e saj, ose e ka bërë atë dhe tani ka frikë të thotë të vërtetën”.

Por aktualisht mesazhi politik duket se është shumë më i fuqishëm, pasi tani përplasja është tepër serioze mes kongresistes më të fuqishme demokrate dhe një prej zyrtarëve më të lartë të administratës Obama. “Uashingtoni ka patur një traditë të vjetër”, thekson në mesazhin e tij Drejtori i CIA-s Leon Paneta. “Ajo daton para shërbimit tim me këtë institucion të shkëlqyer dhe do të vazhdojë edhe pasi unë të largohem prej këtej”. Pavarësisht nga përkatësia partiake, zoti Paneta bëri atë që do të bënte çdo drejtor tjetër për të forcuar moralin e një agjencie që, me të drejtë apo pa të drejtë, është vënë në shënjestër të kritikave, por që nga gjithë të dhënat është ndoshta agjencia me nivelin më të lartë arsimor dhe profesional në gjithë qeverinë federale amerikane.


Responses

  1. Pershendetje Drejtorit te CIA-s qe i referohet dokumentave ne kohe, e jo llafeve si grate llafazane qe duan te flasin por nuk dine c’thone.

  2. Te flasesh eshte njera ane por te pranosh te hetohesh eshte ndershmeri: Deklaratat e nje pas njeshme te Nensi Pelozit ne lidhje me akuzat ne drejtim te CIA-s kerkojne ndergjegje, mbajtje pergjegjesie dhe te drejten per verifikim mbi vertetesine e tyre, ne te kunderten motoja komuniste si “perca e sundo,e rrej rrej se dicka do te mbetet” po gjen vend edhe ne politiken Amerikane, e veprome te tilla jane ne dem te sigurise e paqes ne Bote.

    Te flasesh e te mbajsh eshte pergjegjesi e ndershmeri, por te flasesh e te mos pranosh te drejten per t’u ballafaquar e verifikuar me fakte, eshte marrri e lufte per pushtet e para te pamerituar. Demokratet kurrsesi nuk duhet te bllokojne te drejten per te hetuar ne lidhje me deklaratat e leshuara nga Pelozi ne adrese te CIA-s, cdo bllokim ndaj nje te drejte kushtetuese eshte shkelje qe nuk duhet lejuar.

    Vetem ne vendet ish komuniste ndodhin gjera te tilla, si pershembull ne Shqiperi ku ligjet i bejne te korruptuarit e te lidhurit me boten e korrupsionit e te krimit. Kongresmene e Senatore ruajeni Ameriken nga karjeristet, te krekosurit, kapricozet e individet qe ne emer te poltronit kekojne te vendosin unin. Populli Amerikan ka votuar per Lirine e Demokracine Amerikane si simbol i Paqes kudo ne Bote. Zonja e Zoterinj ruajeni Ate!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: