Posted by: isabelacocoli | May 27, 2009

Sonja Sotomajor, realizimi i ëndërrës amerikane

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

Biden_Obama_SotomayorPresidenti Barak Obama zgjodhi anëtaren e Gjykatës Federale të Apeleve, Sonja Maria Sotomajor, kandidate për Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar atë “një grua frymëzuese” që zotëron intelektin dhe pasionin për të interpretuar kushtetutën me zgjuarsi. Ceremonia e njoftimit të kanditurës së saj në Shtëpinë e Bardhë kishte një pamje diversiteti, me presidentin e pare zezak që emëronte anëtarin e pare hispanik të Gjykatës, dhe nënpresidentin Xho Bajden, i bardhë.

Presidenti Obama theksoi se gjykatësja Sotomajor ka më shumë përvojë si gjykatëse se çdo kanditat kur është emëruar për në Gjykatën e Lartë dhe vuri në dukje se ajo ka fituar “respektin e kolegëve në gjykatë, admirimin e shumë juristëve që kanë mbrojtur çështje para saj, si dhe adhurimin e ndihmësve të saj, që e kanë parë atë si mentore”. Në prezantimin e tij, Presidenti Obama tha se Sotomajor “në rrugën e saj ndeshi bariera të mëdha, kapërceu paragjykimet dhe jetoi ëndërrën amerikane që solli prindërit e saj në këtë vend shumë kohë më parë”.

Obama Supreme CourtDuke qendruar në krah të Presidentit dhe Nënpresidentit në Shtëpinë e Bardhë, në fjalën e saj të falenderimit, zonja Sotomajor vlerësoi emërimin si nderimin më të madh që i bëhej në jetën e saj, duke thënë se “nuk do të harrojë kurrë se çfarë peshe do të kishin për njerëzit, bizneset dhe qeverinë” vendimet e saj. 54-vjeçarja Sotomajor tha se përvoja e jetës dhe prejardhja hispanike ndikuan që ajo të punonte si gjykatëse.

BronxSonja Sotomajor lindi në Nju Jork në një familje portorikane dhe u rrit në një zonë të varfër të lagjes Bronx. Në moshën 8 vjeçare ajo u diagnostikua me diabet dhe kur ajo ishte vetëm 9 vjeç, babai i vdes në moshën 42 vjeçare.   Sonja dhe i vëllai, Huan, i cili ushtron profesionin e mjekut në Sirakuzë të Nju Jorkut, u rritën nën kujdesin e nënës, e cila punonte si infermjere. Sotomayor është diplomuar summa cum laude nga Universiteti Princeton dhe Fakulteti Juridik i Universitetit Yale, ku ishte edhe redaktore e revistës juridike “Yale Review”, dy prej universiteteve më të mira të Amerikës.

Sonja Sotomajor e filloi karierën e saj ligjore në vitin 1979 si nënprokurore qarku në Nju Jork dhe më vonë punoi si avokate për një kompani private. Në vitin 1992, presidenti republikan Xhorxh Herbert Uoker Bush e emëroi atë si gjykatëse federale në Nju Jork, ndërsa në vitin 1998, presidenti demokrat Bill Klinton e emëroi në gjykatën e apelit. Gjykimi i saj më i njohur ishte ai i vitit 1995, kur vendosi në favor të lojtarëve të bejsbollit që ishin ankuar ndaj pronarëve të ekipit, duke i dhënë kështu fund grevës që kishte shkaktuar ndërprerjen e kampionatit një vit më parë.

Nëse nuk del ndonjë e papritur, Senati amerikan ka të ngjarë ta miratojë kandidaturën e saj, meqë demokratët përbëjnë shumicën, dhe ajo do të jetë gruaja e dytë në Gjykatë krahas gjykatëses Ruth Bader Ginsburg, si dhe gruaja e tretë në historinë e Gjykatës së Lartë amerikane. Analistët thonë se prania e Sotomajorit në Gjykatën e Lartë nuk do ta prekte balancën e saj ideologjike, pasi ajo do të zëvendësojë gjykatësin Dejvid Suter, i cili del në pension në qershor dhe që ka votuar në shumicën e rasteve në krahun e liberalëve.

Presidenti Obama i bëri thirrje Senatit ta konfirmojë gjykatësen Sotomajor para fillimit të sesionit të ardhëshëm të Gjykatës së Lartë në tetor dhe theksoi me qëllim faktin se ajo është miratuar nga Senati dy herë gjatë karierës së saj. Shtatë nga republikanët që janë aktualisht në Senat votuan në favor të konfirmimit të saj për gjykatën e apeleve në vitin 1998. Dy konfirmimet e fundit në Gjykatën e Lartë ai i gjykatësit Xhon Roberts, tani kryetar i saj, dhe ai i gjykatësit Samuel Alito, zgjatën respektivisht 73 dhe 93 ditë.


Responses

  1. Më duket se Zonja Sonja është në postin e merituar. Është për të përshëndetur propozimin e saj duke e ditur se ajo ka prindërit me prejardhje portorikane, që erdhën në SHBA gjatë Luftës së II Botërore. Pra SHBA duhet të japë liri më të mëdha nominimeve të këtilla edhe për ato me origjinë joamerikane me reformimin e ligjeve që ndalojnë të njejtën për shkaqe të aspektit kohor të rezidentit të huaj. SHBA me këto lloj gërshetimesh kombëtare në postet kyçe të administratës juridiko- shtetërore merr tiparet e një shteti të avancuar dhe të mirëfilltë.

  2. I highly enjoyed reading your blogpost, keep up creating such exciting stuff!!


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: