Posted by: isabelacocoli | June 26, 2009

Michael Jackson, gjeni i muzikës, ikonë e pasionit dhe krijimtarisë së një epoke

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

 

michael_jackson_thrillerMichael Jackson, një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohëve, lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Duke komentuar për humbjen e tij, Sër Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatës Sony tha se “Michael Jackson ishte një poet-muzikant lirik i shkëlqyer i brezit të tij, një gjeni, muzika e të cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinë e një epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan përjetësisht skenën e muzikës”.

Michael ishte nga ato talente mahnitëse që rallëherë vinë në jetë. Pesë nga albumet solo të Jackson-it, “Off the Wall”, “Thriller”, “Bad”, “Dangerous” dhe “HIStory” janë nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Gjatë karierës së tij të jashtëzakonëshme, 13 nga këngët e tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milion incizime të interpretimeve të tij në gjithë botën dhe ai u pëfshi dy herë në Hollin e Famës Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, “Artist i shekullit”.

Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958 në Gary të Indianës, i shtati ndër nëntë fëmijë. Ai fitoi famë në vitet 60-të si këngëtari kryesor i kompleksit Jackson Five, një grup shumë i suksesshëm i muzikës pop, i përbërë nga Michael-i dhe katër vëllezër të tij. Me zërin e tij unik dhe kërcimin karakteristik “moonwalk” (shkarrje mbrapsht që krijon përshtypjen e ecjes përpara), Jackson u bë këngëtari solo me disqet më të shitura të të gjitha kohëve. Në fillim të viteve 80-të, ai e shndëroi videon muzikore në formë arti me krijime të tilla si “Billie Jean”, “Beat It” dhe albumin e tij epik “Thriller”. Tingulli i Jackson-it, stili dhe mënyra e tij e kërcimit frymëzuan breza të tërë artistësh më të rinj të muzikës pop, soul, R&B dhe hip-hop.

Me gjithë famën dhe suksesin e tij financiar, Michael Jackson-i bëri një jetë të mbylluar. Ai kishte disa shtëpi, përfshirë “Neverland”, një pallat në Kaliforni me kopështin e tij zoologjik dhe një park lodrash për fëmijë. Michael shpesh argëtonte fëmijët dhe gjithmonë e hapte shtëpinë e tij për aktiviteve bamirëse në shërbim të tyre. Gazetarët e kanë përshkruar atë si një njeri që jetonte në botën imagjinare që krijoi vetë dhe kanë komentuar se kjo ishte përpjekja e tij për të rifituar fëmijërinë e humbur. Shumë njerëz besojnë se Jackson-i u përpoq gjithë jetën e tij për fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga fëmijë dhe duke e parë jetën dhe punën me pafajësinë e një fëmije.

Por suksesi i Jackson-it shpesh u zbeh nga trazirat në jetën e tij private. Ai u akuzua dy herë për abuzim seksual të djemve të vegjël dhe për një akt të tillë, ndaj tij u ngrit një padi gjyqsore në vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet më vonë, por reputacioni i tij mbeti i njollosur.

Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq papritur më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos të Kalifornisë, në moshën 50 vjeçare dhe pak para fillimit turneut të tij me një koncert në Londër. Ai u deklarua i vdekur dy orë pasi u çua nga shtëpia e tij në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë, pasi pësoi një ndalim zemre në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. I vëllai i Michael Jacksonit, këngëtari Jermaine Jackson, u tha gazetarëve se një ekip mjekësor, përfshirë edhe mjekun personal të Michael-it, u përpoqën ta sjellin në jetë artistin si në shtëpi ashtu edhe në spital. Një zëdhënës i zyrës së morgut në Los Anxhelos tha se trupit do t’i bëhet autopsia më 26 qershor, por rezultatet priten pas 6-8 javësh.


Responses

  1. Me pelqeu se tepermi ky shkrim per informacionin e shumte dhe konciz dhe te them te drejten me beri te lexoj edhe te tjeret, se nuk e kisha hapur me pare kete blog. Lexova me kenaqesi dhe kureshtje shkrimet tuaja per ceshtjet shqiptare dhe me terhoqi se tepermi stili juaj analitik. Kam nje verrejtje te vogel, nese mund ta quaj te tille, do te doja te shikoja me shume shkrime nga ju per ceshtje shqiptare.
    Me respekt
    Besmiri

  2. Majkell Xhekson lindi e ndricoi si nje komete por qe u shua shua shpejt. Majkell do te mbetet nje yll per muziken pop.

  3. Majkell Xhakson do te ngelet i madh per gjithe historine e njerezimit.

  4. Artikulli shume i qelluar dhe realist, por deshiroja qe nga ju zonja Isabela te kishim nje rubrike te vecante per jeten politike dhe ekonomike te Shqiperise. Ne cdo aspekt te jetes, qe sa me shume te emancipohet shoqeria shqiptare, se ka nje rendesi te vecante kjo. Pershendetje

  5. Un nuk besoj se michael jackosn ka vdekur por me mer mandja se e kane fshehur dikun michael jackson por si kamunder qe mbreti i muzikes te vdes nuk eshte e munder…michael jackosn ka qene i pari dhe i pari do te mbese?

  6. I pershendes ato te gjithe qe e dojne michael jackson… por ato qe se dojne kurr di te lumtura mos paqin?>I LOVE MICHAEL JACKSON FOREVER

  7. TI KE QENE NJE ILL I MIR DHE KI ME QENE PER GJITHMONE TE DUA DERI NE VDEKJE MICHAEL JACKSON EDHE UNE ME NXI PRES QE TE VDES QE TE VI TEK TI ATJE LART NE PARAJSE…

  8. michellllll gjaksonnnnnnnnnnnnnnnnnn ma i miri


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: