Posted by: isabelacocoli | September 18, 2009

Përplasja Obama – Wilson në Kongresin amerikan

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

joe_wilsonNë një incident të pazakontë në Kongresin amerikan, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, i la të habitur shumë vëzhgues kur i tha “ti gënjen” Presidentit Barak Obama në mes të fjalimit të mërkurën më 9 shtator 2009. Presidenti po fliste për reformën në shëndetësi në një sesion të përbashkët të të dy dhomave të Kongesit në të cilin tha se ligjet për kujdesin shëndetësor nuk u ofrojnë mbulim falas imigrantëve të paligjshëm.

Pak pasi Presidenti Obama përfundoi fjalimin, zoti Wilson i telefonoi Shtëpisë së Bardhë me një apologji për komentin e tij “të papërshtatshëm dhe për të ardhur keq”, siç u shpreh ai, dhe tha më pas se Presidenti “pranoi apologjinë time dhe çështja është e mbylluar”. Sipas zotit Wilson, zyrtarët e administratës e mirëpritën me mirënjohje apologjinë dhe theksuan nevojën për “një diskutim të qytetëruar” të çështjeve.

Megjithatë, e ndarë në linja partiake, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të martën, më 15 shtator , një rezulutë qortuese me 240 vota pro dhe 179 kundër, për sjelljen e kongresmenit Wilson gjatë fajlimit të Presidentit Obama që po transmetohej nga televizioni në gjithë vendin. Rezoluta u hodh në votë me këmbënguljen e demokratëve, të cilët argumentuan se ligjvënësi nga Karolina e Jugut kishte shkelur rregullat bazë të mbledhjes dhe të sjelljes së qytetëruar me shpërthimin e tij ndaj Presidentit Obama. Republikanët e karakterizuan votimin të motivuar politikisht dhe humbje kohe e shpërdorim të parave të taksapaguesve.

Zyra e Historianit të Dhomës së Përfaqësuesve tha se rezoluta është akti i parë i tillë i Dhomës në historinë e saj 220 vjeçare që një anëtar i saj qortohet pse ngre zërin ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara mban fjalim. Rezoluta qortuese është më e lehta ndër masat disiplinore që mund të marrë Dhoma e Përfaqësuesve ndaj anëtarëve të saj, krahasuar me censurën dhe përjashtimin.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, ish presidenti amerikan, Jimmy Carter, fitues i Çmimit Nobel të Paqes, iu bashkua zërave se racizmi është faktori kryesor në themel të pjesës më të madhe të kritikave ndaj Presidentit Obama. “Unë kam jetuar në Jug dhe e kam parë se Jugu ka evoluar dukshëm, por prirjet raciste ende janë të pranishme atje dhe për mendimin tij tani kanë nxjerrë krye përsëri”, tha zoti Carter në një intervistë televizive me kanalin televiziv NBC News më 15 shtator. Por Shtëpia e Bardhë i është shmangur këtij diskutimi. “Presidenti nuk beson se kritaikat ndaj tij e kanë burimin tek ngjyra e lëkurës”, tha sekretari i shtypit, Robert Gibbs dhe shtoi se zoti Obama nuk e ka diskutuar këtë çështje me zotin Carter.

Komentet e ish presidentit Jimmy Carter u bënë objekt kritikash nga shumë njerëz, mes tyre edhe ligjvënës afrikano-amerikanë dhe udhëheqës të këtij komuniteti në Shtetet e Bashkuara që thanë se të kritikosh politikat e presidentit nuk ka lidhje me racizmin. Komenti i zotit Carter se shpërthimi i kongresmenit Joe Wilson “ti gënjen” është i lidhur me racën, indinjoi edhe të birin e tij, Alan Wilson, veteran i luftës në Irak, i cili tha se “nuk ka asnjë dozë racizmi tek babai im. Ai as nuk qesh me anekdotat pa shije” që kanë të bëjnë me racën.


Responses

  1. Hey, I read a lot of blogs on a daily basis and for the most part, people lack substance but, I just wanted to make a quick comment to say GREAT blog!…..I”ll be checking in on a regularly now….Keep up the good work! :)

    Përkthimi:
    Hei, lexoj shumë blogje çdo ditë dhe në shumicën e rasteve njerëzve u mungon substanca. Do të doja të bëja një koment të shkurtër, bllog i shkëlqyer!…..Unë do ta ndjek këtë rregullisht tani….Vazhdoni punën e mirë që bëni! :)

  2. Ju jeni drita e jon. Ju faleminderit shum. Knaqesi esht me ju degju se ju informoni demokratikisht. Qofshit me shendet. Shum urime per ju dhe Gezuar festat e fund vitit.
    Sali Rrustemi, Miratoc, Preshev.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: