Posted by: isabelacocoli | September 30, 2009

A do t’i sigurojë Presidenti Obama fitoren Çikagos?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

58376016Qytetari më i famshëm në botë i Çikagos, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është vënë në krye të përpjekjeve që qyteti të mirëpresë Lojrat Olimpike verore të 2016. Zoti Obama merr pjesë më 2 tetor 2009 në takimin e Komisionit Ndërkombëtar Olimpik në Kopenhagë në mbështetje të Çikagos për t’u bërë mikpritësi i këtyre lojrave. Vendimi i tij për të qënë presidenti i parë amerikan që mban fjalim para Komisionit Olimpik është një nder i madh për lëvizjen olimpike, por një mbështetje edhe më e madhe për Çikagon.

Presidenti Obama e mori vendimin për të shkuar në Kopenhagë vetëm kur Mbreti Huan Karlos i Spanjës, Presidenti i Brazilit Luis Inacio Lula De Silva dhe Kryeministri i Japonisë Jukio Hatojama kishin deklaruar se do të ndodheshin në Kopenhagë ditën që Komisioni Olimpik do të votojë për qytetin ku do të mbahen Lojrat Olimpike Verore të 2016 mes katër kandidatëve, Çikagos, Rio Dezhaneiros, Madridit dhe Tokios. Secili prej qyteteve do të paraqesë për 70 minuta argumentet e tij para anëtarëve të Komisionit se pse ai është më i miri për t’u zgjedhur. Anëtarët e Komisionit do të votojnë pasdite për fituesin.

Prania e Presidentit Obama pritet të ndikojë tek disa anëtarë të Komisionit Olimpik të ndërojnë mendim dhe t’ia japin votën Çikagos, të entuziasmuar që kanë rastin të shohin nga afër Presidentin amerikan. Zoti Obama ka qënë mbështes i flaktë i kandidaturës së Çikagos që kur ishte senator i Illinoit dhe javët e fundit ai ka bërë telefonata të shumta për të ndihmuar që ky qytet, të cilin ai e bëri vendbanimin e tij, të ketë shanse më të mira për të fituar.

Michelle_IOCNdërkohë, zonja e parë Mishell Obama mbërriti në Kopenhagë më 30 shtator 2009 për të shprehur mbështetjen për qytetin e saj të lindjes që të fitojë garën për të organizuar Lojrat Olimpike të 2016. Si kryetare e delegacionit të Çikagos dhe përfaqësuese e presidentit amerikan, deri kur ai të shkojë në Kopenhagë më 2 tetor, ajo ka në plan të takohet me sa më shumë anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar Olimpik për t’i bindur ata të votojnë për Çikagon.

Zonja Obama ka avantazhin se i njeh mirë lagjet e Çikagos ku mund të mbahen Lojrat Olimpike, pasi u rrit në zonën jugore të qytetit dhe jetoi jo larg stadiumit olimpik para se të vendosej në Uashington. Gazmore, elegante dhe tepër e sukseshme, ajo është mes atyre pak njerëzve që mund të rivalizojnë popullaritetin e bashkëshortit të saj, Presidentit Barak Obama.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: