Posted by: isabelacocoli | November 5, 2009

Le të mos harrojmë Murin e Berlinit

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

East Galery, BerlinNë mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilometrash rreth enklavës demokratike të Berlinit Perëndimor u hap dhe më pas u shemb, e së bashku me të edhe sistemi komunist i Gjermanisë Lindore. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës, por veçanërisht në Evropën Lindore, ku sistemet komuniste ranë njeri pas tjetrit.

Që prej atëhere, të gjitha këto vende janë përpjekur të ballafaqojnë të kaluarën komuniste, por më e sukseshmja prej tyre ka qënë vetë Gjermania, duke filluar me hapjen e dosjeve të Stasit dhe gjykimin e udhëheqjes komuniste për krimet e kryera gjatë diktaturës.  Një rol të madh pati edhe opozita gjermanolindore.  Vende të tjera ende jetojnë me haluçinacionet e asaj periudhe të zymtë, pa patur kurajon civile ta dënojnë plotësisht atë dhe të bëjnë publike të vëretën e asaj që ndodhi për mëse ngjysmë shekulli dhe si e pse ndodhi. Madje, ka edhe nga ata që çuditërisht mendojnë se jeta ishte më e mirë në atë periudhë.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria e Republikës Demokratike Gjermane, siç vetquhej ajo, u dha urdhër më shumë se 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të rrethonin me tela me gjemba kufirin, duke lënë vetën 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përfocua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni dhe 302 kulla vëzhgimi.  71 tunele numërohen të jenë ndërtuar nën Murin e Berlinit, shumica nga perëndimi në lindje, nga ata që kishin arritur të arratiseshin dhe më pas ishin përpjekur të shpëtonin edhe pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre. 

Opinioni perëndimor shprehu indinjatën e tij të fuqishme ndaj kësaj mendësie barbare.  Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit. “Në botën e lirisë, pronuncimi më me krenari ishte ‘Jam berlinez’, tha presidenti Kennedy. Ky fjalim konsiderohet një nga momentet më të shënuara të Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1987, një tjetër president i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev t’i jepte fund ndarjes së qytetit. “Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse synon paqen, nëse synon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse synon liberalizimin, eja tek kjo portë. Zoti Gorbachev, hape këtë portë. Zoti Gorbachev, shëmbe këtë mur”.

Nga ajo barierë e zymtë e lirisë, në anën e Lindjes, në Berlin ka mbetur tani vetëm ajo që quhet Galeria Lindore, një pjesë muri me gjatësi 1300 metrash, i dekoruar në vitin 1990 nga 118 artistë nga 21 vende. Galeria u shpall monument historik nga Bashkia e Berlinit në vitin 1992, ndërsa pjesa tjetër e Murit që rrethonte Berlinin Perëndimor është e shënuar me gurë përgjatë vijës ku dikur ngrihej ai, si kujtesë e përherëshme e asaj që nuk duhet harruar për të mos u përsëritur.

Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin, 5000 gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor dhe më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore.


Responses

  1. Un mendoj se premtimet e PDK-së janë vetëm gënjeshtra sepse ata kurr nuk i kan mbajt premtimet e tyre. Por jo edhe PDK-ja por te gjitha partit nuk i kan mbajt premtimet, vetem deri sa e kan fituar mandatin dhe më nuk jane interesuar per popullin qe e lën mbas dore. Kjo ishte e tëra per sa me perket mua.

  2. Muri i Berlinit shembi sistemin komunist ne Gjermanine Lindore po jo xhaketat e kthyera te diktaturave ne Europen postkomuniste. Shikoni cfar demokracie po ndertojne mbetjet e pampersat e diktatures enveriste ne Shqiperi apo gjetke,e binduni se shembja e Murit te Berlinit ishte per gjermanet e jo shqiptaret qe sot e kesaj dite vazhdojne te vuajne ne daren e pergjakur te komunizmit e te bijve e mostrave te tij.

    Nuk mund te reklamosh se ne Shqiperi ka demokraci, kur prona grabitet nga pushteti politik e bota e korrupsionit dhe e krimit, kur Kushtetuta kthehet ne nje leter higjenike,dhe politika qeverisese i ben avokatine djajve me brire, ku riciklohen parlamente, qeveri si dhe nje drejtesi te lidhura ngushte me boten e korrupsionit e te krimit, nuk mund te pretendohet per shtet ligjor e jo me per Liri e Demokraci te vertete.

    Vetem kur te shkulen nga rrenjet xhaketat e kthyera te diktatures komunisto-enveriste dhe pamparsat e saj, vetem atehere mund te reklamohet e pretendohet per shtet ligjor e Liri e Demokraci. Binduni e besoni, ky eshte rrealiteti i politikes shqiptare.

  3. SHQIPERIA ESHTE NE UDHEKRYQ DHE SHBA DUHET TE NDERHYJE ME CDO METODE TE STABILIZOJE GJENDJEN NE SHQIPERI. KOMUNISTI I FUNDIT NE BALLKAN PO E VJEDH E SHKATERRON VENDIN TONE. SALI-FASLLIC-GERDECI ESHTE PERGJEGJES PER VRASJEN EDHE TE BISNESMENIT SHQIPTARO-AMERIKAN PASI KY I FUNDIT IMPLIKOI DIREKT FAMILJEN E SALES NE TRAGJEDINE E GERDECIT. NE SHQIPERI DUHET TE HIQET MURI KOMUNIST QE VAZHDON TE MBAJE VENDIN LARG EUROPES E SHBA DHE KY MUR NUK HIQET NESE NUK LAGOHET ME FORCE KOMUNISTI I FUNDIT NGA PUSHTETI.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: