Posted by: isabelacocoli | September 30, 2009

A do t’i sigurojë Presidenti Obama fitoren Çikagos?

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

58376016Qytetari më i famshëm në botë i Çikagos, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është vënë në krye të përpjekjeve që qyteti të mirëpresë Lojrat Olimpike verore të 2016. Zoti Obama merr pjesë më 2 tetor 2009 në takimin e Komisionit Ndërkombëtar Olimpik në Kopenhagë në mbështetje të Çikagos për t’u bërë mikpritësi i këtyre lojrave. Vendimi i tij për të qënë presidenti i parë amerikan që mban fjalim para Komisionit Olimpik është një nder i madh për lëvizjen olimpike, por një mbështetje edhe më e madhe për Çikagon.

Presidenti Obama e mori vendimin për të shkuar në Kopenhagë vetëm kur Mbreti Huan Karlos i Spanjës, Presidenti i Brazilit Luis Inacio Lula De Silva dhe Kryeministri i Japonisë Jukio Hatojama kishin deklaruar se do të ndodheshin në Kopenhagë ditën që Komisioni Olimpik do të votojë për qytetin ku do të mbahen Lojrat Olimpike Verore të 2016 mes katër kandidatëve, Çikagos, Rio Dezhaneiros, Madridit dhe Tokios. Secili prej qyteteve do të paraqesë për 70 minuta argumentet e tij para anëtarëve të Komisionit se pse ai është më i miri për t’u zgjedhur. Anëtarët e Komisionit do të votojnë pasdite për fituesin. Read More…

Posted by: isabelacocoli | September 18, 2009

Përplasja Obama – Wilson në Kongresin amerikan

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

joe_wilsonNë një incident të pazakontë në Kongresin amerikan, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut, i la të habitur shumë vëzhgues kur i tha “ti gënjen” Presidentit Barak Obama në mes të fjalimit të mërkurën më 9 shtator 2009. Presidenti po fliste për reformën në shëndetësi në një sesion të përbashkët të të dy dhomave të Kongesit në të cilin tha se ligjet për kujdesin shëndetësor nuk u ofrojnë mbulim falas imigrantëve të paligjshëm.

Pak pasi Presidenti Obama përfundoi fjalimin, zoti Wilson i telefonoi Shtëpisë së Bardhë me një apologji për komentin e tij “të papërshtatshëm dhe për të ardhur keq”, siç u shpreh ai, dhe tha më pas se Presidenti “pranoi apologjinë time dhe çështja është e mbylluar”. Sipas zotit Wilson, zyrtarët e administratës e mirëpritën me mirënjohje apologjinë dhe theksuan nevojën për “një diskutim të qytetëruar” të çështjeve. Read More…

Posted by: isabelacocoli | August 31, 2009

Cheney kategorikisht kundër hetimit të zyrtarëve të CIA-s

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

dick_cheneyMe një gjuhë të ashpër dhe aspak të rezervuar, ish zv/presidenti i Shteteve të Bashkura, Richard Cheney, akuzoi Presidentin Barack Obama se po krijon “një precedent të tmerrshëm” me fillimin e hetimeve “tejet tendencioze, me motive politike ndaj administratës paraardhëse” dhe tepër të dëmshëm për sigurimin kombëtar amerikan. Analistët thonë se me këto kritika zoti Cheney vuri në diskutim aftësinë e zotit Obama për të qënë komandat i përgjithëshëm i forcave amerikane. Administrata Obama nuk ka reaguar ndaj kritikave të ish zv/presidentit.

Zoti Cheney u intervistua më 30 gusht 2009 nga “Fox News Sunday”, disa ditë pasi Prokurori i Përgjithëshëm, Eric Holder dha urdhër për fillimin e hetimeve të zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Zbulimit , CIA, që dyshohen se tejkaluan direktivat e administratës Bush për teknikat e pranueshme të marrjes në pyetje të të ndaluarve për terrorizëm. Urdhëri përkoi me raportin e inspektorit të përgjithëshëm të CIA-s për përdorimin e të ashtuquajturave “tenika të avancuara hetimi” në vitit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Read More…

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

kennedySenator Edward Moore Kennedy i shtetit Massachusetts, politikani që u bë i njohur si “luani liberal i Senatit” amerikan, një prej senatorëve më me influencë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vdiq më 25 gusht 2009 në shtëpinë e tij në Hyannis Port pas një beteje një vjeçare me kancerin në tru, në moshën 77 vjeçare.

“Ne humbën zemrën e pazëvendësueshme të familjes dhe dritën e gëzimit të jetës tonë, por frymëzimi i besimit, optimismi dhe këmbëngulja e tij do të jetojnë në zemrat tona përgjithmonë. Ai e donte këtë vend dhe e vuri gjithë jetën në shërbim të tij”, u shpreh familja në një njoftim për publikun. Read More…

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

 

michael_jackson_thrillerMichael Jackson, një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohëve, lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Duke komentuar për humbjen e tij, Sër Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatës Sony tha se “Michael Jackson ishte një poet-muzikant lirik i shkëlqyer i brezit të tij, një gjeni, muzika e të cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinë e një epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij artistik e ndryshuan përjetësisht skenën e muzikës”.

Michael ishte nga ato talente mahnitëse që rallëherë vinë në jetë. Pesë nga albumet solo të Jackson-it, “Off the Wall”, “Thriller”, “Bad”, “Dangerous” dhe “HIStory” janë nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Gjatë karierës së tij të jashtëzakonëshme, 13 nga këngët e tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milion incizime të interpretimeve të tij në gjithë botën dhe ai u pëfshi dy herë në Hollin e Famës Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, “Artist i shekullit”. Read More…

« Newer Posts - Older Posts »

Categories