Posted by: isabelacocoli | December 23, 2008

Saga e Dosjeve në Shqipëri, reagojnë SHBA, Këshilli i Evropës, OSBE

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

dosjetShtetet e Bashkuara shprehën shqetësim për miratimin e Ligjit për Pastërtinë e Figurave të Zyrtarëve nga Parlamenti i Shqipërisë.  Duke folur  në konferencën e rregullt për shtyp (23 dhjetor 2008),  Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shon Mekormek, tha se këto shqetësime ia ka ngritur qeverisë shqiptare ndihmës sekretari i shtetit Daniel Frid. Shqipëria është duke u ballafaquar me historinë e saj, tha ai, por ajo duhet të sigurojë që në këtë proces të mos i përjashtojë njerëzit nga jeta e përditëshme në vend.

 

Në një deklaratë për shtypin (23 dhjetor), Sekretari i Përgjithëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis, thotë se Ligji për  Pastërtinë e Figurave “u miratua me nxitim… dhe vetëm faktori kohë krijon terren për shqetësim se ligji do të shkaktojë më shumë padrejtësi se sa do të rregullojë”.

 
Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkur në Tiranë, thotë në deklaratërn e saj se “ky ligj ngre pikëpyetje serioze ligjore, qeverisëse, dhe kushtetuese tek partnerët ndërkombëtarë përfshirë Shtetet e Bashkuara”. Shtetet e Bashkuara e OSBE-ja i bënë thirrje Parlamentit të Shqipërisë ta shtynte votimin.  OSBE-ja tha se ai ngre probleme serioze kushtetuese.

 

Më 22 dhjetor 2008, Parlamenti i Shqipërisë miratoi një ligj të debatueshëm, i cili nuk lejon të mbajnë poste publike njerëz të lidhur me policinë brutale sekrete të periudhës së komunizmit.  Ligji për Pastërtinë e Figurës u miratua megjithë bojkotimin e votimit nga pothuajse gjysma e anëtarëve të Parlamentit, shumica e tyre të Partisë Socialiste. Argumenti i opozitës socialiste ishte se Kryeministri Sali Berisha do ta shfrytëzojë ligjin kundër kundërshtarëve të tij politikë.  Ndërsa argumenti i përkrahësve të ligjit  është se ka ardhur koha që Shqipëria të vetpastrohet nga e kaluara shtypëse staliniste nën diktaturën e Enver Hoxhës.

 

Dhjetra mijëra shqiptarë u ekzekutuan ose u burgosën nga Sigurimi i Shtetit,  nga viti 1944 e deri në vitin 1990.

 

Po a kanë mbetur vallë mjaft dokumente që të evidentojnë krimet e komunizmit shqiptar në të gjitha instancat e tij vepruese për gjysmë shekulli?

 

Komunizmi shqiptar asgjësonte pa mëshirë çdo shprehje, sado të vogël, të lirive të individit: të fjalës, të shtypit, të fesë, të bindjeve politike, të organizimit, të lëvizjes së lirë, etj.  Për të asgjësuar liritë e individit, me qëllim që të konsolidonin dhe të mbanin pushtetin me çdo kusht, komunistët shqiptarë organizuan spiunimin masiv të popullatës, institucionet e përndjekjes dhe të depersonalizimit si dhe institucionalizimin e asgjësimit, të burgosjes dhe të internimit, etj.  Ky krim massiv kërkonte edhe një arkivë masive të veçantë dhe për çdo person.

 

Mendohet se komunizmi shqiptar mund të ketë asgjësuar një pjesë të mirë të dokumentacionit që provonte  aktivitetitin e tij kriminal dhe spiunimin masiv të popullatës, sepse ai aktivitet nuk e kishte burimin vetëm në  ideologjinë komuniste, por ai vinte edhe si rezultat i pushtetit të pakufizuar dhe formacionit psikopatik e kriminal  të bandës drejtuese komuniste.

 

Në vëndet e tjera të Evropës Lindore, problemi i hapjes së dosjeve, si një hap i domosdoshëm në procesin e dekomunistizimit, si për shembull në Gjermaninë Lindore,  u përballua me një moralitet të përgjegjshëm, me ndjenjën e fajit ndaj popullit dhe me përgjegjësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare  dhe vazhdimësinë e tyre.  Ata i hapën dosjet që populli të kishte mundësinë të njihte dhe të dënonte krimin dhe fajtorët, sipas ligjit, sepse kështu garantohej më mirë  pajtimi kombëtar për të shëruar sa më shpejt plagët e thella të krimeve të komunizmit.  Koha provoi se Shqipëria është shumë larg shembullit gjermanolindor.

 

Hapja e dosjeve në vend që t’i shërbente pajtimit kombëtar dhe  rimëkëmbjes morale të popullit dhe kombit shqiptar duket se po ndikon për të kundërtën duke i dëmtuar ato.  Aq më i madh do të jetë dëmi nëse politika shqiptare e përdor “fantazmën dosje” si mekanizëm elektoral.

 

Është pa dyshim detyrimi i udhëheqjes shqiptare të zbulojë, pa humbur më kohë, të vërtetën e dosjeve, cilado qoftë ajo, për të mbyllur një herë e mirë një kapitull të dhimbshën dhe të hidhur në ndërgjegjen e kombit.  Në qoftë se hapja e dosjeve, pas rreth 20 vjetësh operacionesh mbi to, nuk evidenton krimet e komunizmit shqiptar, që njihet si forma më barbare e komunizmit në Evropën Lindore, është udhëheqja shqiptare pas-komuniste që do të mbajë mbi vete përgjegjësinë për mos ndëshkimin e kriminalitetit,  si dhe përgjegjësinë  për lojën e mashtrimit dhe shantazhit lidhur me hapjen dhe mos-hapjen e  dosjeve.

 

Vetëm hapja e dosjeve dhe jo në mënyrë selektive, do të ndihmonte në çlirimin e psikologjisë sociale të  popullit shqiptar nga “fantazma dosje”.


Responses

  1. Çeshtja e pastertise se figurave, krimeve te komuinizmit apo dosjeve te spiuneve tashme po kthehet ne nje instrument politike, i cili nuk ka aq lidhje me te verteten komuniste dhe me vuajtjet e shtresave te persekutuara. Instrumentalizimi i kesaj ceshtjeje eshte i dukshem per sa kohe diskutimi nxirret ne skene e behet objekt i jetes politike sa here qe politikanet synojne te mbrojne interesat e tyre.

    Ne gati 20 vite tranzicion shume pak eshte bere per shtresen e margjinalizuar te te persekutuarve, ndersa ata dhe e kalura e tyre jane perdorur nga te dy krahet e politikes ne menyre te paskrupullt. Per kete shtrese pervec faktit, qe per rreth 20 vite u nxorren disa kuota per te vazhduar studimet ne universitet, e drejte kjo e mohuar kategorikisht ne sistemin komunist, u shperndane edhe shuma simbolike ne letra me vlere, te cilat asnje here nuk e kane patur vleren e tyre nominale ne treg, asgje tjeter nuk eshte bere. Ne kete rast ishte dashur se pari te ishte kryer lustracioni dhe njekohesisht te perdorej sistemi i njohur “afirmative action” per integrimin e kesaj kategorie.

    Pavaresish nga sa ka ndodhur, lustracioni eshte domosdoshmeri. Ai nuk mund te konsiderohet i kapercyer dhe te hidhet ne harrese. Pavaresisht kohes qe ka kaluar ish-shtetaret komuniste vijojne te drejtojne jeten politike, ekonomike dhe organet me te rendesishme te shtetit edhe sot. Ata nuk mund te drejtojne, te moralizojne e te pretendojne se jane reformuar vetem pse kane nderuar forme e fjalor. Ligji dhe procesi i lustracionit duhet kryer, sidmos ne drejtesi e politike. Kjo eshte imediate. Koha e humbur nuk mund te jete justifikim per te mos e kryer kete detyrim moral, historik e te domosdoshem per zhvillimin e vendit.

  2. NJERZIT E MBARE BEJNE SHQIPERI PER SE MBARI

    Shqiperine nuk mund ta ndreqin ata qe e shkateruan, dosjet s’mund t’i hapin ata qe i krijuan, pastrimin e figures se politikanit nuk mund ta beje ai me figure te ndotur. Shqiperine per se mbari nuk mund ta beje ai qe e beri per se mbrapthi o pinjolle nga po keto renje. Shqiperine per se mbari e bejne njerezit me gjenetike per se mbari, njerzit e mbare.

    Ligor Luarasi, SHBA

  3. Te besosh ne ndershmerine e vazhdimesise komuniste te korruptuar dhe kriminale per ndershmeri njerezore ne politikberjen shqiptare eshte si te besosh se nje kriminel serial nuk ben me krime. Paturpesia e […] e komunistit Sali Ram Berisha bashke me parlamentare, mbartes te pseudonimeve dhe marrise komuniste, arriti kulmin kur me fanatizmin ne emer te poltronit, parase se korrupsionit e krimit nuk perfillen keshillat e diplomateve Amerikane dhe Europiane, por vazhduan si dikur ne kohen e diktatures enveriste qe ne emer te ideve komuniste grabiste e vriste popullin e saj dhe injoroi kontributin e dhene ne rimekembjen e popullit shqiptar si para dhe gjate luftes nga Amerika dhe vendet e Europes Perendimore, duke e izoluar Shqiperine nga bota perendimore. […]

    Fatkeqesi për popullin shqiptar, qe akoma politiken e vendit e mban monopol vazhdimesia kriminale komuniste dhe pampersat e saj […] vazhdojne t’i sherbejne marrise korruptive dhe kriminale te komunizmit, qe kurrsesi nuk mund te tregoje ndershmeri e drejtesi duke hapur dosjet qe vete marria komuniste i krijoi. Bisha komuniste ne agoni kerkon te perfitoje moral njerezor, duke futur ne lojen e vet edhe ca ish te denuar politike […] qe kurrsesi nuk mund te perfaqesojne ish te denuarit dhe te persekutuarit e vertete politike.

    Ligji i dosjeve, i perpiluar ne labirrinthet e zyrat komuniste nder vite si dhe i votuar nga komunisti Sali Ram Berisha e mostrat e tij te vazhdimesise komuniste kriminale ne parlamentin shqiptar qe kerkojne me metodat me brutale te trasheguara nga e kaluara komuniste, [ka per qellim] te mbroje korrupsionin dhe krimin qe tashme ka zaptuar pothuajse te kater pushtetet, por [nuk eshte] kursesi per ish te denuarit e te perndjekurit politike qe vazhdojne prej mese 18 vitesh te vuajne nen demagogjite e riciklimeve te parlamenteve dhe qeverive te lidhura me korrupsionin e krimin.

    Vetem shporrja nga politikberja e komunisteve dhe pampersave te saj eshte hapja me e ndershme e dosjeve qe e shpeton shqiptarin nga barbarite e rradhes komuniste.

  4. Komunisti Sali Berisha, pasi mashtroi, grabiti dhe vrau qindra shqiptare te pafajshem, duke ushqyer poltronet e parlamentit e qeverise me punonjes dhe bashkepunetore te ish sigurimit famekeq te diktatures komunisto-enveriste, me ligjin e dosjeve kerkon te mbuloje korrupsionin dhe krimin qe ka perfshire ate dhe administraten e tij ne kete tranzicion te tejzgjatur nga [diktatura]komuniste.

    Komunisti Sali Berisha dhe klani i tij, si gjithmone vazhdojne te shajne komunizmin e te derdhin lote krokodili per te mashtruar prene e rradhes. Ligji i dosjeve nuk sherben per te ndeshkuar krimet e komunizmit dhe as autoret e tyre, por per te mbajtur ne pushtet njerezit qe dirigjohen nga komunizmi banditesk e kriminal, per te ruajtur pushtetin e korrupsionit dhe krimit.

  5. Ligji i dosjeve eshte mashtrimi i radhes se klaneve kriminale komuniste. Cirren komunistet per hapjen e dosjeve e iso mbajne me ta persekutore e bashkepunetore ne krimet makabre te komunizmit te bera nder vite. Tashme koha po verteton se shqiptaret e nderkombetaret nuk e hane me ‘sapunin per dhjathe’ te servirur nga vazhdimesia kriminale komuniste me mbushjet e saj.

    Populli shqiptar ka kohe qe e ka kuptuar perse dosjet nuk jane hapur ne fillimet e demokracise alla komuniste shqiptare, nga qe dosjet ishin tejmbushur me emrat e ish nomenklatures se larte kriminale komuniste e sekretareve te tyre ne rrethe e ne baze, te tipit hoxha-alia-ruci-gjinushi-nano-berisha-godo-xhuveli-mejdani-topi-rama-mediu-pollo-topalli-veliaj-ngjela etj, si dhe te nje morie pronaresh te medias vizive e te shkruar, qe u priten me nderime e servilizem nga [disa brenda dhe jashte Shqiperise].

    Dosjet duhet te ishin hapur me kohe dhe mbajteist e pseudonimeve, […] nuk do te kishin qene prezent ne parlament e qeveri, dhe as nuk do te kishin furnizuar diasporen nder vite me [me elemente te paskrupullt]. Ligjin e dosjeve nuk mund ta ideojne dhe ligjerojne komuniste e bashkepunetore qe i ideuan, krijuan, apo i pervetesuan dosjet, as dhe presekutoret qe masakruan pjesen me vitale te kombit tone nd[r vite e qe vazhdojne te jene prezent pothuajse ne te kater pushtetet ne Shqiperi.

    Cdo gje e ideuar dhe ligjeruar prej tyre nuk eshte gje tjeter vetem nje mashtrim i rradhes se mostres komuniste kriminale. Populli se shpejti do ta ndeshkoje me voten e tij dhe Shteti i se Drejtes do ti vendose ne bangen e akuzes per krimet e tyre makabre.

  6. Mua do te me pelqente te beja nje krahasim me shtetin ku une jetoj, Greqine. Sikunder dhe Greqia mbas me shume se 50 vjetesh u kujtua per varrezat e ushtareve te rene ne token shqiptare, ashtu dhe [Kryeministri Sali Berisha] u kujtua me ne fund per ligjin e dosjeve. Une nuk dua te pozicionohem per ligjin, por me duket i pavlere per shtresen e ulet qe ska gje ne dore. Perse duhet nje ligj kur eshte i destinuar te deshtoje, kur nuk gjen zbatim? Por une nuk do te kisha shkruar ndonje koment sikur te mos qe nderhyrja amerikane. Per mua kush eshte anti-amerikan eshte nje anti-shqiptar. Per mua kush eshte anti-amerikan eshte nje mosmirnjohes, nje i pa bese…etj. Nacionalizmi shqiptar duhet ta akuzoje Sali komunistin sepse me amerikanet e ka RAST te PERSERITUR

  7. Problemi i dosjeve ne Shqiperi eshte nje tentative e deshperuar e politikaneve per te larguar vemendjen e opinionit publik nga problemet e verteta qe ka Shqiperia, sic jane papunesia, varferia, mungesa e energjise elektrike, katastrofa ne spitale, arsimi, etj.


Leave a comment

Categories