Posted by: isabelacocoli | January 5, 2010

Sigurimi i aeroporteve në SHBA

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

Administrata e Presidentit Obama bëri të ditur më 3 janar 2009 se çdo udhëtar që hyn në Shtetet e Bashkuara nga 14 vende që mbështesin terrorizmin, mes të cilëve Irani, Pakistani, Arabia Saudite, Nigeria dhe Jemeni do t’i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm në aeroport, përfshi edhe kontrollin trupor. Amerikanët dhe udhëtarët e tjerë që nuk vinë nëpërmjet këtyre vendeve do të kontrollohen dhe skanohen me përzgjedhje.

Masat e reja merren në përgjigje të një tentative shpërthimi në një avion të shoqërisë amerikane Northwest që udhëtonte nga Amsterdami në Detroit ditën e Krishtlindjes. Grupet e të drejtave civile janë shprehur kundër këtyre masave, duke thënë se është praktikë e gabuar që udhëtarët të trajtohen ndryshe për shkak të kombësisë së tyre. Debati përqendrohet në çështjen nëse rregulli i ri është një etiketim i padrejtë mbi baza nacionale apo një masë e zgjuar për të parandaluar terrorizmin?

Një pjesë e pjesëmarrësve në debat thonë se trajtimi i diferencuar i udhëtarëve është praktikë e gabuar dhe aspak rezultative, është moralisht indinjuese dhe nuk e bën Amerikën më të sigurt. Ata argumentojnë se në listën e vendeve të dyshimta përfshihet Kuba, por jo Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nga vinin rrëmbyesit e avionëve që u përdorën për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Ky grup debatuesish thonë se politika e institucionalizimit të përkatësisë kombëtare nuk mbështetet në të dhëna të mirëfillata të zbulimit, por është një zgjidhje e lehtë që i duhet administratës për t’u justifikuar se po bën diçka. Madje, mes tyre ka edhe sarkastikë që thonë se masa të tilla nuk janë asgjë më pak se sa një spektakël teatral sigurie.

Nga ana tjetër e debatiti qendrojnë ata që thonë se përqendrimi i vemendjes tek udhëtarët që vinë nga 13 vende myslimane dhe Kuba është një veprim i zgjuar, duke patur parasysh se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me ekstremistët islamikë. Edhe ky grup vë në pikpyetje përjashtimin nga lista të Egjiptit, Indonezisë dhe disa vendeve të tjera me shumicë myslimane, por në përgjigjësi i vlerëson pozitivisht masat si një fillim të mirë.

Presidenti Barack Obama u takua më 5 janar 2010 me këshilltarët e tij të lartë për të diskutuar gjendjen e sigurisë në aeroportet amerikane pas përpjekjeve për të hedhur në erë avionin e linjës Northwest ditën e Krishtlindjeve. Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Homeland Security Secretary Janet Napolitano, Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit (CIA) dhe Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) ishin mes atyre që morrën pjesë në mbledhjen e mbajtur në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.


Responses

  1. Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës në Tiranë Nga Gazeta Sot e Dt 29-09-2011

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurim


Leave a comment

Categories