Posted by: isabelacocoli | February 11, 2010

Zbulimi i një varri masiv në Malin e Dajtit

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington


Një bir që endet duke gërmuar për të gjetur eshtrat e babait të tij të pushkatuar gjatë viteve të rregjimit komunist në Shqipëri. Në një farë forme ai arrin t’i marrë informacion një prej anëtarëve të togës së ekzekutimit, tani në moshë të thyer, se eshtrat e një grupi njerëzish janë diku në Malin e Dajtit. Sipas artikujve të ditëve të fundit në shtypin shqiptar, të afërmit e personave të ekzekutuar thonë se bëhet fjalë për disa mijëra burra e gra të vrarë që nuk u dihet varri.

Kanë kaluar tashmë rreth 20 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri dhe ende nuk janë zbardhur krimet e këtij rregjimi të urryer në atë formë që do ta çlironte shoqërinë shqiptare nga haluçinacionet e krimeve nga më të rëndat që përjetoi Evropa Lindore e Qendrore për një periudhë të konsiderueshme të shekullit të 20-të. Çështja e “varrit masiv” në Dajt po hetohet, por nga kush? Sipas shtypit shqiptar nga i biri i një prej drejtorëve të degëve të punëve të brendëshme dhe nipi i një prej ish anëtarëve të Byrosë Politike, Hysni Kapo, të dy autorë ose bashkëpunëtorë të këtyre krimeve.

Me siguri në arkivat e shtetit shqiptar ekziston informacion i mjaftueshëm për vendndodhjen e të ekzekutuarve, por mungon vullneti i mirë i udhëheqësve shqiptarë të pas kumunizmit për ta hapur, shqyrtuar deri në themel dhe për t’i dhënë një zgjidhje dinjitoze këtij problemi që nuk mund të lihet pezull pafundësisht. Sa më shpejt aq më mirë do të ishte për një shtet, një shoqëri që aspiron të integrohet në familjen evropiane.

Ka mjaft shembuj në vendet ish komuniste, ku njerëz që u shërbyen rregjimeve komuniste kanë patur kurajon civile të flasin hapur për krimet e kryera në atë periudhë, përmes librave apo deklaratave publike e forma të tjera komunikimi. Ka patur edhe nga ata, më pak kurajozë që kanë informuar në mënyrë anonime për t’i çuar të interesuarit drejt të vërtetës së hidhur por të domosdoshme për ata që kërkojnë të dashurit e zhdukur pa lënë gjurmë. Madje, do të ishte në interesin e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që edhe në Shipëri të vendosej një praktikë e tillë kundër frikës nga e kaluara.

Nëse keni informacion për fakte të tilla, ju mund ta lini atë edhe në email-in e Zërit të Amerikës shqip@voanews.com apo në këtë bllog. Email-i dhe personi juaj do të mbeten anonimë.
 

Responses

  1. E verteta eshte se ne e hapim plagen e rende te krimeve te komunizmit, sa here shohim qe gjerat nuk shkojne ashtu sic duhet ne te tashmen. Kete e bejme vetem per te larguar vemendjen nga problemet e dites dhe marifetet e tjera.

    Keshtu ndodhi dhe me rastin e Dajtit qe lindi nga nje veprim spontan. Para ketij fakti askush nuk u kujtua per dite memoriali apo per institut ne nderim te viktimave. Dhe me e keqja eshte se kete e bejme ne menyre selektive vetem per ndonje figure qe per momentin nuk sillet sipas kopjonit.

    Por ka edhe te tjere me poste te rendesishme per te cilet nuk flitet fare, madje jane shnderruar ne OMBUDSMAN te te drejtave te njeriut ne Shqiperi.

  2. Varet masive te viktimave te diktatures komuniste-enveriste ne Shqiperi askush nuk ka te drejte ti perdore per lojra politike sa here qe ia kerkon poltroni…..Nese do te kishte nje vullnet te mire nga politikanet e xhaketave te kthyera te diktatures enveriste te klaneve korruptive e kriminale si nano-berisha-meta, apo te rames ne hije, varret masive do te kishin kohe qe do te kishin nje emer e jo te perdoren sa here te kene nevoje per anarshi, mbrojtje apo perfitime persekutoret e ndihmesit e tyre ne keto krime makabre te bera nder vite qe i hedhin ato si asin nen menge per te ruajtur poltronet e botes se korrupsionit e te krimit ne te kater pushtetet ne Shqiperi. Booooll me. Populli thote se “nje fshat qe duket nuk ka nevoje per kallauz”. Beso e bindu.

  3. Duhet qe Berisha i pari te jape doreheqjen.

  4. Ju uroj ne rradhe te pare per te kete variant te ri.

    Ju jeni i vetmi stacion ku mundet qytetari te shkruaje hapur e sinqerisht pa rezerva, por pa pasur pasoja. Neqoftese une do jap nje mendim ne cfardo organi shtypi apo edhe ne nje formun, do te te germojne te te vene epitete Komunist, apo Demokrat, apo Socialist. Kete te keqe ne nuk po e kalojme dot, eshte per te ardhur keq, por me e keqja eshte se nuk po mesojme asgje nga eksperienca juaj e shkelqyer ne kete drejtim. Edhe njehre urime.

  5. Sistemi post komunist i vendosur pas renies se komunizmit ne Shqiperi eshte totalisht sistem i kontrolluar nga Ramiz Alia dhe familja Hoxha. Nepermes levave te sigurta Nano-Berisha, ata jo vetem qe kane fituar rehabilitimin por kane forcuar komanden dhe kontrollojne cdo instance te pushteteve.

    Tragjedite e komunizmit duhet te hetohen nga nje komision nderkombetar, pasi t’i besosh Berishes eshte, sic themi ne shqiptaret, “Ti varesh ujkut melcite ne qafe”. Berisha eshte komuniste dhe mbrojtes i komunizmit, krimit te organizuar dhe trafiqeve.

    Kockat e te persekutuarve politike nuk duhet te behen mburoje e pushtetit te pinjolleve te diktarurs komuniste. Nano-Berisha kane vene ne funksion edhe ketu ne SHBA rrjetin famekeq te ish Drejtorise se Jashteme te Sigurimit me Nacional Komunistet me qellim percarjen e komunitetit shqiptar per te mos u dhene rast te lobojne per denimin e krimeve te komunizmit.

  6. BERISHA – NANO – META – dhe Klani i tyre. Keta KOKRA duhen te ikin nga bota POLITIKE se shteti shqiptar i perket te gjitheve dhe duhet respektuar ekzistenca e tij. Shqiperia nuk mund te ket paqe dhe prosperitet pa nje bashkepunim te partive kryesore dhe qe te bahet e mundur kjo duhet qe keto KOKRA te heshtin per gjithmon dhe te respektohen rregullat e ligjet e vendit per te gjithe SHQIPTARET pa dallim feje – krahine – ideje – perpara LIGJIT te gjithe njesoj dhe te punohet nga te dyja Partite si PD – PS me shum DINJITET te madh. adrian hajdinaj

  7. A KENI NDONJI KUNDERSHTIM
    by Adrian Hajdinaj on Wednesday, January 26, 2011 at 11:02am

    Shikoni vetem qeverine aktuale dhe te kuptoni se cfare u ndryshua nga 1990:

    1. Sali Berisha – ish sekretar ne spital i PPSH, komunist
    2. Ilir Meta – background totalisht nga FAMIJA komuniste, nga familjet e 1 ne SKRAPAR, njerez dhe besnik te PPSH
    3. Genc pollo – Djali i historianit me komunist Stefanaq Pollo
    4. Bujar Nishani ( Mehmeti) ish oficer enverist ne kohen e heqjes se bustit te diktatorit
    5. Sokol Olldashi – nip i anetarit te KQ Dashnor Mamaqi (besoj se e njofin se kush ka qen Z. MAMAQI )
    6. Edmond Haxhinasto – ish komunist me teser PPSH dhe enverist i FLAKT
    7. Petrit Vasili – ish komunist dhe enverist dhe nip i nje BLLOKMENI
    8.Jozefina Topalli – e kush nuk e njeh ne SHKODER XHOZIN dhe BEMAT e saj
    9. Genc Ruli- i biri i kolonelit te sigurimit dhe KOMUNIST
    10. Ridvan Bode- kooperativist enverist dhe kandidat per antar PPSH

    A keni ndonje kundershtim ?

    Kjo eshte fatkeqesia e popullit shqiptar, sepse ne sot udhehiqemi akoma nga KOMUNISTA dhe nga niprit e ish BLLOKMENEVE. adrian hajdinaj

  8. PALACOJA i DEMOKRACIS
    by Adrian Hajdinaj on Monday, January 24, 2011 at 4:53pm
    Me vjen shume keq kur shikoj shtetin tim qe eshte katandisur nje shtet diktatorial si Azerbajxhani dhe Billorusia. Komandohet nga nje vrases dhe diktator i cmendur si SALI BERISHA qe per te mbajtur pushtetin ne 1997 vrau mbi 5000 njerez dhe sot ne 2011 po ben te njejten gje. Ky kriminel duhet te mbaje pergjisi per keto qe po ben. SALI BERISHA akuzohet dhe duhet denuar per vrasje e 3 VIKTIMAVE te pafajshem qe u vran nga dora e padukshme e SALI BERISHES. Ushtari juaj z. SALI eshte dhe ILIR META i akuzuar per VEPREN PENALE per korupsion dhe te gjithe hajdutet e tjere qe jan ne QEVERIN tuaj dhe degjoni o VELLEZER SHQIPTARE, po i lame te lire si ne kohen e 97-98 es keta MOSTRTA do ta kthejne SHQIPRINE si ne regjimin e DIKTATORIT PINOCET dhe qe do lulzoje si CIBAN ne mes te EUROPES. Sali Berisha eshte njeri i shkolluar ne komunizem dhe truri i tij eshte gjithmon i FOKUSUAR ne ARMIQTE “NE PUCISTE” dhe ne GRUSHT SHTETI , prandaj ai gjithmone mendon qe kundershtaret e tij duan ti marrin pushtetin. Ai ska asnje dhimbje per njerezimin. Per te VIKTIMAT qe u vran nuk jan vec RRUGACER , apo sic mund ti quaj BERISHA njerez te paguar nga EDI RRAMA. Do desha qe ti beja nji pyetje ketij DIKTATORI: Nese ndonji nga femijet e BERISHES a do ta sakrifikonte jeten e tij personale per te nji grusht PARASH, pergjigja do jete JOOOOOOOOOOOOO. Keshtu dhe keta VIKTIMA qe u vran duke ber sehir e duke pare se cfar po ndodhte ne ate rremuje, ata u qelluan si te ishin KAFSHE, ne perjudhen e 97 -98 ju Z. Berisha urdheruat qe ne ANTARET E PD te dhunonim institucionet e shtetit, biles urdherove qe DEMOKRATET e flakte te hypnim ne tanke, biles ju urdheruat qe tu a merrrim TANKET GARDISTAVE dhe ashtu u be SIC DESHET JU tanket u moren dhe ndejten per shume kohe perpara lulishtes se PD. GARDISTET nuk qelluan mbi popullin, keta GARDISTE e dinin shume mire rregulloren qe ju Z. Berisha e komentoni sepse ajo regullore akoma ekziston per GARDEN nuk ka ndryshuar as pike dhe as PRESJE. Z. BERISHA po beheni shume PALOCO cirku po humbasim imazhin e PD, te cilen kete parti ju Z. Berisha e keni kthyher ne PRON PRIVATE ti bashke me JOZEFINA TOPALLIN e klanin tuaj, regjimi i komunizmi te cilit Berisha i sherbeu si mjek i Enverit ja mesoi te gjitha pislliqet por dhe SIGURIMI i mesoj taktikat per t’u bere kriminel dhe vrases. Mjere PD qe eshte katandisur ne duar te TILLA mjere ne qe jemi akoma antar te PD, mjere Shqipria qe do bjeri shume shpejt ne duart e SOCIALISTAVE prej IDJOTLLIQEVE te SALI sBERISHES, mjere ata pak njerez qe e mbeshtetin qe kan shitur dhe shpirtin e tyre ne pislliqet dhe ALLISHVERISHET qe kane bere me BERISHEN dhe qe e perkrahin e qe jane te TURPI i PD. Largohuni BERISHA se jeni nji nga diktatoret e fundit te ish EVROPES LINDORE. PD do lidership te ri qe te quhet Parti Demokratike se ne moment eshte parti komuniste vrasese.
    adrian hajdinaj

  9. Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës Nga Gazeta Sot e Dt 29-09-2011

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurim


Leave a comment

Categories