Posted by: isabelacocoli | February 12, 2009

Një skandal tjetër me pronësinë, ndërtimet dhe investimet në Shqipëri

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

riviera-shqiptareDitët e fundit në Shqipëri është rihapur përsëri çështja e prishjes së ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare Sarandë-Vlorë. Debatet marrin shkas nga një hetim i brendshëm i Bankës Botërore që ra në duart e gazetarëve. Ai që duhet të kishte qënë një projekt i sukseshëm turistik, në një prej zonave më tërheqëse, e që mendohej t’i sillte të ardhura vendit nga turizmi, është kthyer në një skandal tjetër, që ka përfshirë dy qeveri dhe Bankën Botërore.

 

Projekti fillestar është miratuar në qershor të vitit 2005. Një fjali e vetme do të bëhej burimi kryesor që do të implikonte Bankën Botërore dhe pikërisht se qeveria shqiptare ishte dakort të mos prishte ndërtimet e paligjshme para se të gjente rrugë e forma të tjera për të sistemuar personat e prekur. Kjo ka bërë që hetimet e tanishme, sipas vetë komisionit të Bankës Botërore, të jenë më të vështirat në historinë mbi 14 vjeçare të Komisionit të Inspektimit. Edhe pas hetimeve të gjata e raportit prej mbi 100 faqesh, ende mbetet pa përgjigje pyetja se si u përfshi kjo fjali në projektin për zhvillimin e zonës bregdetare në Shqipëri.

 

Zyrtari më i lartë i Bankës për çështjet juridike, në një raport tjetër, më të shkurtër, përpiqet të sqarojë se përfshirja e Bankës në prishjen e shtëpive në Jalë ka ardhur si rezultat i konfuzionit,  paqartësisë,  neglizhencës, madje edhe mungesës së disa zyrtarëve të lartë të Bankës gjatë miratimit të projektit meqë ata ishin me leje.

 

Raporti i Komisionit të Inspektimit synon të shpjegojë rolin që ka luajtur Banka Botërore në prishjen e shtëpive nga pala shqiptare. Në të vihet në dukje se urdhëri për prishjen e shtëpive në Jalë ëshë dhënë nga koordinatori shqiptar i projektit. Ndonëse në raport nuk jepet emri i zyrtarit shqiptar, ai është Jamarbër Malltezi, dhëndri i kryeministrit Berisha, i cili duke përdorur emrin e Bankës Botërore, dhe siç mund të mendohet, lidhjet e tij me kreun e qeverisë, vuri në lëvizje policinë ndërtimore për t’i prishur në kohë rekord ndërtimet e paligjshme. Nga ana e tij Kryeministri Berisha thotë se qeveria e tij ka marrë masa që investimi të mos binte ne duart e “mafies së tokës” dhe fajëson për situatën e krijuar “fraksione” brenda Bankës Botërore, por pa i përcaktuar se çfarë përfaqësojnë ato. 

 

Në Shqipëri ndërtimet e paligjshme kanë qënë për një kohë të gjatë normë dhe jo përjashtim.  Por zelli i treguar në Jalë dhe në zonat e tjera bregdetare nuk është parë gjetkë.  Madje qeveria Berisha ka miratuar një ligj për t’i legalizuar ndërtimet e paligjshme.  Banorët e Jalës thonë se 12 ndërtimet e tyre, që u prishën, ishin bërë pa leje, por ishin ngritur  në tokat e tyre të trashëgura dhe me fondet e familjes të siguruara përmes punës së tyre.

 

Përse u prishën ndërtimet e paligjshme në Jalë? A  ka patur dikush synime përfitimi? A ishte prishja e tyre një përpjekje për të mos lejuar mbushjen e bregdetit me ndërtime të ngjashme pa leje? Këto janë pyetje për të cilat sot ende nuk ka përgjigje. Raporti i Komisionit të Inspektimit thotë se hetimi për korrupsion nuk ishte pjesë e mandatit të punës së tij, por thekson se kjo pistë e mundshme i është referuar zyrës së Bankës për Integritetin Institucional.  

 

Vetë banorët e prekur fajësojnë qeverine  shqiptare dhe Banken Boterore për prishjen e ndërtimeve  dhe kërkojnë dëmshpërblim për ndërtesat që u janë shembur. Qeveria shqiptare ka pohuar se veprimi i policisë ndërtimore ka qenë i bazuar në ligj. Banka Botërore do të mblidhet më 17 shkurt për të shqyrtuar raportin. A do të vendosë ajo t’i dëmshpërblejë banorët?

 


Jeni të ftuar të merrni pjesë në këtë forum me komentet tuaja.


Responses

  1. Fshati Jale si dhe shume tragjedi te ndodhura ne Shqiperi jane dhe do te mbeten pasqyre e nje realiteti ku vazhdon te sundoje nje politike qe miredrejton nje organizim te tipit komunist ne te gjitha fushat e jetes, qe perdite me praktikat e saj, vete denoncon marrite kriminale ne Shqiperi dhe jashte saj.

    Prishjet e shtepive ne fshatin Jale jane produkt i teorise komuniste si “sherbe perca dhe sundo” qe ka dominuar prej mese 60 vitesh ne Shqiperine e shumevuajtur nga bandat kriminale komuniste dhe te vazhdimesise krimnale komuniste te Hoxhes-Alias-Nanos-Berishes, bashke me garnityren e tyre te riciklimit te parlamenteve dhe te qeverive qe dirigjojne kontrabanden, prostitucioni, korrupsioni si dhe krimin.

    Koha si tregues i pa mohueshem i te vertetave, i ben thirrje ndergjegjes se shqiptareve te kudo ndodhur, qe te gjithe se bashku te kontribuojne per pastrimin e politikes nga mbetjet e diktatures komuniste, qe me politikat e saj mafjoze perdite krijon konflikte e merr jete njerezish te pa fajshem vetem e vetem qe te ruaje poltronet e pushteteve te korruosionit dhe te krimit. Vetem shporrja nga politkberja shqiptare e me gjere e klaneve komuniste dhe vazhdimesise se saj krimnale komuniste, do te shpetonte shqiptaret dhe miqte nga marrite kriminale komuniste te rradhes.

  2. KATRAURA E PRONES
    Ne shqiptaret, historite tona qe ne gjeneze na kane detyruar te behemi dhe te jemi unike o te vecante. A nuk kemi nje gjuhe krejt te vecante? Po keshtu nje histori tipike tonen. A nuk jemi ne Ballkan per mjaft fakte te vecante?

    Duke analizuar ne kompleksitetin e tyre te gjitha vecantite tona, dhe per te ardhmen ne se nuk vlersohen keto specifika qe kemi, ndaj nesh mund te behen gabime.

    Implikimi i Banges Boterore ne Jale te detit Jon eshte nje deshmi se pa njohur me firma, fakte, realitetin, te verteten e nje pune me Shqiperine, mund te futesh ne qorsokak.

    Katraura me e madhe ne Shqiperi eshte bere me pronen, s’besoj te kete shtet te dyte qe na afrohet ne kete drejtim. Ky mekat ka edhe pasojat e tij.

    Ligor Luarasi, SHBA

  3. Perpjekjet per te inkriminuar qeverine Berisha ne ceshtjen e Jales jane rrezuar nga vete Drejtuesi me i larte i Bankes Boterore, duke marre teresisht pergjegjesine e shkeljeve skandaloze qe jane bere. Dikush nga banka fare “rastesisht” dergoi informacione te rreme ne median e majte dhe kur Berisha akuzoi klane te caktuara te BB, askush nuk mundi t’i pergenjeshtronte keto akuza.

    Mos ishte faji i Berishes se BB caktoi Z. Malltezi si kordinator? Mos Berisha eshte pergjegjes nese dhendri i tij ben gabime ne punen e tij? (deri tani nuk eshte vertetuar ndonje por jane vertetuar dhjetra shkelje te zyrtarve te BB-se).

    Opozita ka drejtuar gishtin tek Berisha si vrases pse Trebicka vdiq ne aksident rrugor, bile ishin pergatitur protesta masive. Ideja se duke shpifur shume, dicka do te mbetet, jo gjithnje eshte e vertete. Duke dale fiasko ne shume akuza, behet e pabesueshme edhe atehere kur akuza mund te jete e drejte.

  4. Kam nje kohe te gjate ne mergim dhe nuk u besoj syve kur lexoj se shtepite e banorve te Jales prishen nga qeveria shqiptare. Qeveria shqiptare duhet te gjeje nje menure qe t’u ktheje te gjithe te ardhurat banorve Jales pa asnje dyshim.

    Se kush e dha urdherin per prishjen e shtepive pa leje eshte dicka qe drejtesia shqiptare t’u tregoje vendin te gjithe atyre qe mundohen te nxjerin fitime nga banoret e Jales, qe femijet e tyre kursejne ne mergim dhe mundohen te ndertojne nje shtepi per te afermit e tyre ne tokat e tyre te trasheguara brez pas brezi.

    Ne asnje vend te botes nuk jepet urdhri qe te prishet nje shtepi pa u pare te gjitha rrugezgjidhjet e tjera dhe demshperblimi i pronarve te banesave. Qeveria shqiptare duhet te heqi dore nga shkaterrimet nje tradite qe e ka lene Shqiperine ne varferi per shekuj, por te gjejne gjuhen dhe menyrat si ta ndertojme dhe ta bejne Shqiperine nje vend ku banoret e saj te ndihen krenare.

  5. Une mendoj se eshte mire por duhet mu kan edhe ma mir, sepse kjo eshte ceshtja qe eshte perhapur ne Shqiperi sa i perket prishjeve te ndertimeve pa leje. Une mendoj se eshte mir, por per ata qe i kane ndertuar ato duhet te jete mjafte rende.

  6. Gjithe fajin per ndertimet pa leje e kane strukturat shteterore. Nuk eshte vene para pergjegjesise asnje njeri nga pergjegjesit qe kane dhene edhe leje te paligjshme (psh ne bashkine Tirane apo edhe ne bashkite e tjera)

    Perse nuk respektohen qe ne fillim zonat ku mund te ndertohet dhe te behen ndertime me rregull me kushte teknike dhe me norma ku te merret parasysh e gjithe infrastruktura e nevojshme, telefoni, energji, ujesjelles e kanalizime, shkolla, etj institucione te nevojshme per urbanizim, se Shqiperia nuk ka qene asnjehere e urbanizuar pevec kohes se Mbretit Zog ku edhe per lyerjen e fasades se shtepise duhej te merrje leje.

    Tani perballemi me probleme qe jo me leje jo pa leje. Per mua duhet te ndertohet vetem ne quartiere te caktuara nga studime te plota urbanistike dhe jo sipas orkseve edhe te pronareve, per te cilet kam respekt dhe ndjej dhimbje, por jo keshtu – blej nje toke e nderto sipas qejfit dhe neser bie edhe termeti etj etj.

    Zeri i specialistit nuk eshte degjuar asnjehere te ne.

  7. Ceshtja e prones ne shqiperine e post viteve 90 eshte komplikuar nga politikanet dhe qeveritaret e paskrupullt vetem per qellime te mbrapshta: te grabitjes korruptive te saj, perfitimeve elektorale, korruptimit jo te pak eksponenteve te faktorit nderkombetar me ndikim ne politiken per shqiperine, sigurimin e mbijeteses se politikaneve te diskredituar nepermjet pasurimit me pronat qe i kane vjedhur pronareve te ligjshem si dhe per presion ndaj cdo kundershtari politik. Zhgenjimi dhe indinjata jone nuk eshte me ndaj kesaj klase politike por ajo shkon ndaj te gjithe faktorit nderkombetar, partner me to keto 20 vjet. Me standartet e dyfishta, miopesine, demagogjine deri korruptimin moral e material te tyre. Ata tashme jane zhgenjimi me i madh.

  8. Pershendetje Presidentin Obama dhe Ambasaden e USA ne Shqiperi. Mos te bejn prapagand dhe t’i nxisin protestusit per te bere skandale me te medhaja. Si USA ashtu dhe BASHKIMI EVROPJAN PO I BENI TRUSNI QEVERIS SE SHQIPERIS. SIKUR ME PAS ARDH NJE MAKIN ME EKSPLOZIV SI DO TE KISHIT REAGUAR GARDA E OBAMES? JU PO I JEPENI PERPARSI KERIMINELVE TE EDI RAMES DHE U TERHEQNI VREJTJE POLICIS QE MOS Të PEDOR DHUNEN . TE FALA ZOTIT OBAMA. MOS T’I TERHEK PERSONELIN E ABMASADES ME I STREHU NE VEND TE SIGURT DHE THUJ EDI RAMES NE QOFSE E KA ME TE DREJT VAZHDO DHUNEN KUNDER QEVERIS OSE THUAJ STOP DHUNES STOP EDI RAMES. TE FALA B Fregni 044217119


Leave a comment

Categories