Posted by: isabelacocoli | August 31, 2009

Cheney kategorikisht kundër hetimit të zyrtarëve të CIA-s

Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës, Uashington

dick_cheneyMe një gjuhë të ashpër dhe aspak të rezervuar, ish zv/presidenti i Shteteve të Bashkura, Richard Cheney, akuzoi Presidentin Barack Obama se po krijon “një precedent të tmerrshëm” me fillimin e hetimeve “tejet tendencioze, me motive politike ndaj administratës paraardhëse” dhe tepër të dëmshëm për sigurimin kombëtar amerikan. Analistët thonë se me këto kritika zoti Cheney vuri në diskutim aftësinë e zotit Obama për të qënë komandat i përgjithëshëm i forcave amerikane. Administrata Obama nuk ka reaguar ndaj kritikave të ish zv/presidentit.

Zoti Cheney u intervistua më 30 gusht 2009 nga “Fox News Sunday”, disa ditë pasi Prokurori i Përgjithëshëm, Eric Holder dha urdhër për fillimin e hetimeve të zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Zbulimit , CIA, që dyshohen se tejkaluan direktivat e administratës Bush për teknikat e pranueshme të marrjes në pyetje të të ndaluarve për terrorizëm. Urdhëri përkoi me raportin e inspektorit të përgjithëshëm të CIA-s për përdorimin e të ashtuquajturave “tenika të avancuara hetimi” në vitit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ish zv/presidenti amerikan tha se këto teknika ishin “absolutisht esenciale” për t’u nxjerrë informacione të ndaluarve duke shtuar se hapja e hetimeve tani ndaj atyre që i kanë praktikuar ato, përbën një “akt indinjues politik” dhe një “goditje direkte për CIA-n”. Zoti Cheney iu shmang pyetjeve se çfarë duhet bërë me ata zyrtarë të CIA-s që mund të kenë shkelur ligjet në përdorimin e teknikave të hetimit, por ai sulmoi ashpër Presidentin Obama dhe Partinë Demokrate se janë të butë kur është fjala për sigurimin kombëtar amerikan. “Unë kam dyshime serioze rreth politikave të tij”, tha zoti Cheney, “dyshime serioze nëse ai i kupton si duhet dhe a është i përgatitur sa duhet për të bërë atë që është e nevojshme për të mbrojtur vendin”.

Gjithashtu, ai refuzoi të thoshte nëse do të bashkëpunojë në hetimet e Departamentit të Drejtësisë, duke u shprehur se “kjo varet nga rrethanat dhe nga veprimet që ata kanë kryer”. Zoti Cheny tha se Presidenti Obama duhet ta kishte ndalur Prokurorin e Përgjithëshëm Holder të jepte urdhër për hapjen e hetimeve, pasi Presidenti kishte premtuar që të mos bënte hetime ndaj personelit të CIA-s. Pa e ndalur aspak barazhin e kritikave, ish zv/presidenti amerikan tha se këto hetime, në një periudhë afatgjatë “do të dëmtojnë mundësitë tona për të patur njerëz në detyra të vështira, që të marrin vendime të vështira, pa patur frikë se si do t’i gjykojë ata administrata e ardhëshme”.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ndërmori muajin e kaluar hetime për të përcaktuar nëse Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, shkeli ligjin duke mos e informuar Kongresin për programin e saj sekret.


Responses

  1. Te flasesh per CIA-n dhe mijra detyra te veshtira qe ka ndermarre CIA ne mbrojtje te Amerikes dhe Botes nga armiqte e Lirise e Demokracise duke mos kursyer as jeten, duhen nete dimri.

    Por te zhurmosh, personalizosh apo te etiketosh zhurmshem disa raste sporadike te teknikave te hetimit, nuk me duket serioze, nese rikujton mijra viktima te pafajshme te masakruara e te therura si bagetia nga bishat e terrorrit komunisto-fundamentalist, te vetequajtur islamike.

    Te gjitha teknikat e hetimit te pretenduara apo te dokumentuara te duken si nje pike uje ne mes te nje oqeani qe per dite ne thellesite e tij merr dhjetra jete njerezish te pafajshem. Patriotizmi nuk lindi nga politika, por nga populli dhe eshte pjese e tij, politika duhet te perulet para patrotizmit dhe te rreflektoje nderim e rrespekt.

    CIA ka qene e do te mbetet pjese e patriotizmit amerikan dhe mburoje e popujve ne liri. Cdo zhurme qe behet per CIA-n eshte rrefleks i poltronit apo i parave nen dore. Kujtoni zhurmuesit dhe do te besoni. Besoni….

  2. Ta luftosh krimin qfardo lloji qoft, zyrtaret e sherbimve te CIA-se, apo qfardo sherbimi tjetjer, eshte humane,njerzore dhe profesionale qe te i perdor te gjitha mjetet dhe metodat qe ia lejon ligji apo ma mire me thene te parapara me ligje.

    Askujt nuk duhet te i ipet e drejta (autorizim i pa kufizuar) qe ne emer te lufters se terorizmit apo qfardo lloj krimi tjeter qe te i perdor metodat jo humane, jo njerzore jo ne perputheshmeri me ligjin. Paramendoni se qka do te ndodhte nje gje e tille te perdoren metodat e permendura ndaj personave qe vetem dyshohen dhe nuk jan fajtor.

    Njeriu eshte i till, nese ndaj tij perdoren torturat te papara ai munde te pranoj apo te deshmoj qdo gje me shpres se do ta shpetoj jeten dhe familjen e tij.

    Une kam bindje te thell se te autorizuarit e agjencise se CIA-se, detyrat e tyre i kan kryer me shume profesionalizem dhe pergjegjesi. Nese ka te atill qe i kan tejkaluar autorizimet dhe e kan keqperdor poziten ndaj personave te pafajshem ata duhen te japin llogari sepse vetem ne kete menyre besushmeria ndaj CIA-se do te jet shume e madhe dhe do ta ket besimin jo vetem tek populli Amerikan por te gjithe popujt tjer Liridashes dhe paqesor.

    Veprimet dhe taktikat jo humane nese jan perdorura nga persona te caktuar ne kuader te agjencise se CIA-se, agjencioni i CIA-se nuk munde te identifikohet me ta. Per te mos u identifikuar me kete, vete agjencioni i CIA-se duhet te distancohet nga te autorizuarit e tyre nese i kan perdor metodat dhe taktikat jo humane,njerzore dhe jo ligjore.

  3. Po, nëse duam të mos përdorim tortura duhet të jetë ligj për të tërë zgjidhja paqësore e çështjeve. Sa është e përgatitur bota mbarë për zgjidhje paqësore ??? Aspak, veçantërisht Afrika dhe Azia, Amerika e Jugut. Pra shumica e botes.

    Ateherë kur dalin në skenë zgjidhje të dhunshme nuk ka se si CIA apo çdo shërbim i fshehtë të perdorë mjete paqësore. Kjo do të ishte vetësakrifikim i dëmokratisë (dëm-kra-ti).

    Gjithmonë mirpres komentet e zotit Petrit.
    Kam krijuar një grup Shqiptaro-Italian-Grek për zgjidhjen paqësore të problemit arvanit në Greqi.

    ena group yia tous arvanites
    Një grup për arvanitët

    http://www.facebook.com/home.php?#/group.php?gid=54100114782&ref=ts

    Petrit jam i nderuar të bëhesh anëtar.

  4. Terrorizimi eshte nje semundje qe duhet te sherohet, dhe te kthehet ne nje levizje paqesore dhe jo vrastare.

    Duke e konsideruar realisht nje beteje, se lufte nuk mund te them, fraksione te levizjeve anti paqsore siq eshte terrorizmi duhet te analizohen me kujdes. Pasi perkrahesit e levizjeve terroriste, kryesisht ne Azi, jane njerez te pa arsimuar dhe ne nje gjendje te veshtire ekonomike dhe nen sundimin e terrorit, mendja e tyre gjithmone eshte nen trysni.

    Prandaj mendoj se faktori terrorist duke qene i dhunshem ne vetvete, legjetimohet ne disa raste te perdoret dhe dhuna ndaj tyre. Pasi semundja e terrorizmit do vaksinen e saj qe te sherohet, nuk duhet perdorur gjithmone dhuna gjate hetimeve, por ne rastet e veqanta vetvetiu legjetimohet pasi eshte ne te miren e paqes per zbulimin dhe goditjen e terrorizmit. Pasi ne kete menyre, mendoj qe edhe ata njerez qe jane nen tutelen e terrorizmit do clirohen dhe do jetojne ne paqe dhe mirqenie sociale dhe ekonomike.

  5. Per mendimin tim, per nje vend te madh e per me teper kur behet fjale per te ruajtur, mbrojtur e per te parandaluar veprimet terrorriste, e per te qene shume hapa perpara elementeve, te cilet kane ne memdje per keto vprimtari antidemokratike/amtishoqerore, si kurse eshte shoqeria AMERIKANE, menyrat e hetimeve duhet te jene te kufijshme.

  6. …..Per kapjen e terrorristeve qe disponojne aparate celulare satelitore e ku i jane regjistruar kordat zanore u zgjatet vala ku per pasoje zvogelohet distanca e bisedes…….. .

  7. Ky link me ka cmendur fare kur e lexova.

    Agim Hamiti: Letër e Hapur drejtuar: Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës dhe Ambasadorit amerikan


Leave a comment

Categories